Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se zyrtarët me emrat Agron Balla dhe Klodian Gjeci merrnin para për të gjetur një vend pune te Drejtoria e Burgjeve në Durrës.
DURRËS- Dy zyrtarë në Durrës kanë rënë në pranga pasi merrnin ryshfet për favore punësimi. Mësohet se zyrtarët me emrat Agron Balla dhe Klodian Gjeci merrnin para për të gjetur një vend pune te Drejtoria e Burgjeve në Durrës. Të arrestuarit janë punonjës në Burgun e Durrësit të cilën në bashkëpunim me njëri tjetrin u premtonin punësim kundrejt 3 mijë eurove, pranë burgjeve.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar hetime në lidhje me proçedimin penal nr.18 viti 2021 që bën fjalë për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë proçedim penal, në bashkëpunim me policinë gjyqësore në Shërbimin e Kontrollit të Brëndshëm në Sistemin e Burgjeve, janë krijuar dyshime se shtetasit K.Gj dhe A.B, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të padrejta, në formën e shumave monetare, me qëllim për të ushtruar ndikim të paligjshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Shumat monetare janë kërkuar dhe janë marrë me qëllim për të bërë të mundur punësimin e një shtetasi në strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.55, datë 06.06.2023 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur: – Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim K.Gj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal. – Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A.B, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal. Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policise Durrës kanë ekzekutuar në datën 06.06.2023 masat e sigurimit personale të vendosura ndaj personave nën hetim të mësipërm. Hetimet paraprake për këtë proçedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.
teza e provimit TIRANË- Vetëm pak minuta nga hyrja e maturantëve në provim është publikuar sërish në rrjete so...
Zbardhen detaje zbardhur dosjen e arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe 9 personave të tjerë, mes të ci...
SPAK TIRANË-Zbardhen emrat dhe akuzat e ish-zyrtarëve që Prokuroria e Posaçme arrestoi ditën e djeshme, mes tyre edhe ish-k...
Aleko Myrtollari dhe Marjola Murtollari KORÇË- Aleko Myrtollari, i cili plagosi gruan e tij dy ditë më parë, është...
foto ilustruese ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet ndaj tre mjekëve dhe një administratori të një firme private, pas kal...
Foto Ilustruese DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në...
Foto ilustruese TIRANË- Nëntë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale ndërsa 2 prej tyre...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me arrestimin të ish-kryebashkiakut të Durrësit,...
Thanas Bako GREQI- Një operacion i përbashkët i Europol, policisë holandeze dhe policisë greke, bën të mundur arrestimin...
Vangjush Dako TIRANË- Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është dërguar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga...