LIVE UPDATES
Aktualitet

"Me Kanun jemi në gjak"/ HISTORIA e HAKMARRJES mes fiseve Nikulaj-Lekstakaj, si nisi vargu i vrasjeve para 26 vitesh

Dosja.al ka rindërtuar historinë e gjakmarrjes!

26 Prill 2023, 20:05 Nga k.m.
"Me Kanun jemi në gjak"/ HISTORIA e HAKMARRJES mes fiseve
Ardian Nikulaj, Klodian dhe Elton Lekstakaj

LEZHË- Gjakmarrja duket se është arsyeja e vërtetë e vrasjes së Ardian Nikulajt në hollin e biznesnit të tij, ku po pinte një kafe, që për të do të ishte e fundit. Ruben Saraiva, i veshur si një person që shpërndan pako u fut në biznesin e Nikulajt, e me dy fjalët që kishte mësuar shqip e përshëndeti: Si je, Ardian?! Më pas, nxorri armën dhe qëlloi pa mëshirë mbi 50-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. Plumbi në kokë ishte fatal për 50-vjeçarin, duke rihapur edhe njëherë dosjen e vjetër. Atë që nuk u mbyll kurrë siç duhet!

Edmond Haxhia, djali i dajës së Elton Lekstakaj (më poshtë në artikull do t'i njohim edhe mbiemrin Stakaj) kishte porositur, financuar dhe planifikuar të gjithë vrasjen. Për të kryer ekzekutimin e mirëmenduar ndihmuan edhe 4 shtetas të tjerë britanikë: Harry Simson; Thomas Mithan; Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të gjithë janë jashtë shtetit, ndërsa Policia e Shtetit pret që të lokalizohen dhe të merren në pyetje për ngjarjen e ndodhur në Shqipëri. 

"Me Kanun jemi në gjak"/ HISTORIA e HAKMARRJES mes fiseve
Shtëpia e fisit Lekstakaj

Por si ka nisur e gjithë kjo histori gjakmarrje? Dosja.al ka rindërtuar historinë, duke u bazuar në rrëfimet e Elton dhe Klodian Lekstakajt për "Pasdite në Top Channel" 7 vite më parë kur kërkonin ndihmë nga autoritetet e drejtësisë shqiptare për vrasjen e familjarëve të tyre. Nga familja e tyre kishin mbetur vetëm 4 meshkuj që nuk vinin në Shqipëri as për gëzime dhe as për mort.

E gjitha ka nisur për vetëm 5 mijë lekë të reja. 

1997- Një sherr mes 15-vjeçarëve në një pikë karburanti la një viktimë. Ishte një konflikt banal, në një karburant. Atje u vra një djalë nga familja Nikulaj. Atje familja vuri gishtën mbi familjen Lekstakaj. Pas debatit verbal u vra vëllain i Ardian Nikulaj, Pëllumbi. 

"Me Kanun jemi në gjak"/ HISTORIA e HAKMARRJES mes fiseve
Elton dhe Klodian Lekstakaj

Për ngjarjen, dëshmitar ka qenë Eltoni, i cili e kujton kështu: Më kanë trajtuar si kriminel. Kam folur me anglezët po jo me shtetin shqiptar. Kam qenë në benzinatë. Kam qenë unë, Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja. Pastaj kemi ikur në oborr tek gjyshi jem, isha unë, nipi dhe axha Gëzimi. Kemi ndejt aty për të takuar, kur ka ardhur dikush i Nikulajve ka ardhur tek axha i babës tem me automatik në dorë dhe i ka thanë: Po nuk erdhi Gjergji deri në orën 8 të darkës te benzinata e Fran Qulajt, unë e vras! Pjesëtarët e fisit tem kanë shku aty. Kurse me fisin e Fran Qulajt nuk kena pasë lidhje me ta kurrë. Por pjesëtarët e fisit tem kanë shkuar aty se Pllumbi kishte lanë fjalë me u taku. Kur kushërinjtë kanë shku të benzinata, kanë gjet Fran Qulajn dhe Mark Lekstakajn duke folur me ta për punë 5 mijë lekë naftë (5 mijë lekë të vjetra), por në atë moment ka ardhur P. N. me automatik në drejtim tyne. Janë gjuajtur më armë. Aty ka mbetur i vramë Fran Qulaj dhe P. N., ndërsa Mark Lekstakaj, ka mbetur i plagosun. Në atë ngjarje kemi hy në gjak fisi Lekstakaj, fisi Qulaj dhe fisi Nikulaj. Vetëm sepse Nikolin Lekstakaj kishte marrë 5 mijë lekë borxh karburant. Ded Pali e di këtë punë, xhaxhi im Marku dhe turizmi. 

Pse nuk keni marrë hak?

Eltoni: Gjithë shteti është kundër nesh. Ne kanë vrarë 2-3 herë. Unë kam 18 vjet që merrem me shtetin. Kam çuar 1 milionë letra. Ka qenë edhe Mal Berisha, kontaktojeni personalisht. Unë dua nga shteti shqiptar Ardian Nikulajn, Ardian Nikulajn! Nikoll Nikulajn dhe zetoristin që ishte ngjarje.

I ke kërkuar Prokurorisë shqiptare që të bashkëpunosh dhe të marrësh statusin e dëshmitarit?

Eltoni: Ia ka kërkuar Klodiani. Unë vij kur të duan ata, për një orë shkoj në Ambasadë. Shteti nuk na ka kthyer asnjë përgjigjie. Unë i bëj thirrje prokurorit dhe kryeministrit. E njeh Noc Gjetën personalisht. I bëj thirrje që të më çojë çështjen në Tiranë. Nuk kam qejf me fut kënd në sherr a në gjana. Kam frikë edhe për Nertilën. Ded Pali dhe Ardian Nikulaj të paraqiten para drejtësisë. I bëj thirrje Ben Angollit,  të dorëzojë çështjen.

Shtator, 1997

Më pas, kushëriri i tij, Klodian Lekstakaj dëshmoi vrasjen për një tokë në Balldre, ku mbetën të vrarë Gëzim Stakaj dhe Laurent Ndoc Gjetja, djali i poetit të njohur lezhian, Ndoc Gjetja (nip në familjen Stakaj). Sipas tyre, i dyshuari kryesor për ngjarjen ishte Nikoll Nikulaj, i cili ka bërë 3 muaj burg, por doli i lirë për vetëmbrojtje edhe pse ishte në tokën e viktimave.

"Me Kanun jemi në gjak"/ HISTORIA e HAKMARRJES mes fiseve
Poeti Ndoc Gjetja

"Isha 20-30 larg xhaxhait tek toka. Pashë 2 persona që dolën nga kanali, ishin Arben dhe Ardian Nikulaj që dolën nga kanali dhe nisën që të qëllonin me kallash. Unë ika në shtëpi, u tregova të shtëpisë së çfarë kishte ndodhur tek toka. Ishte dhe një djalë tjetër aty, ai e ka parë ngjarjen por nuk ka dhënë dëshmi. Por i tha babait emrat e atyre që vranë Laurenin dhe Gëzminin. Ka ardhur Policia tek shtëpia, më mori në pyetje, i tregova të gjitha,"-tregon Klodiani. 

Në janar 1998 u vra Gjovalin Stakaj dhe u plagos Pjeter Lekstakaj. Edhe pse ishin të të njëjtës familje, Pjetri u akuzua atentator për vrasjen dhe u dënua me 12 vite burg.

Edhe pse kishin kërkuar që të vinin në Shqipëri që të dëshmonin, me kushtin që do t'i mbrohej jeta, duket se fisi Lestakaj kanë zgjedhur që të veprojnë ndryshe dhe të marrin hak me metodën e vjetër të Kanunit, duke hapur kështu edhe njëherë plagën e hasmërisë së vjetër. 26 vite dhe qindra kilometra larg Shqipërisë, nuk i kanë bërë djemtë e mbetur të fisit që të mos marrin hak dhe të pajtojnë gjakun me Nikulajt, por zgjodhën që kësaj herë të merrnin një tjetër jetë; atë të Ardianit. Megjithatë plani i tyre nuk funksionjë. Edhe për shkak të gabimeve të bëra nga "skuadra e qitësve", Policia ka mundur që të zbërthejë për 1 javë të gjithë skenarin e përgatitur për hakmarrje. Tashmë, kushërinjtë ndoshta nuk do të kthehen në Shqipëri si dëshmitarë të drejtësisë, por porositës të një vrasje! 

ardian nikulaj klodian lekstakaj elton lekstakaj vritet ardian nikulaj


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj