16 Maj 2023, 16:26
Nga I.A
Policia
KORÇË- Një 30-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u kap me kanabis dhe me thikë me vete në makinë. Mësohet se i riu i arrestuar, teksa ka refuzuar që të ndalë makinën për kontroll nga policia dhe është ndjekur nga polciia me vrap. Po ashtu është vënë në pranga dhe një 41-vjeçar, pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gruan e tij.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë Mbante armë të ftohtë (thikë) në automjet dhe lëndë narkotike kanabis në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte automjetin me të cilin po qarkullonte, por ai ka vazhduar lëvizjen dhe më pas ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur në rrugë një armë të ftohtë (thikë) që e mbante me vete. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. T. u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me thikën.
---
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 41 vjeç, banues në fshatin Sinicë, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
policia e korces
Aktualitet
16 Maj 2023, 16:06
I.A
Policia
GJIROKASTËR- Një 27-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër për përndjekje. Mësohet se i riu...
Aktualitet
16 Maj 2023, 15:21
m.s
numerues votash
TEPELENË- Mbyllet numërimi i votave për Këshillat Bashkiak në Tepelenë. Partia Socialiste ka fituar 11 manda...
Aktualitet
16 Maj 2023, 15:12
m.s
foto ilustruese
GRAMSH- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sherrin në shkollën 9-vjeçare “Asllan Shahini&rdq...
Aktualitet
16 Maj 2023, 14:57
m.s
Policia ne ambientet e spitalit
GRAMSH- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një n...
Aktualitet
16 Maj 2023, 14:35
m.s
foto nga vendngjarja
GRAMSH- Një sherr mes adoleshentëve në Gramsh, ka përfunduar me një viktimë dhe me një të pla...
Aktualitet
16 Maj 2023, 14:29
A.B
Policia
GRAMSH- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në lagjen “Sport 2”, ku...
Aktualitet
16 Maj 2023, 14:26
A.B
Erion Isai
KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë të lirë Esmeraldo Kacollin, i cili u arrestua mbrëmjen e së...
Aktualitet
16 Maj 2023, 13:06
m.s
foto ilustruese
POGRADEC- Në KZAZ 69 në Pogradec kanë ikur dritat, duke bllokuar kështu procesin e numërimit të votave p&eum...
Aktualitet
16 Maj 2023, 12:56
m.s
numeruesit
KUKËS- Në Kukës në KZAZ 11 ka ndodhur diçka që nuk është hasur më parë, ku mos pasja e nj&e...
Aktualitet
16 Maj 2023, 12:40
A.B
Kufiri
Flukset migratore në kufijtë e Shqipërisë apo brenda saj, që e përdorin si një portë drejt Bashkimit Europia...