6 Shkurt 2023, 12:58
Nga k.m.
Rozeta Dobi
TIRANË- Rozeta Dobi, pastruesja që akuzohet për vjedhjen e parave në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi, po merret sërish në pyetje. Marrja në pyetje po bëhet në ambientet e Komisariatit nr.3 në kryeqytet, Dobin, edhe më të gjatë, ndërsa parashikohet që ajo të pyetet për 4 orë. Sipas të dhënave paraprake mësohet se qëllimi i marjes në pyetje të Rozeta Dobit është mësimi i emrave që çonin eurot me çanta dhe me kuti, në banesën e Alda Klosit. Sipas gazetarit Elton Qyno për "OraNeës", marrja në pyetje e Rozeta Dobit, pritet të kryehet nga një Oficer i Policisë Gjyqësore dhe prokurorja e Tiranës, Mirela Çano, e cila prej më shumë se 1 muaj po ndjek hetimin e kësaj çështje.
Pyetja për herë të dytë e Dobit, është planifikuar pasi mbrëmjen e të remtes, pastruesja është pyetur shumë pak nga ana e oficerëve të policisë. Kjo pasi, mbyllja e orarit të burgut kushtëzonte vijimin e pyetjes së Dobit në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ndërsa hetues të tjerë, gjatë ditës së sotme, kanë kontrolluar në Tiranë dhe tre banesa të tjera, që janë në pronësi të Rozeta Dobit dhe bashkëshortit të saj, por rezultojnë me emra të ndryshëm në hipotekë. Megjithatë atje nuk është gjetur asgjë.
Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar 2 javë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi. Ajo po hetohet gjithashtu nga prokuroria.
Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.
Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici.
Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë disa javë më parë në SHBA, ku edhe po kurohej. Megjithatë duket se as i ndjeri nuk i justifikonte dot paratë, pasi e mbesa është vendosur në pranga./Dosja.al
rozeta dobi alda klosi
Aktualitet
6 Shkurt 2023, 12:25
A.B
Ngrica
VLORË- Ulja e temperaturave ka sjellë ngrica në rrugët e qytetit të Vlorës, qytet ku vazhdon të jetë i pezul...
Aktualitet
6 Shkurt 2023, 12:11
A.B
Debora
GRAMSH- Temperaturat e ulëta kanë lënë pa energji elektrike disa zona në Gramsh. Reshjet e dëborës dhe erëra...
Aktualitet
6 Shkurt 2023, 12:01
k.m.
Pamje nga aksioni
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për 4 personat e arrestuar që u kap...
Aktualitet
6 Shkurt 2023, 12:05
A.B
Moti
ELBASAN- Temperaturat e ulëta kanë prekur edhe Elbasanin. Autoritetet raportojnë se aktualisht po kalohet me zinxhirë në aksi...
Aktualitet
6 Shkurt 2023, 11:42
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- 4 persona janë vendosur në pranga në Brindisi të Italisë, pasi dyshohet se drejtonin një grup që ...
Aktualitet
6 Shkurt 2023, 11:37
k.m.
Droga e sekuestruar
TIRANË- Brikena Frakulli ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë për shpërnda...
Aktualitet
6 Shkurt 2023, 11:31
A.B
Moti
TIRANË- Vendi ynë është përfshirë, mëngjesin e sotëm, nga një mot i ftohtë e temperatura të ul&...
Aktualitet
6 Shkurt 2023, 11:28
A.B
Alda Klosi
TIRANË- Seanca gjyqësore për ish-zyrtaren e lartë në kabinetin e ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, do të zhvillohet...
Aktualitet
6 Shkurt 2023, 11:25
A.B
Moti
SHKODËR- Moti i keq në Shkodër ka sjellë borë dhe ngrica në zonat e thella malore. Temperaturat regjistrohen deri në...
Aktualitet
6 Shkurt 2023, 11:22
k.m.
Pamje nga banesa e djegur
POGRADEC- Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një banese në fshatin Lin të Pogradecit...