LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mesazh me tritol”/ Si u ndryshua lajmi dhe u hoqën inicialet e biznesmenit në Dhërmi: "Konkurenti" përdori Ford Focus për lëndën plasëse

Qyno kishte publikuar lajmin e djegies së një automjeti në Dhërmi, që dyshohej se ishte përdorur në vënien e tritolit në një hotel në ndërtim e sipër.

26 Nëntor 2024, 23:17 Nga r.ll

 

“Mesazh me tritol”/ Si u ndryshua lajmi dhe u hoqën inicialet e
foto ilustruese

 

TIRANË- Në dosjen hetimore të SPAK, të siguruar nga Dosja.al, për goditjen e grupit të Suel Çelës, thuhet se nga bisedat në Sky ECC, dyshohet se gazetari Elton Qyno ka marrë informacion në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Himarë, më 10 nëntor 2020.

Qyno kishte publikuar lajmin e djegies së një automjeti në Dhërmi, që dyshohej se ishte përdorur në vënien e tritolit në një hotel në ndërtim e sipër. Gazetari shkruante se ky mesazh dyshohet të jetë bërë nga konkurentë të biznesmenit, dhe që operonin në të njëjtën zonë. Ky shkrim është publikuar i plotë edhe te Dosja.al, duke iu referuar gazetarit Elton Qyno.

PJESË NGA DOSJA E SPAK:

Nga konteksti i përgjithshëm i bisedës dyshohet se Elton Qyno ka marrë informacion në lidhje me një ngjarje kriminale që ndodhur në Himarë më datë 10.11.2020. Më datë 11.1.2020

Në portalin online mediatik shqiptarja.com, me link https://shqiptarja.com/lajm/djegia-e- makines-ne-dhermi-targat-jane-vjedhur-ne-durres-dyshihet-se-është-përfshirë-në-ngjarje- kriminale në orën 15:53 gazetari Elton Quno publikon lajmin me titull "Djegia e makinës në Dhërmi, targat janë vjedhur në Durrës! Dyshohet se është përfshirë në ngjarje kriminale". Ndër të tjera gazetari shkruan: Automjeti "Ford Focus", i gjetur i djegur mesnatën e djeshme në Himarë, ka shumë dyshime se i përket personave që kanë marë pjesë në një ngjarje kriminale, e cila ka ndodhur në fshatin Dhërmi, por policia ende nuk ka bërë publike asgjë për këtë ngjarje. Automjeti, është gjetur duke u djegur në anë të rrugës Dhërmi-Lilias, dhe policia ka arritur të zbulojë se targat e automjetit janë vjedhur në qytetin e Durrësit. Ndërkohë për shkak të djegies makinës nuk i është identifikuart plotësisht numri i shasisë, pasi ishte e mbuluar me plastikë të djegur. Makina është djegur qëllimisht, gjë e cila ngreh shumë dyshime se automjeti është përdorur në një ngjarje kriminale. Automjeti ka shumë gjasa që të jetë përdorur në një ngjarje kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dhërmi, ku ambjentet e një hoteli që po ndërtohet në këtë zonë, dyshohet se është vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli. Ende për këtë ngjarje nga policia e Vlorës dhe Himarës, nuk jepet asnjë informacion, por ka shumë dyshime se hoteli ku ka të dhëna se është vendosur tritoli, i përket një biznesmeni. Ky hotel është në ndërtim e sipër në Dhërmi, dhe se besohet konkurenca mund të jetë kthyer në shkak për vendosjen e tritolit, për të cilin policia e Himarës ende nuk ka dalë me një version. Ky artikull ështe përditësuar në të njëjtën datë në orën 20:40. Nga kërkimet në burimet e hapura, ne lidhje me artikullin e publikuar nga gazetari Elton Qyno rezulton se një portal tjetër mediatik online i quajtur dosja.al me linkhttps://dosja.al/newsmobile//96478/, në datën 11.11.2020, ora 13:07 ka publikuar të njëjtin lajm, por duke ju referuar atikullit të gazetarit Elton Qyno. Artikulli i publikuar në portalin dosja.al me titull "Mesazh me tritol biznesmenit që po ndërton në Dhërmi, 'konkurenca' i vendos lëndën plasëse në hyrjen e hotelit, auto Mesazh me tritol biznesmenit që po ndërton në Dhërmi, 'konkurenca' i vendos lëndën plasëse në hyrjen e hotelit, auto. Nga përmbajtja e këtij lajmi rezulton se pavarësisht se i referohet gazetarit Elton Qyno jep më shumë detaje duke ofruar dhe inicilaet e pronaarit të hotelin ne etë cilin ështe vendosur lënda eksplozive. Ky artikull rezulton si vijon:

Një biznesmen me inicialet V.M., ka marrë një mesazh me anë të një sasie të konsiderueshme tritoli. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar në Dhërmi, pikërisht aty ku biznesmeni po ndërton një hitel. Gazetari Elton Qyno shkruan se ky mesazh dyshohet të jetë bërë nga konkurentë të biznesmenit, dhe që operon në të njëjtën zonë. Konkurenti' në fjalë ka dërguar disa persona që kanë përdorur një automjet të llojit 'Ford Focus' për të vënë lëndën plasëse në hyrje të hotelit që është në ndërtim e sipër në Dhërmi. Autorët, pasi e kanë kryer porosinë, janë larguar që aty, janë djegur mjetin dhe janë zhdukur pa gjurmë. Makina me targa AA 428 DS' u gjet e djegur buzë rrugës Dhërmi-Lilias, mesnatën e kaluar. Mjeti është i vjedhur dhe target gjithashtu, që rezultojnë se ajnë marrë në Durrës. Për shkak të djegies, makinës nuk i është identifikuar plotësisht numri i shasisë, pasi ishte e mbuluar me plastikë të djegur. Nga ana e policisë së Vlorës, nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje. Pas disa orësh dhe pikërisht në orën 17:22, portali medatik dosja.al publikon online artikullin me link https://dosja.al/e-plote- mjeti-qe-u-dogj-ne-himare-u-perdor-per-ti-vendosur-tritol-nje-hoteli-ne-dhermi-konkurenca-i- dergoi-mesazh-biznesmenit-targat-iu-vodhen-ne-durres, ku sërish i referohet artikullit të publikuar nga gazetari Elton Qyno, me ketë përmbajtje: Automjeti i llojit "Ford Focus", që u gjet i djegur mesnatën e kaluar në Himarë, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale. Gazetari Elton Qyno shkruan se mjeti i djegur dyshohet se u përket personave që kanë marë pjesë në një ngjarje kriminale të ndodhur në fshatin Dhërmi.

“Mesazh me tritol”/ Si u ndryshua lajmi dhe u hoqën inicialet e

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.

elton qyno spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj