1 Shtator 2025, 21:58
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë anëtarëve.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në mesin e vitit 2025 numri i anëtarëve të fondeve arriti në 48 241 anëtarë, në rritje me 7.4% që nga fillimi i këtij viti dhe me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme në dekadën e fundit dhe është në nivelet më të larta historike. Megjithatë, depërtimi i pensioneve private ngelet ende në nivele modeste. Individët që kontribuojnë për një pension privat përbëjnë afërsisht 6.5% të numrit të kontribuuesve në skemën publike të sigurimeve shoqërore.
Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit qershor të këtij viti arriti në 8.6 miliardë lekë, 7.3 miliardë lekë, në rritje me 9.7% që nga fillimi i vitit dhe me 17.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, nëse përfshijmë edhe fondet e mbyllura të pensionit, vlera totale e aseteve është ndjeshëm më e lartë, me afërsisht 13.9 miliardë lekë.
Asetet e fondeve të pensioneve janë të investuara kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare. Për nga vlera e aktiveve, tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.
Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, që hyri në fuqi në fund të vitit 2023, ka sjellë rritje të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.
Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor të kontributeve për pensione private është rritur në nivelin e pagës minimale të miratuar, që ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet arrin në 480 mijë lekë në vit. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.
Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.
Aktualisht, në tregun e pensioneve private janë aktive gjashtë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri administruese.
Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 40.83% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Max Pension me 36.19%, Raiffeisen Pension me 10.51%, Albsig Pension me 9.77%, Smart Pension, me 1.44% dhe Sigal Pro Pension, me 1.27%.
Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Max Pension me 38.09% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 30.34%, Raiffeisen Pension, me 20.55%, Albsig Pension me 9.36%, Smart Pension, me 1.13% dhe Sigal Pro, me 0.52%./MONITOR
pension privat
Aktualitet
1 Shtator 2025, 21:41
r.ll
foto nga vendngjarja
BRITANI- Një i ri shqiptar është goditur për vdekje me thikë nga kushëriri i tij në Leeds të B...
Aktualitet
1 Shtator 2025, 21:18
Jordyn Dahl
shezllonet ne jale
TIRANË- Tre orë e gjysmë në jug të kryeqytetit, Tiranë, një rrugë dredha-dredha të ç...
Aktualitet
1 Shtator 2025, 20:31
r.ll
ramazan rraja
TIRANË- Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rrajë, ka lënë ditën e sotme qelinë p&e...
Aktualitet
1 Shtator 2025, 19:59
Esmeralda Topi
foto ilustruese
TIRANË- Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan nisi puna ...
Aktualitet
1 Shtator 2025, 19:24
r.ll
miklovan dakaj
TIRANË- Trupi i pajetë i 30-vjeçarit, Miklovan Dakaj është gjetur i pajetë në bregun e Marbellas në...
Aktualitet
1 Shtator 2025, 19:10
r.ll
miklovan dakaj
SPANJË- Miklovan Dakaj, 30 vjeç, është gjetur i vdekur në bregun e Marbellës pasi ishte raportuar i zh...
Aktualitet
1 Shtator 2025, 18:59
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Drejtori i ri i komanduar i Policisë Rrugore të Tiranës do të jetë Neritan Buzi. Caktimi i tij n...
Aktualitet
1 Shtator 2025, 18:27
r.ll
droga dhe parate e sekuestruara
ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi akuzohet se dre...
Aktualitet
1 Shtator 2025, 17:41
E. D
foo ilustruese
KOSOVË- Në të gjitha shkollat në Kosovë sot nisi viti i ri shkollor 2025-2026. Ndërkohë, ka vazhduar proc...
Aktualitet
1 Shtator 2025, 17:16
foo ilustruese
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) u bëri apel qytetarëve q&e...