16 Nëntor 2024, 12:40
Nga M.B
Objektet e sekuestruara
FIER- 37-vjeçari Joni (Ervin) Muçaj është arrestuar në Fier ndërsa babai i tij është shpallur në kërkim pasi dyshohen si të përfshirë në tregtimin e lëndëve narkotike. Mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar qindra doza të lëndës narkotike kanabis sativa, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.
Nga kontrolli i banesës shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në qindra doza gati për shitje, 12 fishekë arme gjahu, 3 gërshërë që shërbenin për të përgatitur (ndarë) lëndën narkotike, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 5 celularë.
Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi D. M., 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, babai i shtetasit J(E). M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
fier
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 12:40
ZH.LL
Konferenca
PRISHTINË- Anëtarësimi i Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA përbën një prioritet kombët...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 12:12
M.B
Avokati
KORÇA- Avokati i mësuesit Bledar Duro, Kristian Koçibelli ka deklaruar pas masës së dhënë nga gjyk...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 11:54
ZH.LL
Bledian Duro
KORÇË- Gjykata e Korçë ka lënë në burg mësuesin 41-vjeçar, Bledar Duro i cili akuzohet...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 11:37
ZH.LL
operacioni antidrogë në "Kodra e Diellit 2"
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë i SPAK në...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 11:22
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Një 71-vjeçar me iniciale R. P., është gjetur nga familjarët pa shenja jete në banesën e ...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 11:09
M.B
Personat e përfshirë
KOSOVA- Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj, ka ndarë përvojën e dhimbshme të tij...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 11:01
ZH.LL
Bledian Duro në gjykatë
KORÇË- Mësuesi i shkollës 9-vjeçare "Sotir Gura", Bledar Duro, i cili akuzohet se ngacm...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 10:54
ZH.LL
Ervin Hoxha dhe Ilir Proda
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë s&...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 10:32
M.B
Prokuroria
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq biznesmenin Julian Morina dhe shoqërinë që administrohet nga ...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 10:19
M.B
Eduart Reçi
TIRANA- Policia e Tiranës ka kryer disa prova mbrëmjen e djeshme në vendin ku u qëllua biznesmeni 52-vjeç...