LIVE UPDATES
Aktualitet

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 30 vatra aktive! Flakët në Poliçan kanë dalë jashtë kontrollit

Sipas ministrisë janë evidentuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 30 vatra janë aktive. Bëhet me dije se problematike paraqitet situata nga zjarri që nisi në fshatin Kullollas në Gramsh.

12 Gusht 2025, 16:48 Nga N.F
Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 30 vatra aktive! Flakët në
Foto

TIRANË- Ministria e Mbrotjes ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e zjarreve në rang vendi. Sipas ministrisë janë evidentuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 30 vatra janë aktive. Bëhet me dije se problematike paraqitet situata nga zjarri që nisi në fshatin Kullollas në Gramsh.

Ministria thekson se po bëhet evakuimi i banorëve, një pjesë e të cilëve kanë vështirësi të dalin nga zona e mbuluar nga tymi. Situata u përkeqësua edhe në Skënderbegas. Zjarri po shkon drejt fshatit Skenderbegas, ku rrezikohen gjithashtu banesat. Sipas ministrisë një helikopter ka shkuar në venngjarje. Si pasojë e zjarrit është raportuar një humbje jete.

"Në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh vijon të jetë aktiv zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe ferra në situatë të rënduar. Mbi 150 forca tokësore punojnë për izolimin e zjarrit. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës.

Qarku Vlorë. Në bashkinë Finiq, vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit dhe problematike e nisur në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam, e cila tashmë ka kaluar në fshatin Pecë. Kjo vatër është shumë pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër. Në terren operuan 4 mjete zjarrfikëse me 31 efektivë të MZSH Finiq, Delvinë, Sarandë dhe Dropull të ndihmuar nga FA me 4 mjete zjarrfikëse dhe 58 forca ushtarake. Në këtë zonë ka operuar edhe Helikopteri i Forcës Ajrore si dhe 2 avionë grek PZL, 1 helikopter Çek dhe 1 Sllovak. Zjarri, gjithashtu ka prekur fshatrat Kardhikaq dhe Sirakat të bashkisë Finiq dhe me drejtim të kufirit të bashkisë Delvinë. Nga ana e bashkisë Delvinë po merren masa me skrepa, duke hapur breza mbrojtës. Vlen të theksohet se risku është i lartë dhe është kërkuar ndërhyrje nga ajri për t'i paraprirë çdo situate të mundshme.

Në bashkinë Finiq, vatra e zjarrit pranë varrezave në lagjen Vrion është shuar. Në terren kanë operuar 6 forca operacionale nga FA, 1 mjet FA, 6 forca dhe 2 mjete nga MZSH Sarandë dhe Delvinë. Sipërfaqja e djegur është kryesisht shkurre rreth 1 ha. Në parkun e “Rëzom” (zonë e mbrojtur), te maja e “Lucës”, njësia administrative Vergo, mbi tunelin e Skërficës. Situata paraqitet e qëndrueshme. Në bashkinë Vlorë është shuar vatra e zjarrit e evidentuar në afërsi të karburant “Penta” në pyllin e Sodës.

Gjithashtu, raportohen edhe dy vatra zjarri, në fshatin Sevaster, Nj.a Sevaster, për ku është nisur mjeti zjarrfikës Selenic me efektiv e saj, dhe në fshatin Mesaplik Nj.a Brataj, ku është nisur 1 mjet me 3 efektiv zjarrfikës nga bashkia Vlorë. Qarku Dibër. Në Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, Bashkia Bulqizë në zonë të mbrojtur vazhdon aktiv kjo vatër zjarri. Situata po mbikëqyret nga autoritetet vendore. Vatra e zjarrit e aktivizuar në fshatin Xibër Murriz, njësia administrative Xibër, bashkia Klos është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga autoritetet vendore.

Vatra e zjarrit në Ternovë të Nja. Zerqan, Bashkia Bulqizë ndihmuar nga era po shtrin perimetrin. Forcat po punojnë me intensitet për të neutralizuar flakët. Qarku Berat. Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Momentalisht në këtë vatër po operojnë 35 forca FA, 35 forca dhe 6 mjete të MZSH së qarkut Berat, 15 forca dhe 3 mjete nga MZSH Berat, 15 forca dhe 3 mjete MZSH Poliçan, 5 forca dhe 1 mjete MZSH Skrapar.

Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. U kërkohet banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt. Në fshatin Velçan, Njësia Administrative Sinjë, Berat është aktivizuar një vatër e re zjarri.

Në vëndngjarje janë duke punuar grupi i shërbimit dhe një mjet zjarrfikës prej 1 ore. Qarku Tiranë. Vijon aktive vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Forcat operacionale vazhdojnë të angazhuara, 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 forca operacionale. Aktualisht po operon edhe një mjet ajror.

Vatra e zjarrit e nisur në fshatin Stërbeg, njësia administrative Kryevidh është shuar . Janë angazhuar 50 forca të FA, dhe 31 zjarrfikës. Vatra e zjarrit në fshatin Hemenraj, Njësia Administrative Sinaballaj u shua. Vatrat e zjarrit në fshatin Hajdaraj, njësia Administrative Synej, bashkia Kavajë, është shuar.

Në fshatin Damjan dhe Isufaj, zona Arbanë, njësia administrative Vaqarr, vazhdon zjarri. Aktualisht, në terren po veprojnë 20 forca zjarrfikëse me 6 mjete, të mbështetura nga 8 forca të APR-së, 8 forca të Policisë Bashkiake si dhe 5 forca të Policisë së Shtetit. Për momentin s’ka rrezik për banesa, por zjarri po përparon në drejtim të Pezë Helmës.

Në fshatin Spanesh, Nj.a Kryevidh, qyteti Rrogozhinë zjarri ka përparuar pranë disa banesave, ndaj forcat e policisë të komisariatit Kavajë kanë vijuar me evakuimin e banorëve. Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, bashkia Tiranë vazhdon zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren po operojnë MZSH Tiranë, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse të 50/1 Institutit Bujqësor dhe grupet e gatshme, po vijon punën për izolimin e vatrës së zjarrit. Në terren ndodhen 10 forca zjarrëfikëse me 2 mjete të B. Tiranë, 10 forca zjarrëfikëse me 2 mjete të B. Kamëz, 5 forcat e APR-së, si dhe forca të Policis së Shtetit.

Qarku Durrës. Zjarri në fshatin Barkanesh, njësia administrative Krujë, bashkia Krujë po shkon drejt normalizimit dhe nuk ka përhapje. Forcat do të vijojnë të qëndrojnë në monitorim të situatës. Është aktivizuar një vatër e re zjarri në fshatin Arapaj, ku janë duke u djegur shkurre dhe barishte. Është aktivizuar 1 mjet zjarrfikës nga Autoriteti Portual Durrës me grupin e shërbimit. Janë shuar vatrat e zjarrit në Ishëm dhe Spitallë. Janë njoftuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës për hetime me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut.

Qarku Gjirokastër. Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Koder. Në terren operuan forca dhe mjete nga gjithë qarku Gjirokastër, me 6 automjete zjarrfikëse me 23 efektivë, 20 forca policore, 20 forca bashkiake, 15 forca vullnetare dhe 20 forca ushtarake. Sot ka patur ndërhyrje nga ajri përmes helikopterëve çekë dhe sllovakë.

Në fshatin Hormovë, bashkia Tepelenë ka rënë një vatër zjarri, ku kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të bashkisë Tepelenë së bashku me trupat e FA për të mos lejuar kalimin e zjarrit në fshat. Gjithashtu, në bashkinë Memaliaj ka rënë zjarr midis fshatrave Qesarat dhe Iliras, duke marrë drejtimin për në fshatin Kosbtan , Nja. Qesarat, zjarri ka shkuar drejt teqesë së Koshtanit. Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Memaliaj ndodhen në vendin e ngjarjes.

Qarku Shkodër. Zjarri në hyrje të qytetit Pukë është në kontroll dhe nuk paraqet risk. Në bashkinë Pukë, zjarri në Mesul ndodhet aktualisht nën kontroll. Në operacion janë angazhuar gjithsej 22 forca, përfshirë 5 efektivë të MZSH-së, 10 nga njësia administrative, 5 nga shërbimi pyjor, 2 nga policia, si dhe banorë të zonës. Situata po monitorohet nga afër, pasi në terren fryn erë e fuqishme që mund të riaktivizojë flakët .

Në fshatin Xhath, njësia administrative Fushë Arrëz, bashkia Fushë Arrëz ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha, të pa aksesueshme nga forcat tokësore. Situata ka qenë shumë e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Gjatë ditë së sotme janë angazhuar: 65 forca të ushtrisë me 2 mjete zjarrfikëse; 16 efektivë të MZSH Fushë-Arrëz me 2 mjete zjarrfikëse; 22 inspektorë të shërbimit pyjor; 55 punonjës të administratës dhe shërbimeve; 16 efektivë të Policisë së Shtetit; 3 përfaqësues të AKMC-së.

Falë ndërhyrjes së koordinuar, deri tani është bërë e mundur shpëtimi i banesave që ishin në rrezik në fshatrat Xhath dhe Flet. Aktualisht po punohet me intensitet të lartë për izolimin dhe shuarjen e vatrave në disa drejtime, megjithëse terreni i vështirë dhe temperaturat e larta e bëjnë shumë të vështirë zhvillimin e operacionit.

Në zonën pyjore Baks–Rrjoll, pjesë e PUTM Lumi Buna, NJ.a Velipojë është shfaqur një vatër zjarri në Knetën e Domnit në sipërfaqe me kallamishte, aktualisht e izoluar nga sipërfaqja ujore, ku po punohet intensivisht për fikjen nga forcat zjarrfikëse, strukturat e Emergjencave Civile, forca vullnetare dhe administratori i njësisë.

Vatra e zjarrit në Ura e Shtrejtë, Njësia Administrative Postribë raportohet se ndodhet larg banesave dhe nuk paraqet rrezik të menjëhershëm. Po punohet për izolimin e tij nga forcat e Shërbimit Pyjor, Emergjencave Civile dhe banorë vullnetarë të fshatit.

Qarku Lezhë. Në fshatin Mabë, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë ka rënë një vatër zjarri. Mjetet zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje me efektivët përkatës. Qarku Kukës. Është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Gegaj, Nj.a Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë. Vatra ngelet aktive, por e izoluar dhe pa rrezik për përhapje.

Në bashkinë Kukës vatra e zjarrit në zonë pyjore Parku Natyror i Monellës në vendin e quajtur Maja e Zezë, fshati Shëmri Nj.a Malzi vazhdon të jetë aktive. Nga forcat e angazhuara po punohet për izolimin e kësaj vatre zjarri. Për izolimin e saj janë angazhuar 9 forca të MZSH-së, 5 punonjës të AdZM-së Kukës dhe 3 punonjës të Nj. Adm. Malzi Bashkia Kukës.

Ndërsa vatra e zjarrit në fshatin Gegaj, Nj. Adm. Tropojë e vjetër bashkia Tropojë është shuar plotësisht. Qarku Dibër. Në fshatin Vat të Nja. Martanesh ka rënë një vatër zjarri, ku rrezikohen disa banesa, në të cilën kanë shkuar forca të Policisë së Shtetit, forca të njësisë dhe në mbështetje menjëherë është nisur një zjarrfikëse për të mbrojtur banesat. Policia e Shtetit po ndjek mundësinë e evakuimit të banorëve sipas rrezikut.

Qarku Korçë Në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me pyje pishe. Terreni është i vështirë dhe forcat operacionale e kanë të pamundur ndërhyrjen.
Nga raportimet e deritanishme, zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit, Bashkia Kolonjë, kufiri me Greqinë vijon të jetë aktiv, forcat janë në terren, ku po ndeshen me predha te mbetura nga koha e luftës, nevojitet ndërhyrje për t'i asgjësuar.

Qarku Fier. Nga qarku i Fierit raportohet se në fshatin Gjonc-Selisht, Nj.a Cakran, ka rënë zjarri në një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre, në të cilën ndodhen 2 mjete zjarrëfikëse me efektivët përkatës. Mjete Ajrore që po operojnë: 2 Black Haëk nga Emiratet e Bashkuara Arabe, 1 Black Haëk nga Republika Çeke, 1 Black Haëk nga Sllovakia, 1 Black Haëk nga Forcat e Armatosura te Shqipërisë,' thuhet në njoftim.

ministria e mbrojtjes zjarret ne vend

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Gusht 2025, 16:16 Esmeralda Topi

Ngecin hetimet për fondet IPARD

Foto TIRANË- Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të dyshimeve për...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje