LIVE UPDATES
Aktualitet

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

Banorët thonë se kanë blerë pompa vetë që të thithin ujin, por kjo nuk është zgjidhje, pasi kur bie shi situata bëhet alarmante dhe ata detyrohen të hyjnë me çizme, të marrin makinat.

30 Maj 2025, 21:48 Nga N.F
Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten
Pamje

TIRANË- Në redaksinë e emisionit “Stop” janë ankuar banorë të njësisë numër 9 në kompleksin e pallateve “Agi Bes Halili”. Ata thonë se kanë 20 vjet që jetojnë këtu dhe kanë probleme me kanalizimet e ujërave të zeza, pasi bllokohet puseta kryesore dhe përmbytet kati -1 i pallatit, tek garazhi. Banorët thonë se kanë blerë pompa vetë që të thithin ujin, por kjo nuk është zgjidhje, pasi kur bie shi situata bëhet alarmante dhe ata detyrohen të hyjnë me çizme, të marrin makinat.

Në redaksinë e emisionit “Stop” janë ankuar banorë të njësisë numër 9 në kompleksin e pallateve “Agi Bes Halili”.

Ata thonë se kanë 20 vjet që jetojnë këtu dhe kanë probleme me kanalizimet e ujërave të zeza, pasi bllokohet puseta kryesore dhe përmbytet kati -1 i pallatit, tek garazhi. Banorët thonë se kanë blerë pompa vetë që të thithin ujin, por kjo nuk është zgjidhje, pasi kur bie shi situata bëhet alarmante dhe ata detyrohen të hyjnë me çizme, të marrin makinat.

“Kemi 20 vjet që jetojmë këtu, jemi banorë të kësaj zone dhe herë pas here këtu bllokohen kanalizimet.”

“Bllokimi i kanalizimeve është bërë nga puseta kryesore e pallatit deri në rruga ‘Jordan Misja’ që është 20 metra. Ne kemi bërë një zgjidhje vetë me banorët ku kemi vendosur një pompë dhe e kemi kaluar nga lart rrugës, për të derdhur direkt ujërat në pusetë”.

“Pallati nga vjetërsia, nga mospastrimi, nga shumë faktorë, ndoshta të jashtëm dhe të brendshëm, janë bllokuar tubacionet e jashtme. Në momentin që bllokohen tubat, shpërthejnë tubat në pikën më të dobët që kanë. Në rastin konkret në -1.”

“Futemi me çizme kur parkojmë makinat.”

Inxhinieri i firmës së pallatit, Fehmi Abdullahu, thotë se kjo situatë vjen ngaqë ka 244 njësi dhe veç kësaj ka ndikuar edhe amortizimi i pallatit, tërmetet dhe ndërtimet mbi kolektor.

“Është një kolektor kryesor këtu, janë 224 njësi, 104 apartamente, 50 dyqane dhe 82 garazhe. E gjithë ngarkesa këtu është ngarkuar aq shumë saqë kthen të gjitha ujërat mbrapsht. Është bllokuar kanali që është 20 metra, nga aty deri tek kryesori. Këtu shpërthen kanali i ujërave të zeza nga -2.5 del në sipërfaqe, këtu jemi te kolektori kryesor. Në momentin që bien shira ngarkohet më shumë dhe shkarkohet tek rruga ”, tha inxhinieri.

Banorët thonë se prej vitesh i janë drejtuar UKT-së me shkresa, e-mail, apo telefon, por punonjësit e këtij institucioni, vijnë sjellin një bot e përthithin çdo dy javë dhe historia përsëritet.

“Ishin tek Njësia Administrative Numër 9. E kemi ndjekur tek Ujësjellës Kanalizime Tiranë, kemi bërë shkresë me postë me protokoll, e-mail, telefonatë, kemi shkuar edhe vetë fizikisht. Thjesht sjellin një bot këtu një herë në dy javë, me tuba thithin ujin edhe kaq”.

“Në nuk kërkojmë këtë se kjo është histori që përsëritet. Ne kërkojmë që të hapet kanali tejpërtej, të bëhet shkarkimi i rregullt, mundësitë janë të gjitha. Për 25 metro kanal dhe tub u bë qameti?! A i paguajmë taksat të gjitha”.

“Kërkojmë nga UKT-ja që të vijnë të hapin kanalin këtu, nëse nuk kanë lekë ua japim ne banorët. Ta mbyllim këtë punë, se nuk është e mundur që të jetohet kështu”.

Gazetarja e “Stop” vë në dijeni drejtorin e kanalizimeve në Tiranë, Maringlen Karaj, i cili thotë se po bëhet një projekt për atë pallat, për një linjë të re kanalizimi.

“Atëherë, tek ky pallat, ku je aty ti, i kemi matur kuotat e tjerë e tjerë, kemi bërë pastrimet. E kemi parë të gjithë linjën, dhe do t’i bëjmë kanalizim të ri”, tha Maringlen Karaj.

Drejtori i Departamentit Inxhinierik, Enton Osmani thotë se për këtë rast janë marrë masa, duke çuar grupin e punës. Ky i fundit do të vlerësojë defektin, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare.

“Punonjësit që kanë ardhur aty që sot janë duke punuar nga puseta ekzistuese, në drejtim të objektit dhe të drejtim të kanalizimeve në pjesën e jashtë të pallatit, e cila është kompetencë dhe detyrim i joni. Ne nuk përgjigjemi për pjesët e brendshme apo kolonat e pallatit, por për pjesët e jashtme. Kur ka bllokime të tilla e kështu me radhë është detyrim i joni. Ata zotërinj që kanë ardhur aty, kanë ardhur kundrejt një plani pune dhe kundrejt një projekti. Situata do të zgjidhet”, tha drejtori i Departamentit inxhinierik, Enton Osmani.

Vetëm pak ditë pas publikimit të emisionit “Stop” UKT zgjidh problemin, e 20 viteve./ TVKlan.

ujra te zeza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj