6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në një njoftim për mediat, policia e Vlorës bën me dije se Policia kufitare ka konstatuar në plazhin e Borshit, një gomone, “me drejtues 49-vjeçarin e identifikuar me inicialet I. H., i cili nuk respektonte zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bord.

VLORË- Pak orë pas denoncimit në rrjetet sociale, të një personi që kishte nxjerrë në bregun e detit gomonen në plazhin e Borshit, policia e Vlorës e ka prangosur. Në një njoftim për mediat, policia e Vlorës bën me dije se Policia kufitare ka konstatuar në plazhin e Borshit, një gomone, “me drejtues 49-vjeçarin e identifikuar me inicialet I. H., i cili nuk respektonte zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bord. Po ashtu, për shkeljet e kryera do ndëshkohet me masat administrative 500.000 dhe 10.000 lekë të rinj.
NJOFTIMI I PLOTË
Shërbimet e Policisë Kufitare në Borsh dhe Sarandë, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Borshit, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin I. H., 49 vjeç, banues në Sarandë, i cili nuk respektonte zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bord. Nga shërbimet e Policisë Kufitare është bërë menjëherë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Sarandës.
Në bazë të ligjit nr.43 të vitit 2020, neni 24/1/c, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi I. H. u ndëshkua me masën administrative 500.000 lekë të rinj, për mosrespektimin e zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Gjithashtu, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, ky shtetas u ndëshkua me masën administrative 10.000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni (në bord).
Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.
Moti VLORË- Ditën e sotme është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë. Shkak janë bërë reshjet e...
Ambasada TIRANË- Ambasada Britanike i ka komunikuar Ministrisë së Jashtme Çështjeve dhe Misioneve Diplomatike në Shqipë...
SARANDË- Dy persona që po transportonin emigrantë të paligjshëm janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit. N...
Autobusi TIRANË- Një vajzë ka mundur të kapë brenda urbanit në kryeqytet një grabitës. Në videon e 'JOQ' thuhe...
Foto ilustruese TIRANË- Një 38-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.P., është vënë në pranga nga Policia e Tiran...
Policia FIER- Një tjetër tentativë për vrasje brenda familjes ka ndodhur në vend. Policia ka mundur të parandalojë nj&eu...
Arkimed Lushaj TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ishte një nga miqtë më të ngushtë të Brilant Martinajt,...
Muhamet Rrumbullaku TIRANË- Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku kërkon nga Drejtorët...
Foto ilustruese SHBA- Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemeve të vendit tonë ndodhi për faj të një serveri. Pikërisht ...
Foto ilustruese Prokurori i Tiranës, Julian Xhengo u përball të premten më 9 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK,...