LIVE UPDATES
Aktualitet

"Me paratë e fituara nga mashtrimet, blenë pasuri", "Call Center-at", SPAK çon për gjykim Jusel Micin dhe Mendim Domin

Sipas hetimeve me paratë e përftuara nga mashtrimet, Mici dhe Domi kanë blerë pasuri, kryesisht truall dhe apartamente, të cila nuk i justifikonin.

27 Korrik 2024, 14:45 Nga M.B
"Me paratë e fituara nga mashtrimet, blenë pasuri",
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Juel Micin dhe Mendim Domin, të akuzuar se përmes Call Center kanë mashtruar qytetarë në shtet të Europës duke u zhvatur shuma të mëdha parash. Sipas hetimeve me paratë e përftuara nga mashtrimet, Mici dhe Domi kanë blerë pasuri, kryesisht truall dhe apartamente, të cila nuk i justifikonin. Sipas SPAK dëmi i shkaktuar nga mashtrimi arrin në 3 mln euro, por ka dhe shumë raste të pakallëzuara.

Sipas SPAK, nga hetimi është arritur të identifikohen dhe sekuestrohen si, pasuri të derivuara nga ky aktivitet kriminal, llogari bankare me depozita në vlerën rreth 205 000 Euro, si dhe pasuritë e mëposhtme në Tiranë:

Pasuri me sipërfaqe 62m², e llojit apartament;

Pasuria me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament;

Pasuri me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament,

Pasuria me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal nr.166 të vitit 2021 dhe paraqiti para Gjykatës kërkesën për dërgimin për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

Jusel Mici, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Mendim Domi, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1, 180/1 dhe 287/2 të Kodit Penal;

Mendim Domi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Jusel Mici, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1, 180/1 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Procedimi penal filloi mbi bazën e kërkesës për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet penale të Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës të Pizës, Itali, e cila po hetonte në kuadër të procedimit penal kundër të hetuarve TONARELLI Stefano Matteo, PERICO Gianmario, MICI Jusel, etj, për veprat penale të “Mashtrimit në rrethana rënduese”, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga Kodi Penal Italian, neni 416, nenet 110, 640 Paragrafi 2 nr. 2 bis – mashtrim i rëndë në bashkëpunim, vepra penale të parashikuara dhe nga legjislacioni penal shqiptar, nenet 143/b, 28/4, 333/a të Kodit Penal Shqiptar. Nën koordinimin e Eurojust, mes Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Pizës, Itali, u krijua një skuadër e përbashkët hetimore dhe hetimet u ndoqën nga 2 prokuroritë respektive.

Në analizë të provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se të pandehurit Jusel Mici dhe Mendim Domi janë respektivisht organizatorë dhe pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal të krijuar për të kryer veprat penale të mashtrimit kompjuterik dhe pastrimit të parave. Mashtrimi “on line” lidhej me investime shumash në letra me vlerë dhe kriptovaluta, përdorimin e shoqërive fiktive (Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus X OU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S. Shoqëri Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera) për kalimin e vlerave monetare të mashtrimit. Këto shoqëri që përdoreshin për aktivitetin kriminal, duke hapur llogari rrjedhëse të huaja (Lituani, Britani e Madhe, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani dhe Itali), duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin, si dhe përdornin qëndra thirrje (call center), në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktonin viktima (klientë) të shumta, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit. Autorët i propozonin viktimave, të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve on line në llogaritë rrjedhëse të huaja, të kompanive të mësipërme. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, nga grupi i strukturuar, këto para zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta.

Hetimi ka provuar plotësisht se të pandehurit kanë vepruar në shumë raste, për të cilat janë paraqitur kallzimet penale nga të dëmtuarit në Itali. Gjithashtu nga kontrollet dhe provat e sekuestruara, ka dyshime se numri i të dëmtuarve është shumë herë më i madh se i personave të dëmtuar që kanë kallzuar.

Dëmi ekonomik i shkaktuar, që është provuar nga hetimi, duke iu referuar në mënyrë ekskluzive të ardhurave nga mashtrimet e kallzuara, si dhe ato të arritura nëpërmjet përdorimit të kompanive fiktive, arrin në vlerën 3 000 000 Euro (ka dyshime që kjo vlerë të jetë shumë më e madhe, duke konsideruar të dëmtuarit, që nuk kanë kallzuar mashtrimet ndaj tyre).

Të pandehurit me përvetësimin e shumave monetare, kanë kryer një numër të madh veprimesh të transferimit në llogari të kompanive të shumta të hapura në Shqipëri, me qëllim fshehjen dhe mbulimin e origjinës së paligjshme të parave. Gjithashtu, me këto para të fituara në mënyrë të paligjshme nga mashtrime, kanë kryer transaksione të shumta, duke blerë pasuri të paluajtshme

Nga hetimi është arritur të identifikohen dhe sekuestrohen si, pasuri të derivuara nga ky aktivitet kriminal, llogari bankare me depozita në vlerën rreth 205 000 Euro, si dhe pasuritë e mëposhtme në Tiranë:

Pasuri me sipërfaqe 62m², e llojit apartament;

Pasuria me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament;

Pasuri me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament,

Pasuria me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are.

Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligjshëm janë të përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë Nr.166/1 të vitit 2021, për të njëjtat vepra penale.

spak

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!