LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më vodhën pensionin”, profesori i njohur denoncon skandalin e Postës Shqiptare: Në dy fatura nuk kam firmosur unë

Pas ankesës, profesori bashkë me gazetarët e Fiks Fare shkon te zyra postare në afërsi të Maternitetit të Ri në Tiranë. Ditën e parë i thonë se nuk është drejtoresha.

19 Shtator 2022, 21:17 Nga DOSJA
“Më vodhën pensionin”, profesori i njohur denoncon
Pedagogu Kristaq Bërxholli

TIRANË- Një profesor i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Kristaq Bërxholli, denoncoi në emisionin investigativ Fiks Fare skandalin e radhës të vjedhjes së pensioneve nga punonjësit e Postës Shqiptare.

Z.Bërxholli, që për vite me radhë ka qenë drejtor i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, u ankua se punonjësit i kanë përvetësuar 2 muaj pensionin, me një vlerë 128 mijë lekë të reja. Denoncimi vjen pas publikimit në vijimësi nga Fiks Fare të skandaleve të vjedhjes së pensioneve në zyrat postare në Kavajë, Laç dhe Peshkopi.

Por, në këtë hartë mungonte kryeqyteti! Profesori u ankua se punonjësit filialit të postës në Tiranë, të zyrës përballë Maternitetit “Koço Glozheni”, i kanë marrë pensionin e muajve prill dhe maj 2019. Sipas tij, në vitin 2019, ka pasur një problem shëndetësor dhe ka shkuar në Gjermani te vajza për tu kuruar. “Kam ikur në mars dhe kam ardhur në 16 prill. Më pas, kam ikur në datë 27 prill dhe kam ardhur në vjeshtën e vitit 2021, ku jam kuruar për problemin që kam pasur. Kur kam ardhur, kam kontaktuar me postën për të marrë pensionin. Kam marrë njëherë disa muaj të 2019-ës, ku kam parë se mungonte prilli dhe maji. Në këto dy muaj, shuma ishte rreth 1.2 milionë lekë të vjetra. Kam folur me Postën më kanë thënë se do e rishohin dhe njëherë me muajt e tjerë” denoncoi profesori.

Më tej pohoi se pensioni i shkonte në shtëpi. “E kërkova vetë, pasi posta iku nga lagjja te Brryli dhe shkoi afër Qytetit Studenti. Fola me atë postierin, ja do e rregullojmë. Kam marrë muajt e 2020-ës dhe 2021-shit, por sërish s’kam marrë prillin dhe majin e 2019-ës. Kam bërë ankesa te zyra postare, te Drejtoria e Tiranës, kryeministrit por sërish asnjë masë. Më thonë jo e kemi hequr postierin, e kemi çuar diku, por mua s’më intereson. Dua vetëm pensionin tim! Deri tani vetëm më sorollatin” vijoi z.Kristaq Bërxholli, ndërsa thotë se ka parë faturat e atyre dy muajve, ku nuk është firma e tij.

Pas ankesës, profesori bashkë me gazetarët e Fiks Fare shkon te zyra postare në afërsi të Maternitetit të Ri në Tiranë. Ditën e parë i thonë se nuk është drejtoresha. Shkon edhe të nesërmen dhe takon drejtoreshën. Drejtoresha e zyrës dhe punonjësit i thonë se duhet të interesohet te Drejtoria e Postës së Tiranës, por pasi i thonë se s’kanë mundësi të lëvizin, duan informacion, ajo i thotë se “është e vërtetë që të janë mbajtur ato dy muaj”. Madje, punonjësi ka ikur nga ajo detyrë dhe është transferuar diku tjetër. Drejtoresha i thotë se kanë bërë krahasimet e firmave në të kaluarën dhe të atyre dy muajve. Madje, krahasimet i kanë bërë specialistët e postës ku dolën në konkluzionin se firmat nuk ishin të njëjta. Por, për këto problem duhet të merret Drejtoria e Shërbimeve. Punonjësja i thotë disa herë se korrieri që shpërndante lekët fillimisht është larguar nga detyra e shpërndarjes dhe është çuar në një punë me letra, jo me lekë. Më pas u thotë se e ka referuar rastin te eprorët dhe është në pritje. “Nuk ua zgjidh dot unë, por eprorët e mi” ishte përgjigjja përfundimtare e saj.

Pas kësaj përgjigje, Fiks Fare u interesua te eprorët e drejtoreshës. Drejtori i Filialit të Postës në Tiranës Shpati Kolgega, në këtë përgjigje thotë se ka pyetur korrierin dhe janë zhvilluar disa takime, madje i kanë vënë në dispozicion profesorit dokumente për ta ndjekur në instanca të tjera. Pyetjes se, a do t’i jepet pensioni z. Berxholli, drejtori na u përgjigj se “nuk është kompetencë e jona ligjore verifikimi i firmës dhe dalja në një përfundim nëse kemi të bëjmë me një falsifikim apo jo, por është e organeve kompetente”.

Më tej pohon se filiali Tiranë i Postës Shqiptare i ka dërguar një kërkesë për verifikim të nënshkrimit Policisë së Shtetit dhe janë ende në pritje të një përgjigje. Fiksi e pyeti drejtorin nëse ka marrë ndonjë masë për punonjësin. Ai na u përgjigj se janë marrë masa ndaj rastit në fjalë dhe deri në një përgjigje përfundimtare punonjësi i përfshirë në këtë situatë është pezulluar.

Marrë nga TopChannel

kristaq bërxholli

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë