LIVE UPDATES
Aktualitet

Merkato e TV! Valbona Selimllari rikthehet si moderatore, Donaldi dhe Bora bashkë në “Dancing with the stars”

Me shumë interes do të përcillen edhe dy formatet e njëjta. “Dance with me” në Tv Klan dhe “Dancing with the Stars” në Top. Pjesëmarrja e Bora Zemanit si moderatore ka shtuar edhe më shumë interes, duke ditur se përballë do të jetë edhe Donald Veshaj. Çifti, që tashmë janë ribashkuar, pritet të dhurojnë një spektakël të mirëfilltë në mbrëmjet e spektaklit.

31 Korrik 2022, 12:16 Nga A.B
Merkato e TV! Valbona Selimllari rikthehet si moderatore, Donaldi dhe Bora
VIP-at

TIRANË- Kemi lënë pas një sezon të ngjeshur televiziv, që bëri për vete publikun. Tashmë personazhet janë duke pushuar, por duket se ethet e sezonit të ri, i kanë kapur tashmë. Nga ato që kemi mundur të mësojmë, televizionet e kanë bërë gati tashmë programacionin për shtatorin, ku një sërë formatesh të reja do të vijnë për publikun.

Me shumë interes do të përcillen edhe dy formatet e njëjta. “Dance with me” në Tv Klan dhe “Dancing with the Stars” në Top. Pjesëmarrja e Bora Zemanit si moderatore ka shtuar edhe më shumë interes, duke ditur se përballë do të jetë edhe Donald Veshaj. Çifti, që tashmë janë ribashkuar, pritet të dhurojnë një spektakël të mirëfilltë në mbrëmjet e spektaklit.

Nga ana tjetër, përballë tyre do të jetë Ilir Shaqiri. Kohët e fundit është përfolur se balerini i kishte thënë po ofertës për të shkuar në Tv Klan si kryetar jurie te “Dance with me”, por në fakt ky lajm është i pavërtetë. Fituesi i “Big Brother” do të jetë nën logon e Top, por jo vetëm kaq. Një tjetër emër i Klan i bashkohet “Dancing with the stars”. Kështu, pas disa vitesh si pjesë e jurisë së “Dance with me”, Valbona Selimllari do të jetë në juri së bashku me Ilirin.

Sezoni i ri televiziv duket se do të shënojë një rikthim për ish-missin shqiptar. Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, ajo ka përgatitur edhe një projekt tjetër, një format me djem e vajza të rinj dhe me gjasa edhe ky emision do të transmetohet në Top Media. Duket se kjo është pika e nisjes së një marrëveshje të re mes Valbonës, që për shumë vite ka qenë pjesë e Klan. Duket se projekti i saj nuk u pranua nga ky televizion, duke e dërguar projektin në zyrat e Top-it ku dhe duket se gjithçka po merr rrugë.

Ndërkohë kanë nisur të zbulohen edhe emrat e parë të konkurrentëve të tjerë të “Dancing with the stars”, ku veç Donaldit, do të jetë edhe Ardit Çuni konkurrent, por emra të tjerë të përfolur janë edhe Vlashent Sata, Ronela Hajati, Dj Pm, Beniada Nishani. Ndërkohë është konfirmuar tashmë kalimi i Ori Nebiajt te “Përputhen”, që vitin e ardhshëm do të vijë tërësisht i ndryshuar si format.

Rrjedhimisht, ajo largohet nga emisioni i mëngjesit, së bashku me Islin. Pas kaq shumë kohësh, dyshja e njohur televizive thuhet se do të merren me projekte të tjera. Isli do të jetë pjesë e “Dancing with the stars”, por është e paqartë nëse do të jetë pjesëmarrës si konkurrent apo si prezantues në “Gold Room” (dhoma ku qëndrojnë konkurrentët). Nga ana tjetër, me shumë interes pritet edhe kasta e personazheve të “Dance with me”, që këtë vit do të ketë edhe njerëz nga fusha e biznesit.

Ndër të tjerë, Rudina Magjistari është ftuar të marrë pjesë në këtë format, por edhe Marina Vjollca e Anxhela Peristeri. Të dyja formatet do të jenë “kokë më kokë” për të mbajtur publikun mbërthyer. E pyetur nga gazetari në lidhje me ethet e konkurrencës, moderatorja dukej shumë e sigurt, teksa u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy.

“E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu, ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurrencë. Kush bën gjëra të mira, i jap dorën”, u shpreh Vejsiu.

Ndërkohë që Klan është në bisedime për të marrë Kledi Kadiun si kryetar jurie, por edhe Klaudia Pepën. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se ndryshime do të ketë edhe në emisionet e tjera të këtij kanali, që do të përpiqen të sjellin një frymë të re, ndryshe nga emisionet tradicionale që kanë pasur prej vitesh.

Ndërkohë, nga ana tjetër, ende pa një datë për emisionin e saj, ka mbetur Einxhel Shkira. Moderatores iu premtua formati që do t’u vijë në ndihmë të femrave, megjithatë në axhendat e këtij televizioni ende nuk ka një plan për ta vënë në zbatim këtë emision. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, vështirë se Einxhel do të jetë në ekran edhe në janar, kur fillon sezoni i dytë televiziv.

Ndërkohë që vëllezërit Veshaj do të vijnë së shpejti me sezonin e dytë televiziv, duke sjellë disa risi në formatin e tyre. Ndonëse duket si një sezon pushimesh, korridoret e televizioneve kanë nisur tashmë të “ziejnë”, ku dinamikat janë shumë të larmishme. Do të na duhet të presime edhe pak javë, për të zbuluar edhe lëvizjet e fundit, përpara startit në shtator./Panoramaplus

donald veshaj bora zemani dancing with the stars

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit