7 Korrik 2022, 16:59
Nga k.m.

DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga Kamza, pasi ky i fundit ka tentuar t’i shmanget postbllokut të unfiromave blu, të cilët kishin informacion të sigurt se ai lëvizte me armë zjarri dhe lëndë narkotike në makinë. Pasi tentoi fillimisht t’i korruptonte, i riu më pas "theu" postbllokun duke u munduar të arratiset. Por tentativa e tij për t'ju larguar forcave të Policisë dështoi shumë shpejt, pasi u ndalua në Shijak. I riu deri më tani është identifikuar me inicialet S.Cana, por ende nuk janë bërë me dije detaje të tjera. Gjatë kontrollit të mjetit, atij iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe një shumë parash.
NJOFTIMI I PLOTË:
Durrës
Kontrolle intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe me lëndë me narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Action”. Me armë zjarri dhe lëndë narkotike, në automjet, drejt Tiranës, tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë dhe më pas u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetët e tyre, kapet dhe vihet në pranga, pas disa minutash ndjekjeje, 35-vjeçari nga Kamza.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike heroinë dhe një shumë e konsiderueshme parash, që u gjetën në automjet. Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe lëndë narkotike, shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Rendit, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Action”.
Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. C., 35 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë. Bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që udhëtonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike, në automjet, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në autostradën Durrës – Tiranë, automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin S. C.
Drejtuesi i automjetit, për t’iu shmangur kontrollit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë dhe më pas është larguar me shpejtësi në momentin që punonjësit e Policisë do ta shoqëronin në Komisariatin e Policisë. Pas ndjekjes nga shërbimet e tjera të Policisë, ky shtetas është kapur në Shijak, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrolit fizik, 35-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe një shumë parash.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
operacioni action shijak
Aktualitet
7 Korrik 2022, 16:56
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Një vajzë e re nga Durrësi ka rënë pre e mashtrimit nga një 36-vjeçar nga Kosova.&nb...
Aktualitet
7 Korrik 2022, 16:32
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dy persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Në njoft...
Aktualitet
7 Korrik 2022, 16:29
k.m.
Foto ilustruese
HIMARË- Babë e bir janë arretsuar në Himarë për kultivbim të bimëve narkotike. Në pranga ...
Aktualitet
7 Korrik 2022, 16:29
k.m.
"10 banorë të një fshati në Bulqizë, u mashtruan nga administratori i një agjencie në Tiranë i cili në këmbi...
Aktualitet
7 Korrik 2022, 16:24
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Një sipërfaqe toke me ullishte dhe pisha disa vjeçare është përfshirë nga zjarri në kodrat...
Aktualitet
7 Korrik 2022, 16:00
k.m.
Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu
TIRANË- Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu, të dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme Kundë...
Aktualitet
7 Korrik 2022, 15:58
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka kërkuar rikthimin për hetim të &ccedi...
Aktualitet
7 Korrik 2022, 15:41
F.M
Momenti i arrestimit të Ani Begaj
VLORË- Policia e Vlorës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e Ani Begajt, të ...
Aktualitet
7 Korrik 2022, 14:52
A.B
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur të rikthejë në SPAK për hetime dosjen ndaj ish-gjyqtarëve të Gjy...
Aktualitet
7 Korrik 2022, 14:34
A.B
Policia
LEZHË- Gjergj Ndreca, i shpallur në kërkim për kultivim i bimëve narkotike është vënë në pranga n...