"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
ME VIDEO/ Makina e policisë u hap rrugë grabitësve të bankës, mungesa e reagimit
E vetmja gjë që bën makina e shtetit është një manovër për të bllokuar rrugën, por as për këtë gjë nuk ia del dot.
5 Qershor 2022, 18:58Nga F.M
Makina e policisë së Shtetit (majtas); makina e grabitësve (djathtas)
MALËSI E MADHE- Pamjet e plota të grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Koplik kanë nxjerrë në dritë dhe mungesën e reagimit në kohë nga Policia e Shtetit. Siç shihet në pamjet e mëposhtme, makina e tre grabitësve që dalin me çantat plotë me para nga banka përballet me mjetin e Policisë së Shtetit. E vetmja gjë që bën makina e shtetit është një manovër për të bllokuar rrugën, por as për këtë gjë nuk ia del dot.
Mjeti ndalon dhe rruga mbetet e lirë për tre grabitësit që sot u vunë në pranga, Bekim Gurraj, Armir dhe Admir Shabaj. Për këtë pjesë e mungesë reagimi, Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë detaj. E vetmja gjë që është raportuar nga mediat ditën e grabitjes, më 9 maj, ishte përballja me një efektiv policie.
Por, kur shohim këto pamje ngrihet pikëpyëtja: A do të mund të ishin ndaluar grabitësit nëse efektivët do të kishin reaguar në kohë?