LIVE UPDATES
Aktualitet

Merr fund vuajtja, Anisa Veseli kryen operacionin, gjithçka nga prapaskenat

Njëri mjek që kishte deklaruar se skolioza e saj duhej trajtuar me not dhe palestër, dhe tjetri që kishte qenë kategorik për ndërhyrje kirurgjikale.

4 Prill 2025, 21:46 Nga N.F
Merr fund vuajtja, Anisa Veseli kryen operacionin, gjithçka nga
Anisa Veseli

KOSOVË- Për dy episode njëri pas tjetrit ju kemi treguar historinë e Anisa Veselit, këngëtares 23 vjeçare nga Prishtina e cila vuan prej 12 vitesh nga një deformim i shtyllës kurrizore, apo sic njihet në terma mjekësorë, skoliozë. Në gjithë këto vite ajo dhe familja e saj kanë bërë përpjekje për të ndrequr këtë anomali e cila sa vinte e shtohej. Por pa rezultat.

Rasti e deshi që Anisa të merrte pjesë në reality shoë BBVK, dhe aty t’i jepej premtimi për shërimin sa më të shpejtë, por gjërat nuk shkuan aspak ashtu siç 23 vjeçarja kishte shpresuar. Pas publikimit të kësaj historie e cila tregonte se si në emër të shoë-t një këngëtare e re vuante pasojat dhe askush nuk merrte përgjegjësitë, reagimet në mbështetje të Anisës ishin të shumta.

Dhe kuptohet, edhe gatishmëria për ta ndihmuar atë financiarisht për realizimin e ndërhyrjes. Por më përpara duheshin ribërë të gjitha ekzaminimet, për të vendosur nëse do të kishte ndërhyrje apo jo.

Kujtojmë se në dy vizita në Turqi, Anisa kishte marrë dy përgjigje të ndryshme. Njëri mjek që kishte deklaruar se skolioza e saj duhej trajtuar me not dhe palestër, dhe tjetri që kishte qenë kategorik për ndërhyrje kirurgjikale.

Prandaj, bashkë me vajzën dhe familjen e saj vendosëm të realizojmë një vizitë të specializuar tek njëri prej mjekëve më të mirë të fushës, Kamil Çagri Kose, edhe ai turk, i cili gjatë kësaj periudhe ndodhet  në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Pasi prenotuam takimin, u paraqitem atje bashkë me Anisën.... E mesuar me vizita të tilla që deri tani nuk janë finalizuar me ndërhyrjen e shumëpritur, Anisa duket disi skeptike. Që në nisje të vizitës, mjeku evidenton anomalinë, duke e shpjeguar me detaje situatën. Ky mund të quhet një kontroll i parë ende pa nisur ekzaminimet e detajuara, por pasi ka parë edhe të gjitha dokumentat e vizitave të mëparshme që Anisa ka bërë në këtë periudhë, mjeku është ulur për të thënë të tijën lidhur me rastin.

Pas këtij shpjegimi të Anisës lidhur me frikën që i ka shprehur mjeku në Turqi, dr. Kose nis ta sqarojë se si e sheh ai vetë këtë situatë... Pra, edhe mjeku ynë, është i bindur se duhet bërë ndërhyrje, njëlloj si njëri nga dy mjekët që kanë vizituar Anisën në Turqi....

Po cilat janë rreziqet nëse bëhet ndërhyrja? A janë të vërteta ato që i ishin thënë vajzës 23 vjeçare lidhur me efektet anësore që mund të shkaktojë operacioni i vështirë, në rast se realizohet? Po mundësitë për të vijuar karrierën artistike dhe jetën normalisht si çdo grua tjetër?

Kjo pyetje e Anisës e ka një logjikë, pasi gjatë ekzaminimeve në Turqi pak kohë më parë, i janë thënë shumë gjëra lidhur me atë që mund të ndodhë pas këtij operacioni. Por edhe këtu doktori i njohur tregohet i drejtpërdrejtë në çdo detaj.

Dhe pas këtij shtërngimi duarsh, vajza nuk humbi aspak kohë, por nisi ekzaminimet edhe njëherë nga e para. Por tani do të nisë pjesa më e vështirë për vajzën, ndërhyrja kirurgjikale, aq e shumëpritur për të dhe familjarët e saj.

Është e enjte 27 Mars 2025 dhe Anisa paraqitet në spital për tu përgatitur për operacionin. Pas disa konsultave të shkurtëra me stafin, ku pyetet për situatën aktuale shëndetësore, në dhomën e saj vijnë edhe familjarët, të cilët duken tepër të motivuar....

Pasi kemi mbetur vetëm me të, përfitojmë të ndërrojmë dy fjalë dhe të ndajmë me publikun emocionet e kësaj dite. Është diçka që nuk ju a kishim treguar ende, dhe preferuam që të ishte vetë Anisa që ta thonte...

Sepse, teksa kanë parë dëshpërimin tek kjo vajzë, pas mashtrimit që iu bë live në Klan Kosova, disa persona kanë kontaktuar direkt këngëtaren duke u ofruar për ta mbuluar financiarisht ndërhyrjen. Mes tyre edhe një nga personazhet më të dashur të shoëbizit të Tiranës, i cili ka refuzuar kategorikisht të identifikohet.

Lumturia dhe emocioni dallohen qartë në sytë e kësaj vajze, e cila ka vuajtur shumë për t’ia arritur kësaj dite... Rruga drejt sallës së operacionit ndërpritet nga përqafimet dhe kurajoja që familjarët i japin, ashtu siç ia kanë dhënë gjatë gjithë kohës këngëtares 23 vjeçare. Përpara hyrjes në sallë doktor Kose ka gjetur momentin të thotë dy fjalë për ne

Operacioni është i vështirë, dhe pritet që Anisa të dalë nga salla diku pas pesë orësh. Ndërsa mjeku dhe asistentët e tij vijojnë me ndërhyrjen, tensioni pas derës së sallës është i gjithi tek familjarët e Anisës. Lotët e Monit, vëllait të Anisës janë dëshmi e një ngarkese të mbledhur në vite tek kjo familje, pjesëtarët e së cilës janë kaq të lidhur me njëra tjetrën. Ndërkohë pak metër larg tyre, mjekët janë në krye të detyrës.

Pas plot pesë orësh pritje, më në fund në derën e sallës është shfaqur mjeku turk, i cili nga pamja duket i kënaqur me rezultatin. Një lajm më i mirë nuk mund të na jepej në këtë ditë të gjatë e të lodhshme. Pas doktori dhe asistentët e tij kanë lënë sallën, tani është radha e Anisës, e cila ende nën efektin e narkozës, shoqërohet nga infermieret në një ambient tjetër.

Kjo ditë e gjatë është mbyllur vërtetë e gëzueshme për të gjithë. Tashmë na mbetet ta lëmë të pushojë mikeshën tonë, për tu kthyer të nesërmen. Dhe me sa duket parashikimi i doktorit ishte i saktë. Anisën e gjetëm në këmbë.

Anisa e kapërceu me sukses këtë sfidë të vështirë, por tashmë e pret një tjetër betejë, ajo e rikuperimit nga ndërhyrja dhe rikthimi në normalitetin dhe përditshmerinë e saj, me angazhimet si artiste dhe me dashurinë e saj të madhe, muzikën... Larg hijeve që e ndoqën përgjatë këtyre muajve, që tashmë për të duken si një kujtim i largët dhe i parëndësishëm.

anisa veseli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj