LIVE UPDATES
Aktualitet

"Me mua ç'kanë, s'i kam bërë keq"/ 3 ditë para vrasjes, Hida iu rrëfye miqve: Laerti është betuar se s’do e ha Vitin e Ri, do më vrasin

Fatos Latifi, e ka pyetur mikun e tij se nga i kishin ardhur këto të dhëna dhe Besniku i është shprehur se informacioni ka ardhur nga njerëzit tanë, duke mos i treguar se kush ishte personi që i kishte çuar këtë lajm.

23 Korrik 2023, 16:10 Nga k.m.
"Me mua ç'kanë, s'i kam bërë keq"/ 3
Besnik Hida

“…Është shprehur Laerti, për mua se nuk do e ha Vitin e Ri..,më kanë dërguar haber, Laerti bashkë me Orgestin dhe Kaloshin…janë betuar se do më vrasin…”.

Këto janë fjalët që Besnik Hida, i ka thënë disa prej miqve të tij, disa ditë para se ai të ekzekutohej me 16 plumba në verandën e një lokali në qytetin e Lushnjes. “Ora News” zbardh dëshmitë e Fatos Latifit, Bruno Latifit dhe Ilirjan Xheliut, të cilët kanë treguar në policinë e Shtetit, bisedat e fundit që kanë pasur me viktimën Besnik Hida, para se ai të vritej. Në rrëfimin që ka dhënë 10 ditë pas vrasjes së Hidës, ky i fundit tre ditë para se të vritej rezulton ti ketë treguar mikut të tij Fatos Latifi se: ”…është shprehur Larenti për mua se nuk do ta ha Vitin e Ri…”.

Fatos Latifi, e ka pyetur mikun e tij se nga i kishin ardhur këto të dhëna dhe Besniku i është shprehur se informacioni ka ardhur nga njerëzit tanë, duke mos i treguar se kush ishte personi që i kishte çuar këtë lajm. Sipas Fatos Latifit, Besnik Hida ndihej shumë i shqetësuar dhe se ditën kur është vrarë, ai ka qënë nën shoqërinë e tij, në ambjentet e marketit. Të dy kanë pirë kafe dhe më pas Fatosi është larguar duke e lënë vetëm në kafene Besnikun, ndërsa vetë ka shkuar në varrezat e Lushnjës, ku ka varrin e djalit Zamir Latifi.

Sipas tij, ka ardhur një automjet me ngjyrë gri, e cila ka ndaluar dhe prej saj kanë zbritur dy persona të maskuar, me veshje të zeza, me antiplumb, e ngjashme me uniformen e forcave special. Njëri prej tyre ishte i gjatë i dobët dhe tjetri nuk e di. Personi që ishte më i gjatë ka hipur nga shkallët e anës jugore që të çojnë te lokali i Maksimit, ndërsa personi tjetër ka qëndruar poshtë në rrugë.

Personi që ishte më i gjatë është afruar pranë Besnikut dhe ka qëlluar në drejtim të tij me armë automotike, duke e lënë të vrarë Besnikun dhe më pas të dy këta persona kanë shkuar te mjeti me ngjyre gri dhe ky automjet sipas thënieve të njerzeve mezi është ndezur pas disa sekondash. Një tjetër dëshmitar në këtë dosje, Fatos Latifi i pyetur në 7 tetor 2019 ka sqaruar se Besnik Hida ishte daja i bashkëshortes së tij dhe me të ka pasur marrdhënie shumë të mira.

Në lidhje me vrasjen ai deklaron se dy ditë para se të vritesh është takuar me të në banesën e tij dhe Besniku i ka thënë:”…më kanë dërguar haber se do të më vrasi Laerti, bashkë me Orgestin dhe Kaloshin, janë betuar se do të më vrasin".

Bruno e ka pyetur se kush ishin personat që i kishin dërguar këtë haber dhe ai nuk i ka treguar. Sipas tij, Hida ishte i çuditur se çfarë kishin këta persona me të pasi ai nuk u kishte bërë asgjë të keqe atyre. Po kështu, Besniku i ka thënë se nuk do ta hante vitin e ri. Në lidhje me autorët e vrasjes së Besnik Hida, Bruno Latifi, ka dyshime të forta se autorët janë Laert Haxhiu, Orgest Bilblili dhe Anterio Kaloshi, të cilët janë edhe autorët e vrajes së kunatit të tij Zamir Latifi.

Një tjetër dëshmitar është dhe Ilirjan Xheliu,i cili ka pohuar se ditën e vrasjes së Besnik Hidës në 1 tetor 2019, ai së bashku me Fatos Latifin kishin shkuar në varrezat e Lushnjës. Por rreth orës 8:20, Fatosin e kanë telefonuar dhe njoftuar për krisma armësh tek lagjia e “Morrit”. Pas pak, Fatosin e ka telefonuar shitësja e dyqanit dhe njoftuar se kishin qëlluar me armë dhe duhet të shkonte aty.

Kur kanë shkuar tek dyqani kanë parë policinë dhe mësuar se kishin vrarë Besin, i cili është kunati Fatos Latifit.

Sipas Ilirjan Xheliut, përpara një javë nga ngjarja ishte takuar në mëngjes me Besnikun dhe Fatosin, dhe në bisedë e sipër Bensiku deklaroi se: ”…i kishin thënë që Laert Haxhiu, ishte shprehur se i kishte ardhur rradha atij, Besit, kurse ky i fundit ishte përgjigjur: “…me mua çfarë kanë se unë si kam rënë në qafë njeriu…”./OraNews

besnik hida ekzekutohet besnik hida

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri