28 Dhjetor 2023, 12:31
Nga A.B
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani zhvilloi ditën e sotme një takim me gazetarët. Ai iu përgjigj disa pyetjeve me interes që kanë të bëjnë me çështje konkrete ndaj të cilave organi i akuzës ka hetime apo akuza të paraqitura në gjykatë.
Për McGonigal ai u pyet në kuadrin e një kallëzimi që është bërë në SPAK nga Gazment Bardhi ku Dumani konfirmon regjistrimin e procedimit dhe la të kuptohet se po kryhen hetime, por nga ana tjetër nuk komentoi fazën ku ndodhen dhe nëse ka komunikim apo bashkëpunim me autoritetet amerikane.
Dumani: Ne nuk mund të japim asnjë informacion. Kemi patur një kallëzues (Gazment Bardhi), e kemi informuar për gjithçka që ka kërkuar, por i kemi kërkuar të nënshkruajë mbi ruajtjen e sekretit hetimor dhe të mos bëhen publike”.
Dumani nuk dha shifra zyrtarësh kryesisht policor të dalë nga transkriptet e Encro Chat dhe Sky Ecc, por tha se pothuajse në çdo material, ka emra të tyre të përfshirë.
Dumani: Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka komunikime që i komprometojnë atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa. Por në çdo hetim na dalin një ose më shumë polic, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rast që tashmë është publik Xhevahir Lita.
Për inceneratorin e Tiranës, Dumani tha se nuk ka fraksion të ndarë, por hetimet vazhdojnë për çdo aktor që ka kryer veprime apo mosveprime, duke mos përjashtuar as kryebashkiakun e Tiranës.
Dumani: Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori që mund të kenë kryer veprime penale, apo persona të tjerë që kanë patur në duar vendimmarrje. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion
(pyetje: edhe ndaj Veliajt). Do sqarohet pozita e secilit, çdo veprim po verifikohet.
altin dumani
Aktualitet
28 Dhjetor 2023, 12:29
r.ll
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i është kontrolluar banesa nga Policia e Shtetit dhe BKH-ja....
Aktualitet
28 Dhjetor 2023, 12:29
A.B
Zjarrefikes
TIRANË-Përfshihet nga flakët një pallat 4 katësh në zonën e “Varrit të Bamit”. Zjarrfik&eum...
Aktualitet
28 Dhjetor 2023, 12:24
BIRN
Një punëtor u vra në një atentat me armë që vijon të mbetet i pazbardhur ndërsa gazetarët shqiptarë u pë...
Aktualitet
28 Dhjetor 2023, 11:08
r.ll
sokol hoxha
ITALI- Është publikuar fotoja e mjekut shqiptar që humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi ambulanca në të cil&...
Aktualitet
28 Dhjetor 2023, 10:48
r.ll
municioni luftarak
GRAMSH- Janë publikuar pamjet nga arsenali i armëve që u gjet ditën e djeshme Gramsh. Granatat dhe municioni luftara...
Aktualitet
28 Dhjetor 2023, 10:09
A.B
Momenti i arrestimit
BRITANI E MADHE- Gazeta britanike, 'Express.co.uk', shkruan se shqiptari më i kërkuar në Europë, Lulzim Beris...
Aktualitet
28 Dhjetor 2023, 10:21
r.ll
TIRANË- Qendra Kombëtare e Librit dhe leximit bashkë me Ministrinë e Kulturës si çdo fundvit shpallën prurjet më t&e...
Aktualitet
28 Dhjetor 2023, 10:13
A.B
Lefter Alla
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. Ish-kryebashkiak...
Aktualitet
28 Dhjetor 2023, 10:09
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Avokatët e Sali Berishës kanë dorëzuar në gjykatë kërkesë për marrje provash. Mbrojt...
Aktualitet
28 Dhjetor 2023, 09:29
a.l
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për operacionin kundër trafikut të drogës të...