LIVE UPDATES
Aktualitet

Mësim me turne në Durrës, shumë shkolla të dëmtuara nga tërmeti nuk janë rindërtuar

Këtë shtator nuk do të hapin dyert as dy shkollat e mesme në Shkozet e Sukth, si dhe disa shkolla 9-vjeçare.

3 Shtator 2022, 22:44 Nga DOSJA
Mësim me turne në Durrës, shumë shkolla të
Durrës

Edhe këtë vit të ri shkollor për shkak të procesit të rindërtimit, shumë shkolla të arsimit parauniversitar në Durrës do ta zhvillojnë mësimin në turnin e pasdites, në shkollat pritëse. Në garë me kohën, dy gjimnazet kryesore të qytetit “Gjergj Kastrioti” dhe “Naim Frashëri”, si dhe shkolla e mesme sportive nuk kanë nisur ende nga ndërtimi. Këtë shtator nuk do të hapin dyert as dy shkollat e mesme në Shkozet e Sukth, si dhe disa shkolla 9-vjeçare.

“Jam mësuar që gjithnjë ta bëj shkollën në turnin e pasdites dhe është pak e sikletshme pasi kam dhe aktivitete të tjera pasdite. Kjo më pengon.”

“Është shqetësuese por pa shkollë nuk do t’i lëmë fëmijët, po të shpresojmë që do të rregullohet deri vitin tjetër. “

“E kemi më mirë pasdite se na del koha për të mësuar pasdite dhe paradite.”

“Unë jam jashtë dhe frikë e kam shkollën pasdite. Vajza vetëm ikën nga plazhi për të ardh në shkollë me autobuz pasdite dhe frikë shumë e kam. Uroj që të bëhet shkolla sa më shpejt.” Në përgjigje të shqetësimit të prindërve dhe nxënësve, drejtuesja e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” Ekelejda Alizoti siguron se pavarësisht vështirësive cilësia e procesit mësimor nuk do të cenohet.

“Në të njëjtën periudhë me vështirësitë që hasi jo vetëm Shqipëria, po e gjithë bota prej pandemisë, dhe që u bashkëlidhën dhe me pasojat e tërmetit, po dhe puna e mësuesve dhe e nxënësve me prindërit për të kapur boshllëqet është bërë shumë herë më e madhe për të kapur ritmin e atyre që e zhvillojnë mësimin në kushte normale. Arritjet që kishin nxënësit tanë dhe në maturën shtetërore rezultatet kanë qenë shumë të larta. Pra, ia kemi dalë me sukses.”

Nga 37 objekte arsimore që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, sipas bashkisë Durrës, 21 prej tyre janë ende në faza të ndryshme të rindërtimit me finacim të BE-së nga programi EU4Schools. Këtë shtator është konstatuar edhe një rënie e numrit total të nxënësve të regjistruar në shkollat.

“Jo vetëm lindshmëritë që nuk janë si më parë dhe reflektohet vit pas viti, ka dhe një numër të konsiderueshëm nxënësish që vazhdojnë t’i drejtohen emigrimit. Po nuk mund të flas për regjistrimin në shkolla publike ose jo publike, pasi pavarësisht kushteve të vështira ne do të hapim 7 klasa të 10-ta dhe kjo flet qartë për ata që dinë ta vlerësojnë një shkollë publike.”

Këtë vit shkollor për herë të parë në bankat e shkollës do të ulen 1515 nxënës, ndërsa në total janë afro 29 mijë nxënës që do të frekuentojnë arsimin bazë dhe të mesëm në bashkinë e Durrësit.

Marrë nga TopChannel

durres shkollat ne durres

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet