LIVE UPDATES
Aktualitet

Mediat italiane jehonë investigimit të Piranjave: Mes saunave dhe udhëtimeve, jeta e policëve italianë në Shqipëri

Policët italianë kanë treguar për gazetaren e maskuar si turiste, se jetesa e tyre në vendin tonë është po ashtu si turistë. Ato janë shprehur se kanë arritur të vizitojnë qytete të tjera përveç Shëngjinit.

7 Dhjetor 2024, 14:52 Nga r.ll
Mediat italiane jehonë investigimit të Piranjave: Mes saunave dhe
foto ilustruese

ITALI- Investigimi i emisionit "Piranjat" brenda resortit ku janë akomoduar efektivët e policisë italiane në Shëngjin ka bërë bujë në mediat e Italisë.  Ishte "La Repubblica" ajo që fillimisht i kishte kushtuar një shkrim këtij investigimi ku pasqyrohej, puna e gazetares së Piranjave, Luela Gaxhja. Kjo e fundit e maskuar si turiste ka hyrë brenda resortit me 5 yje "Rafaelo" dhe ka mundur të flasë edhe me oficerët italianë, akomodimi i të cilëve është deri suksesi i vetëm i marrëveshjes Rama- Meloni. 

"La Stampa" po ashtu i ka bërë jehonë këtij inevstigimi disa ditor brenda resortit në të cilin ndodhen të akomoduar rreth 100 policë italianë dhe ku gjithçka është tepër e kontrolluar dhe e survejuar.

"Qendrat e emigrantëve, edhe pse bosh, janë të hapura dhe forcat e policisë të vendosura në hotelin Rafaelo, një super luks, kanë mbetur. Kështu programi televiziv shqiptar Piranjat, intervistoi disa agjentë të vendosur në Gjadër. Historia e tyre nuk duket aq shumë si ajo e një misioni, por e një pushimi të këndshëm: sauna çdo ditë "sepse gjithçka është falas këtu", udhëtime turistike në Shkodër, Durrës dhe Tiranë, shëtitje të gjata dhe mbrëmje në diskotekë." thuhet ndër të tjera në artikull.

Mediat italiane jehonë investigimit të Piranjave: Mes saunave dhe

"Open Online" shkruan sesi agjentët e policisë italiane kanë treguar për emisionin investigativ Piranjat, të gjitha përfitimet e marra deri dhe pa nxjerrë asnjë qindarkë nga xhepi. 

"Policët e përgjuar nga një gazetar i programit shqiptar investigativ përshkruajnë të gjitha përfitimet e marra deri më tani, pa paguar asnjë euro. Sauna falas çdo ditë, udhëtime turistike në Shkodër, Durrës dhe Tiranë, por edhe kërcime në disko. Kjo është “dolce vita” e oficerëve të policisë italiane, të vendosur në Shëngjin, qytetin shqiptar ku ndodhet një nga dy qendrat e emigrantëve të krijuar nga qeveria Meloni. Qendrat deri tani bosh për shkak të dënimeve të gjyqtarëve të Gjykatës së Romës dhe rregulloreve evropiane.", shkruan media italiane. 

Mediat italiane jehonë investigimit të Piranjave: Mes saunave dhe

"“Na paguajnë që të jemi turistë”. Mes saunave dhe udhëtimeve, jeta e ëmbël e policëve italianë në Shqipëri!", është titulli me të cilin "Huffingtonpost.it" ka shkruar për investigimin e Piranjave. 

Policët italianë kanë treguar për gazetaren e maskuar si turiste, se jetesa e tyre në vendin tonë është po ashtu si turistë. Ato janë shprehur se kanë arritur të vizitojnë qytete të tjera përveç Shëngjinit. Po ashtu kanë treguar edhe për trajtimin që përfitojnë në resortin me 5 yje, ku kanë sauna, banjë turke, pishinë, palestër dhe dhomë relaksi. 

"Kamerat e fshehta të programit shqiptar “Piranjat” filmojnë deklaratën e agjentëve italianë që qëndruan në detyrë në Shëngjin, qytetin shqiptar ku ndodhet një nga dy qendrat e emigrantëve të themeluar nga Giorgia Meloni. Ndonëse qendrat e Shëngjinit dhe Gjadërit nuk janë funksionale, policia ka qëndruar e akomoduar në resortin superluksoz Raffaello. Janë afërsisht njëqind agjentë, në shërbim me pagesë të rregullt të misionit ndërkombëtar, e barabartë me 100 euro në ditë plus dhomën dhe ushqimin. Agjentët, të pavetëdijshëm se ishin filmuar, i shoqëruan dy korrespondentët e Piranjat fillimisht në treg për të blerë cigare, më pas në breg të detit." shkruhet në artikull ndër të tjera. 

Mediat italiane jehonë investigimit të Piranjave: Mes saunave dhe

ARTIKULLI I PLOTË I PIRANJAVE:

Shqipëria dhe Italia, një histori e gjatë dashurie. Një raport i shoqëruar me  bashkëpunime, me disa pushtime nga më i forti, por edhe me mikpritje dhe dhënie ndihme në ditë të vështira. Sidoqoftë, jo gjithmonë gjërat kanë marrë drejtimin e duhur. Si në rastin më të fundit, aq i kontestuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në 6 nëntor të vitit që shkoi në Romë, do të nënshkruhej një marrëveshje midis kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, për strehimin e emigrantëve të paligjshëm, e cila parashikonte ngritjen e dy qendrave në territorin Shqiptar. Njëra në Shëngjin, si qendër pritjeje, dhe tjetra në Gjadër, një kamp me kapacitet prej 3000 personash, rreth 8 km larg nga qyteti i Lezhës, aty ku do të akomodoheshin më pas emograntët e ardhur kryesisht nga vendet e afrikës.

Sipas akordit, të dy objektet do të konsideroheshin territor italian dhe gjithashtu do të kishin personel Italian që do të kujdesej  për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e saj. Ndërsa siguria e jashtme do të bëhet nga rojet shqiptare. Italia do  të merrte përsipër të gjitha shpenzimet e këtij operacioni, rreth  670 milionë euro për pesë vjet Kjo marrëveshje e cila u votua në parlamentin italian më 15 shkurt të këtij viti shkaktoi debate dhe protesta si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri. Nga nënshkrimi i kontestuar i kësaj marrëveshjeje, tashmë ka kaluar thuajse se një vit.

Shteti italian u përpoq në një rast të sillte një grup emigrantësh të cilët u akomoduan në Shëngjin për vetëm XX dite, por një gjykatë në Romë vendosi transferimin e tyre në Itali, duke e konsideruar si shkelje e të drejtave të njeriut këtë deportim në Shqipëri. Por çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj periudhe në territorin e ashtuquajtur italian të Shëngjinit dhe Gjadrit? A po funksionon ky akord aq i përfolur?  Duket se suksesi i vetëm i marrëveshjes, deri tani është akomodimi i stafit italian të kampeve, shumica policëve dhe karabinierë, në një resort luksi me pesë yje në qendër të Shëngjinit, fare pranë bregut të detit.

Piranja Luela Gaxhja kreu një investigim disa ditor brenda resortit ku janë akomoduar policet Italian. Brenda këtij resorti qëndrojnë rreth 100 policë italianë, gjithçka është tepër e kontrolluar dhe e survejuar. Në fakt, interesimi i gazetarëve për këtë projekt bashkëpunimi mes dy qeverive, i cili është në prag të dështimit, ka qenë tepër i madh. Ndaj dhe rojet e sigurisë tregohen të kujdesshëm në hyrje daljet e individëve të panjohur. Dhe kjo duket se është arsyeja e këtyre masave të rrepta brenda resortit me pesë yje. Sidoqoftë, pavarësisht pamundësive për të patur kontakt me policët italianë si gazetare na u desh të hiqeshim si turiste duke depërtuar brenda ambienteve ku ata qëndronin... Dhe ju sigurojmë se bisedat me ta, ishin tepër interesante.

Që në frazat e para, policët italianë shfaqin menjëherë interes për tu njohur me ne. Dhe për të qenë më të sigurtë nga syt kureshtarë, kërkojnë ta fshehin faktin që janë policë, pavarësisht stemave që kanë në gjoks. Pas disa bisedave të shkurtëra njohjeje, në hyrje të hotelit, i afrohemi një tjetër polic, i cili duket më i afrueshëm, dhe ka gjithë gatishmërinë për të komunikuar me ne....

Edhe polici i dytë si dy të parët, gënjen për arsyen e pranisë së tij në Shëngjin, duke u hequr si turist.Pas disa bisedave ata pranojnë se janë policë Italian që kanë ardhur për të ruajtur kampin e Gjadrit dhe Shëngjinit. Ata nisin të na tregojnë rreth aktivitetetve dhe punës që kryejnë në “territorin Italian” shqiptar. Një marrëveshje që edhe sipas personave që duhej të kujdeseshin për qendrën, është e dështuar... Por siç e thanë dhe agjentët italian, gjithçka bëhet për lekë. Praktikisht një jetë luksi me paratë e qytetarëve italianë. Fundja pse jo? Çfarë duhet të bëjnë tjetër në një qytezë si Shëngjini, që gjatë dimrit është thuajse e shkretë? 

marreveshja shqiperi-itali per emigrantet la stampa openonline huffingtonpost


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet