LIVE UPDATES
Aktualitet

"1 mm afër zemrës...ske ca thu...", Si e provuan qitësin për atentatin ndaj Ardian Çapjas?

Suel Çela i shpjegon bashkëbiseduesit të tij se qitësi (person i paidentifikuar në foto) nuk ka kryer asnjë gabim, i  shpjegon se qitësi i ka parë vetëm pjesën e poshtme të trupit, dhe pavarësisht shkallës së lartë të vështirësisë, i thotë se plumbi e ka tejshpuar shumë afër zemrës.

26 Nëntor 2024, 22:34 Nga r.ll
"1 mm afër zemrës...ske ca thu...", Si e provuan
suel cela

TIRANË- Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, të siguruar nga Dosja.al, janë zbardhur bisedat mes Suel Çelës dhe Ledio Zabelit mbi përgatitjet për atentatin që kanë planifikuar ndaj Ardian Çapjas.

Në bisedë Çela i ka dërguar Zabelit një foto të një personi, fytyra e të cilit nuk duket, me dy derra të vrarë anash. Suel Çela i shpjegon bashkëbiseduesit të tij se qitësi (person i paidentifikuar në foto) nuk ka kryer asnjë gabim, i  shpjegon se qitësi i ka parë vetëm pjesën e poshtme të trupit, dhe pavarësisht shkallës së lartë të vështirësisë, i thotë se plumbi e ka tejshpuar shumë afër zemrës.

Vetitë e këtij qitësi që përshkruhen nga Çela, sipas SPAK, janë identifikuar nga specialistët e “RENEA”-s se janë të njëjta me qitësin në tentativën e vrasjes së Ardjan Çopjas.

PJESË NGA DOSJA E SPAK:

Më datë 10.06.2020 në orën 07:30 Marjus Lulaj komunikon me shtetasin Ledio Zabeli të cilit i dërgon mesazhet me tekst; "....mimjes dak....po bahemi gati....na drreka besoj jam aty....", pas rreth dy orësh Marjus Lulaj komunikon sërish me Ledio Zabelin të cilit i dërgon një fotografi në të cilën shfaqet një person i ulur në gjunjë dhe përpara tij dallohen të vrarë dy derra të egër. Në fotografi nuk shfaqet pjesa e fytyrës së personit i veshur me bluzë kamuflazhi dhe pantallona ngjyrë bezhë.

Pas dërgimit të fotografisë, Marjus Lulaj i dërgon mesazhet me tekst "....ka dal per derra ky...ska ba asnji gabim...ka gjujt duke pa vetem pjesen e poshtme trupit...mos flasim mas oreksit... 1 mm afer zemres...ske ca thu...ka gjujt tamam...finalen e ka ai lart...". Nga konteskti i përgjithshëm i këtyre komunikimeve dyshohet se pikërisht personi i shfaqur pjesërisht në fotografinë e mësipërme është personi i cili ka qënë në rolin e ekzekutorit në ngjarjen e datës 08.06.2020, ngjarje në të cilën ka mbetur i plagosur shtetasi Ardjan Çopja. Marjus Lulaj i shpjegon bashkëbiseduesit të tij se qitësi nuk ka kryer asnjë gabim, ai shpjegon se qitësi i ka parë vetëm pjesën e poshtme të trupit, dhe pavaresisht shkallës së lartë të vështirësisë, plumbi e ka tejshpuar shumë afër zemrës. Këto veti që përmend Marjus Lulaj për personin që ka qelluar ndaj Ardjan Çopja, janë identifikuar edhe nga specialistët e repartit RENEA të cilët referuar gjetjeve të distancës dhe dyshimit për pozicion kanë konkluduar se qitësi në tentativën e vrasjes së Ardjan Çopja ka njohuri të mira në përzgjedhjen dhe përcaktimin e pozicionit të qitjes, ka njohuri shumë të mira në përcaktimin e armës së duhur për të realizuar qitje në distancë të largët, ka njohuri shumë të mira në njohjen e sistemit të operimit të pushkës dhe ka njohuri shumë të mira në njohjen e operimit të optikës së pushkës.

"1 mm afër zemrës...ske ca thu...", Si e provuan

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.

suel cela ledio zabeli ardjan copja

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje