All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ 446 pako kokainë poshtë dyshemesë së kamionit me banane, si u zbulua ngarkesa e nisur nga Ekuadori drejt Holandës

Më tej theksohet se në vijim kamioni është dërguar për verifikime të mëtejshme në të cilën janë gjetur pako me lëndë narkotike të cilat janë nxjerrë nga konteineri. Në këtë konteiner u zbuluan 446 pako që përmbanin lëndë të dyshuara narkotike.

26 Nëntor 2024, 21:14 Nga N.F
All - Paragraf - 1

Operacioni i SPAK/ 446 pako kokainë poshtë dyshemesë së

Foto ilustruese

ELBASAN- Një ditë pas operacionit të SPAK të zhvilluar në Elbasan janë zbardhur detaje në lidhje me organizatën kriminale për të cilën u lëshuan 21 masa sigurie. Ndërkohë ditën e sotme Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore të operacionit. Në dokumentin me 262 faqe janë paraqitur hetimet ndërsa janë zbardhur detaje për trafikimin e narkotikëve në Holandë.

Nga hetimet bëhet me dije se në janar të vitit 2023 një konteiner i është nënshtruar skanimit me rreze X në portin e Roterdamit ku është konstatuar pamje jo e zakonshme në dyshemenë e tij. Më tej theksohet se në vijim kamioni është dërguar për verifikime të mëtejshme në të cilën janë gjetur pako me lëndë narkotike të cilat janë nxjerrë nga konteineri. Në këtë konteiner u zbuluan 446 pako që përmbanin lëndë të dyshuara narkotike.

Për veprime të mëtejshme janë përzgjedhur 30 pako të rastësishme për kampionim ku janë marrë 3 gramë lëndë, ku u zbulua se pakot kishin prani të kokainës. Pas verifikimeve 446 pakot e dyshuara me kokainë janë asgjesuar me djegie. Më tej në dosje bëhet me dije se konteineri me banane ishte ngarkuar më 12 dhjetor të vitit 2020 në portin Guayaquil në Ekuador dhe ishte transportuar për në Roterdam ndërsa vendi ku do të shkarkohej ishte Antwerp më 5 janar 2021. 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se para zbulimit të drogës ka patur edhe një incident tjetër më përpara. Mësohet se është gjetur lëndë narkotike në një konteiner më datë 2 dhjetor të vitit 2020 dhe për këtë arsye shoferin Roelf Otter dhe persona të tjerë që bashkëpunonin me të ishin në monitorim. Nga ky monitorim më pas u bë i mundur kapja e tre personave në janar të 2021-it.

Pjesë nga dosja:

EPISODI Nr. 4. (Trafikimi narkotikëve Holandë datë 05.01.2021). Në muajin Maj 2023, Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion policor se më datë 05.01.2021, autoritetet ligjzbatuese Holandeze gjatë kontrollit të konteinerit me numër identifikimi SUDU8014922-5 në në portin detar të Roterdamit, Holandë, kanë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 446 pako me lëndë narkotike, të dyshuar kokainë të fshehura në dyshemenë e kontenierit.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit 78 viti 2023 ka dërguar kërkesën për ndihmë juridike nr.L207 prot., datë 30.05.2023 drejtuar Autoriteteve Gjyqësore të Mbretërisë së Holandës. Ministria e Drejtësisë me shkresë Nr.2778/1 Prot. datë 17.07.2024 ka përcjellë kërkesën për ndihmë juridike Autoriteteve Gjyqësore Kompetente të Mbretërisë së Holandës, ku nga aktet e përcjella rezulton se: Më datë 05.01.2021, konteineri me numër SUDU 801492-5 pasi i është nënshtruar skanimit me rreze X në portin e Rotterdamit janë konstatuar pamje jo të zakonshme në dyshemenë e tij. Ne vijim kamioni me targë 3-BNJ-5, me trajler dhe konteinerin me numër SUDU 801492-5, janë dërguar për verifikime të mëtejshme në një vend të posaçëm në ambientet e doganës. Pas shkarkimit të ngarkesës me banane është çmontuar dyshemeja e konteinerit në të cilën janë konstatuar pako me lëndë të dyshuara narkotike të cilat janë nxjerrë nga konteineri dhe pas numërimit dhe fotografimit kanë rezultuar gjithsej 446 pako që përmbanin lëndë të dyshuara narkotike.

Më pas janë përzgjedhur 30 pako të rastësishme për kampionim dhe 3 pako të rastësishme për testim për prani të lëndëve narkotike. Pas peshimit bruto të 30 pakot janë hequr të gjitha shtresat e paketimit dhe është realizuar peshimi neto. Nga çdo paketim i përzgjedhur, janë marrë 3 gramë lëndë, pluhur i bardhë, dhe është dëguar për analiza për ekzaminime të mëtejshme në laboratorin e doganës. Çdo qese ishte e pajisur me një numër unik SIN, përkatësisht SIN AA006501NL deri me AAOO6530NL. Më pas, mbi substancën pluhur të bardhë të përzgjedhur në mënyrë rastësore është spërkatur një sasi e vogël e lëngut narko spray. Lëngu më pas u kthye në blu, gjë që tregonte praninë e dyshuar të kokainës. Pas peshimit të 446 pakove me lëndë narkotike të dyshuar kokainë të gjetura në dyshemenë e konteinerit janë peshuar dhe ka rezultuar se pesha bruto e tyre ka qenë 526.25 kilogramë. Pas llogaritjes, pesha totale neto ka rezultuar 446.99 kilogramë. Pas këtij veprimi të 446 pakot e dyshuara me kokainë janë asgjesuar me djegie.

Sipas sistemit të Doganës AFIS, ka rezultuar se konteineri i ngarkuar me banane ishte ngarkuar më 12 dhjetor në portin Guayaquil (Ekuador) dhe ishte transportuar për në Rotterdam me kompaninë MAERSK BRANI. Në Urdhrin e Transportit të kompanisë P. Visser Transport BV (me numër sendi 31-BNJ-5.04) vendi ku do të shkarkohej konteineri ishte "Antëerp Neë Fruit Terminal" Rostockëg 1 haven 212 në Antëerpen dhe se konteineri do të linte terminalin në Antëerpen më 5 janar 2021. Marrësi i konteinerit doli se ishte kompania RIVA Fruit, me adresë në: Koopliedenëeg 5, 2991LN në Barendrecht.

Kompania e tranporteve MAERSK Benelux B.V. ka përcjellë të dhënat që kjo kompani dispononte në lidhje me konteinerin me numër SUDU 801492-5, i cili ishte ngarkuar me banane në Ekuador. Dërgues ishte kompania Sentiver S.A., e cila e kishte ngarkuar atë në anijen

MAERSK Brani në portin Quayaquil, në Ekuador me destinacion portin e Antwerpen. Si pritës i mallit ishte dhënë emri i kompanisë ABC Fresh Trading B.V. me seli në Hagë, së cilës i ishte dhënë edhe release/pinkodi për nxjerrjen e konteinerit. Nga analizat e kryera nga Laboratori i Doganës u konstatua se të gjitha mostrat me identifikimi SIN AAOO6501NL deri me AAOO6530NL përmbanin kokainë. 

Nga verifikimet e kryera nga HARC Rotterdam ka rezultuar se kompania P.Vissert Transport BV ka patur edhe një incident ku është gjetur lëndë narkotike në konteinerin që transportonte më datë 02.12.2020 dhe për këtë arsye HARC ka patur në monitorim shoferin Roelf Otter dhe persona të tjerë që bashkëpunonin me të, duke e finalizuar më datë 05.01.2021, sipas dosjes së HARC Rotterdam kanë qenë të përfshirë R.Ottter, D. Buijtenhuis, P.visser dhe R. Van Soest.

Në kuadër të këtyre hetimeve autoritetet ligjzbatuese kanë arrestuar shtetasit: Dirk Evert Patrick Buijtenhuis i datëlindjes 16 shkurt 1985, Roelof den Otter, i datëlindjes 17.04.1971 lindur në Zoelen, Holandë, Dirk Evert Buijtenhuis, i datëlindjes 16.02.1985 lindur në Amersfoort, Holandë.

Operacioni i SPAK/ 446 pako kokainë poshtë dyshemesë së

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.

operacioni i spak droge ne holande

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje