LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkia Tiranë gjobit bizneset! Drejtoresha e Tatim Taksave Vendore nuk jep asnjë zgjidhje: Shkoni tek Komisioni i Apelimit… që nuk ekziston!

Disa ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për procedurat e faljes së gjobave administrative të disa inspektoriateve, siç është ai i territorit, Inspektoriati Shëndetësor Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Policia e Shtetit.

30 Maj 2025, 21:36 Nga r.ll
Bashkia Tiranë gjobit bizneset! Drejtoresha e Tatim Taksave Vendore nuk jep
foto ilustruese

TIRANË- Siguria juridike në Shqipëri është në nivele minimale, dhe këtë e kanë pranuar në vijimësi edhe institucionet ndërkombëtare të cilat nuk harrojnë ta shënojnë në asnjë raport. Këtu nuk përjashtohen as rastet kur shteti abuzon me pozitën e fortë që ka përballë qytetarëve dhe bizneseve.

Disa ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për procedurat e faljes së gjobave administrative të disa inspektoriateve, siç është ai i territorit, Inspektoriati Shëndetësor Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Policia e Shtetit. Logjika që zbatohet është e thjeshtë: shteti të fshin gjobat të cilat t’i ka vënë vetë-madje disa padrejtësisht , dhe këtë e shet për ndihmë ndaj qytetarëve të cilët kundrejt këtij shpërblimi duhet ta votojnë.

Një rreth vicioz që shkallmon çdo të drejtë demokratike në një shoqëri dhe sjell deformime të mëdha. Shembulli më tipik është ajo që ka ndodhur memijëra biznese të bashkisë Tiranë, të cilëve iu kanë ardhur detyrime të larta në taksa e tarifa, por dhe kamatvonesa.

Në fund të vitit 2024 dhe gjatë vitit 2025, një pjese të konsiderueshme të bizneseve në kryeqytet i ka ardhur në sistemin e taksave dhe tarifave vendore njoftimi për rritjen e tarifës së pastrimit për vitin 2023 dhe 2024, dhe një kamatë e lartë për vitin 2023.

Tarifa e pastrimit varion nga 4 mijë lekë për ata biznese më xhiro deri në 8 milion në vit, 5,750 lekë për ata me xhiro 11milion e 500 mijë lekë në vit, 92,000 për bizneset e mesme dhe 115,000 lekë për të mëdhenjtë e kategorisë VIP. Gjithashtu, subjeket e prodhimit dhe ndërtimit e kanë dhe më të lartë këtë taksë, disa në 195 mijë lekë e të tjerë 414 mijë lekë.

Duke qënë se vlera e tarifës së pastrimit varion në bazë të xhiros që kanë bizneset, në 28 mars të vitit 2024 Këshilli Bashkiak ndryhson vendimin për Sistemin e Taksave dhe Tarifa Vendore në Tiranë, ku përveç rritjes së taksës së pasurisë për bizneset dhe individët duke rifreskuar çmimet e referencës, bën dhe një ndryshim në dukje të parëndësishëm, por që do t’ia dëgjonim jehonën më pas.

Në nenin 41, shtohet një pikë me këtë përmbajtje: “Kategorizimi i tarifës së pastrimit sipas nivelit të xhiros vlen vetëm për subjektet pa përgjegjësi tatimore të “Tatim mbi fitimin”- duke lënë në dorë të lirë të drejtorisë së taksave përcaktimin e tarifës për bizneset e tjera.

Por drejtoria e taksave dhe tarifave vendore nuk u mjaftua me kaq! Në mes të vitit 2024 bën rivlerësim të xhiros vjetore të bizneseve duke marrë informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ndryshon në masë për një pjesë të mirë të sipërmarrjeve nivelin e taksës së pastrimit duke e dyfishuar. Për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur:

Në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak, tarifa e pastrimit për kategorinë biznes paguhet njëherë në vit brenda datës 20 prill, por përditësimi dhe rivlerësimi i kategorisë së biznesit ka ndryshuar pas kësaj date, ndaj kur bizneset janë drejtuar për të paguar detyrimin këtë pranverë kanë gjetur jo vetëm një tarifë të rritur për vitin 2024, por dhe për vitin 2023 – e për këtë të fundit i është vendosur dhe kamatë.

Shkeljet janë bërë hapur pasi ndërmarrjet nuk janë njoftuar në asnjë moment as nga autoritetet e bashkisë dhe as drejtoria e Taksave dhe Tarifave për ndryshim të përgjegjësisë tatimore, por edhe pse janë treguar të rregullt duke paguar brenda afatit tarifën, janë ndëshkuar me gjobë!

Dhe  kjo e bën shkeljen akoma dhe më flagrante! Sepse, ndryshimi i nivelit të taksimit duhet që jo vetëm të njoftohet brenda afatit, por në praktikën e ligjeve fiskale, kjo procedurë minimalisht bëhet 30 deri në 60 ditë përpara, për t’i lënë kohë bizneseve që të kenë mundësi të përshtaten me tarifat e rritura- ndërsa penaliteti i vendosur është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe një shkelje e rëndë nga ana e organeve të bashkisë pasi askush nuk është njoftuar dhe nuk mund të pretendohet pagesa për një tarifë për të cilën nuk je në dijeni!

Ligjet dhe aktet administrative që merr një institucion publik nuk mund të kenë fuqi paravepruese dhe të kërkojnë pagesën e tarifave të rritura për vite që nuk janë përfshirë në këtë regjim tatimor nga vetë organi që bën vlerësimin për vlerën e taksave! Në rastin që Bashkia Tiranë ka rivlerësuar xhiron e biznesit, atë muaj do të duhet të aplikohej dhe tarifa e rritur dhe jo më parë, por sërish duke e njoftuar në sistem dhe duke i lënë afat për ta paguar, duke ndjekur praktikën që ka vetë Vendimi i Këshillit Bashkiak, i cili vendos taksën për bizneset që hapen pas datës 20 prill në bazë të muajve kalendarikë që përpjesohet tarifa e pastrimit!

Dhe kjo e bën shkeljen akoma dhe më flagrante! Sepse, ndryshimi i nivelit të taksimit duhet që jo vetëm të njoftohet brenda afatit, por në praktikën e ligjeve fiskale, kjo procedurë minimalisht bëhet 30 deri në 60 ditë përpara, për t’i lënë kohë bizneseve që të kenë mundësi të përshtaten me tarifat e rritura- ndërsa penaliteti i vendosur është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe një shkelje e rëndë nga ana e organeve të bashkisë pasi askush nuk është njoftuar dhe nuk mund të pretendohet pagesa për një tarifë për të cilën nuk je në dijeni!

Po cila është rruga që duhet të ndjekin bizneset? Duhet ti drejtohen Komisionit të Apelimit në Bashkinë e Tiranëa, i cili nuk dihet nëse është funksional, pasi që pas konstituimit në vitin 2018 nuk ka asnjë procesverbal të mbledhjeve të tij, ndërsa disa nga anëtarët e fillimit tashmë janë përballë drejtësisë.

Ose t’i drejtohen gjykatës, ku shpenzimet që duhen për të marrë mbrojtje ligjore dhe për të ndjekur çëshjen në ngërçin që ka kapur sistemin e drejtësisë, ku të duhen vite për të marrë drejtësi, janë disa herë më të larta se gjoba dhe tarifa e rritur!

Për ta konkretizuar me shembull, ju tregojmë se çfarë ka ndodhur konkretisht me një biznes të vogël që punon në fushën e profesioneve të lira. Tarifa e pastrimit për kategorinë deri në 2 milion lekë xhiro në vit është 5,750 lekë, duke qënë se përgjegjësia tatimore iu rivlerësua si biznes me xhiro 2 deri në 8 milion lekë, tarifa bëhet 11,500 në vit, pra dyfish më shumë dhe përveç kësaj, biznesit i vendoset dhe një gjobë në vlerë 5 mijë lekë për vitin 2023... Një surprizë tërësisht e papritur për këtë biznes për të cilin pagesa totale e këtij viti vetëm nga rritja dhe gjoba, pa llogaritur tarifën vjetore është 16,500 lekë! Sa për 3 vite bashkë që ka paguar dikur…

Drejtoresha e Tatim Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë, Laura Deliu nuk jep asnjë zgjidhje për qytetarët pavarësisht se shkelja ka nisur nga institucioni qe ajo vetë drejton, ndërsa nuk kursen sulmet verbale ndaj gazetarit dhe emisionit Piranja.

Duhet theksuar se bashkia kishte dijeni të plotë për rivlerësim tatimor, por megjithatë nuk njoftoi bizneset. Në miratimin e planit buxhetor afatmesëm të bashkisë Tiranë rezulton se bizneset kanë paguar në vitin 2024 17.6 milion euro, 2.4 milion euro më shumë se në vitin 2023, ndërsa këtë vit planifikohet të mblidhen 18 milion euro nga bizneset, 2.8 milion euro më shumë se në 2023-in.

Dhe e dini se ku do të shkojnë këto para të mbledhura në mënyrë të padrejtë nga rivlerësime dhe gjoba arbitrare? Pika 7 e nenit 42 të Vendimit të Këshillit Bashkiak përcakton se “Të ardhurat e krijuara nga tarifa e pastrimit, përdoren vetëm për qëllimin për të cilin është vendosur kjo tarifë.”

Pra për objektin fundor të zinxhirit të pastrimit të kryeqytetit, që është Inceneratori i Tiranës, një objekt që nuk ekziston dhe është vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.

 Kjo ilustron qartë se si paratë që paguajmë për pastrimin shkojnë kot, nëpër llogari offshore të inceneratorit pa rregulluar asgjë sa i takon menaxhimit të mbetjeve, por tashmë së fundi dhe tarifat e rritura bashkë me gjobat e padrejta!/ Piranjat.al

bashkia tirane bizneset

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje