Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kostreci ka thënë se në këtë seancë gjyqësore kishte vetëm 1 të pandehur dhe ai ishte McGonigal.
TIRANË- Gazetarja e “Zërit të Amerikës” Keida Kostreci ka deklaruar se seanca gjyqësore gjatë të cilës u mor vendimi për lirimin me kusht të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal ishte e shkurtër dhe zgjati 15 minuta. Në lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kostreci ka thënë se në këtë seancë gjyqësore kishte vetëm 1 të pandehur dhe ai ishte McGonigal.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Ka dalë në Gjykatën e Washingtonit sot dhe pritej që të shtyhej gjyqi?
Keida Kostreci: Dje u tha që mund të mbahej seanca gjyqësore në një ditë tjetër dhe jo sot. Pastaj pati një njoftim tjetër që seanca do të mbahej sot dhe ka përfunduar para 2 orësh. Ishte një seancë e shkurtër, 15 minuta, rutinë ku McGonigal e deklaroi veten të pafajshëm. Ishte një procedurë e shkurtuar, kjo ishte gjëja kryesore që doli nga kjo seancë. U tha se do të ketë një seancë tjetër në një kohë të dytë për të vazhduar me procedurën.
Blendi Fevziu: A është Agron Neza shqiptari që i ka dhënë atij 225 mijë Dollarë, por edhe para të tjera? A ka qenë ky personi që ka dëshmuar? Le të themi a është ai një dëshmitar i penduar?
Keida Kostreci: Nuk e dimë këtë. Nuk kemi të dhëna që të konfirmojmë një gjë të tillë.
Blendi Fevziu: Ju vazhdoni të keni të njëjtin informacion që nuk ka çështje të ngritur ndaj Nezës dhe Duçkës, apo jo?
Keida Kostreci: Seanca sot ishte pikërisht për këtë aktakuzë. Aktakuza ka vetëm 1 të pandehur dhe është McGonigal. Personi A dhe personi B që përmenden aty, përmenden në funksion të shkeljeve të këtij personi dhe në funksion të kësaj aktakuze që Departamenti i Drejtësisë ka ngritur ndaj ish-agjentit për shkeljet që ai ka bërë, për kontaktet dhe takimet që nuk ka raportuar dhe për përfitimet që mund të ketë pasur.
Ish-zyrtari u deklarua i pafajshëm sot në Gjykatën Amerikane, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera. Vetëm dy ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al
E moshuara TIRANË- Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në zonën e Kombinatit në shtëpinë e zon...
Elvis Hila LEZHË- Është zbardhur dëshmia e gazetarit Elvis Hila, i cili u dhunua këtë pasdite në Lezhë. Në kal...
Divjakë TIRANË- Karota dhe patatja po shiten me një çmim më të mirë këtë sezon nga fermerët në Div...
Agron Neza TIRANË- Agron Neza, shqiptaro-amerikani i identifikuar si ‘Personi A’, në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charl...
Banda e grabitjes SPANJË- Një operacion blic është zhvilluar në Spanjë snga e cila është bërë i mundur go...
Vendi ku ndodhi 21 Janari TIRANË- Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i bëri ...
Bardhe Preni TIRANË- Ata thuhet se nuk kanë gojë të flasin. Por nuk kanë as edhe një varr për të na treguar se cili...
Bardhe dhe Anton Preni TIRANË- Në këtë pjesë në vazhdim të dokumentarit, do të ndalemi kryesisht te...
Emisioni Stop TIRANË- Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një farmacist i ri i cili t...
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me dhunimin e gazetarit Elvis Hila dhe ...