Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Policia bën me dije se pas një hetimit 3-javor është arritur të zbulohet se 42-vjeçari me iniciale M.A përgatiste doza me kokainë në një servis dhe më pas i shpërndante, kryesisht në lokalet e natës.
HIMARË- Një 42-vjeçar është arrestuar në Himarë. Policia bën me dije se pas një hetimit 3-javor është arritur të zbulohet se 42-vjeçari me iniciale M.A përgatiste doza me kokainë në një servis dhe më pas i shpërndante, kryesisht në lokalet e natës.
Gjithashtu janë sekuestruar doza me kokainë, peshore elektronike, 2 aparate celulare dhe një automjet. Ndërkohë policia po punon për kapjen e pronarit të servisit, ku përgatitej lënda narkotike.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Finalizohet operacioni policor “Parts 21” pas një hetimi proaktiv trejavor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizimi i operacionit nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe me mbështetjen e Forcës së posaçme “Shqiponja”.
Po përgatiste doza me kokainë, me qëllim shpërndarjen e tyre në lokalet e natës në Himarë, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari. Punohet për kapjen e pronarit të servisit, ku përgatitej lënda narkotike. Sekuestrohen doza me kokainë, peshore elektronike, 2 aparate celulare dhe një automjet.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Tempulli”, specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në inteligjencën policore, referuan materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për disa shtetas që ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Himarë. Pas një hetimi me metoda proaktive për një periudhë trejavore, me mbështetjen edhe të Forcës së posaçme “Shqiponja”, është finalizuar operacioni policor i koduar “Parts 21”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
M. A., 42 vjeç, banues në Vlorë. Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe proceduriale, si dhe dokumentimit me pamje filmike, të kryera gjatë hetimit proaktiv, ka rezultuar se shtetasi M. A. kishte siguruar një ambient (servis makinash) në fshatin Qeparo, ku pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza për ta shitur më pas kryesisht në lokalet e natës në Himarë.
Gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. Ç., 37 vjeç, banues në Qeparo, pronar i servisit të makinave, i cili ia kishte lënë këtë ambient në dispozicion 42-vjeçarit, për të përgatitur lëndën narkotike si dhe e ndihmonte atë me shpërndarjen, duke iu shmangur kontrolleve të Policisë.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike, dy aparate celularë dhe një automjet tip “Benz”. Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Foto nga ceremonia TIRANA- Janë diplomuar në një ceremoni 85 oficerët më të rinj të Forcave të Armatosura q&eu...
pamje nga vendngjarja SERBI- Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, Drejtorisë së Polic...
fotot ilustruese ITALI- Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Bëhet me dije se i riu posedonte kokainë.&nbs...
FIER- Tetë persona janë proceduar në Fier për vepra pena të ndryshme. Gjithashtu u proceduan pasi kishin kryer vepra penale si mashtr...
Foto ilustruese KORÇA- Dy persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht në Korçë pë...
fotot ilustruese ELBASAN- Katër persona janë proceduar në Elbasan për vepra penale të ndryshme. Dy të parët u proceduan ...
Foto ilustruese TIRANA- Debati nëse plazhet në Shqipëri janë të mbushura me njerëz apo bosh, u zhvendos te shqetësimet p...
fotot ilustruese ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga disa persona të moshës 46, 64, 47 vjeç dhe një 43-vje&...
fotot ilustruese ELBASAN- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e stome në Elbasan. Bëhet me dije se 30-vjeçari m...
TIRANË- Drejtoria e Policisë Rrugore ka bërë një bilanc të 1 jave nga monitorimi kryesisht në zonat bregdetare. Bëhet e ...