11 Shkurt 2023, 19:29
Nga F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Një 21-vjeçar me inicalet G. H., banues në Durrës është shoqëruar nga efektivë të Policisë së Tiranës pasi është pikasur teksa qëndronte i veshur me uniformë policie me logo e stema të vjetra, e cila nuk përdoret aktualisht nga shërbimet e Policisë. I riu është ndaluar nga efejtivët dhe është pyetur për arsyet e qëndrimit dhe të veshjes që mbante, por ai u ka paraqitur një dokument të vjetër Policie, të dyshuar të falsifikuar. Për rrjedhojë është shoqëruar në komisariat dhe është marrë në pyetje. Nuk dihet nëse 21-vjeçari ka pasur lidhje me organizimin e protestës që u zhvillua sot nga Opozita, e cila nisi sot në orën 12:00 dhe u mbyll vetëm një orë e gjysmë më vonë.
Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë tubimit të ditës së sotme, shërbimet e Policisë kanë vijuar monitorimet në terren, për mbarëvajtjen e tubimit dhe për evidentimin e çdo paligjshmërie. Gjatë monitorimeve, rreth orës 12:15, në afërsi të dy kullave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetas të veshur me uniformë policie me logo e stema të vjetra, e cila nuk përdoret aktualisht nga shërbimet e Policisë. Në momentin e ndalimit për verifikim nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka paraqitur një dokument të vjetër Policie, të dyshuar të falsifikuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, shtetasin G. H., 21 vjeç, banues në Durrës, dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u procedua penalisht, në gjendje të lirë, për veprat penale "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".
policia e tiranes
Aktualitet
11 Shkurt 2023, 19:04
F.M
Matteo Messina Denaro
ITALI- Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga udhëtimet e Matteo Messina Denaro, bossin e mafias italiane q&...
Aktualitet
11 Shkurt 2023, 16:46
F.M
Spanjë
SPANJË- Gjashtë persona, mes tyre dhe shqiptarë, janë vënë në pranga pasi akuzohen për prodhim dhe traf...
Aktualitet
11 Shkurt 2023, 16:35
F.M
Bombol gazi
MEMALIAJ- Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në Memaliaj. Për pasojë, shtëpia ka sh...
Aktualitet
11 Shkurt 2023, 16:00
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 332 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë ...
Aktualitet
11 Shkurt 2023, 15:39
F.M
Kryeministria
TIRANË- Dyert e blinduara janë hequr nga kryeministria dhe policia është larguar. Sheshi është zbrazuar pas pro...
Aktualitet
11 Shkurt 2023, 15:34
F.M
Kryeministria
TIRANË- Një efektiv policie ka mbetur i lënduar lehtë në protestën e mbajtur sot nga Opozita. Mësohet se e...
Aktualitet
11 Shkurt 2023, 15:20
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Një plagosje me thikë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në lagjen nr.1...
Aktualitet
11 Shkurt 2023, 15:13
F.M
Zjarr
VLORË- Një zjarr ka rënë sot në kodrat e fshatit Rroms të Selenicës. Mësohet se flakët po djegin edhe py...
Aktualitet
11 Shkurt 2023, 15:18
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Tërmet në Korçë. Zona e Korça është lëkundur pak çaste më par&eu...
Aktualitet
11 Shkurt 2023, 15:09
F.M
Kryeministria
TIRANË- Tre persona, mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët kanë hedhur tymuese në dyert e...