30 Janar 2023, 14:36
Nga I.A
Dezdemona Karafili
RROSKOVEC- Mësuesit nga Fieri dhe nga qytetet të tjera që japin mësim në bashkinë Rroskovic nuk kanë marrë lekët e transportit prej 5 muajësh. Mësohet se 174 mësues nuk kanë marrë pagesën që u shkon rreth 10 mijë lekë në muaj. Kryetar i Sindikatës së Arsimit në Roskovec Festim Metaj tha se pagesa për transportin dhe vështirësinë në punë është vonuar prej 5 muajsh.
“Kemi këtë problem 5 muaj, nga 230 mësues në Roskovec, 174 vijnë nga Fieri kemi 5 muaj që nuk marrim pagesën e transportit. Po kështu na është mohuar dhe vështirësia në punë që do të thotë na është mohuar një rrogë shtesë. Një mësues nga Fieri në Roskovec merrte 100 mijë lek, prej 5 muajsh nuk i merr më. Kemi marrë kontakt me drejtorinë arsimore, kjo e fundit në ministri dhe skemi marrë zgjidhje u bënë 5 muaj. I bëjmë thirrje ZVA Roskovec, Ministrisë së Arsimit ta marrë seriozisht këtë ankesë. Na kanë thënë që në shkurt te vitit kaluar ka dalë një VKM, por ne nga shkurti e deri në shtator i kemi marrë lekët nga shtatori e deri më sot jo. Mësuesit më kërkojnë të hidhemi në protestë, po e shohim këtë mundësi si sindikatë”, shprehet Metaj.
Ndërkohë që mësuesja e shkollës së mesme “Adem Vrapi” në Roskovec Dezdemona Karafili, njëherësh nënkryetare e sindikatës paralajmëroi protesta dhe grevë.
“Kemi kryer veprimet tona dhe do ta përshkallëzojmë situatën deri në grevë nëse lekët e rrugës tonë do të mbahen. Është një procedurë e jashtëligjshme. Në shtator deri në dhjetor i bie deri në 12 milionë lekë të vjetra që mbahen për të gjithë mësuesit e zonës. Ne kemi çuar këtë letër me një peticion prej 34 firmash të mësuesve. Kemi çuar në organet kompetente në ZBA-në e Roskovecit, kemi çuar letër dhe në kryeministri”, thotë Karafili.
festim metaj dezdemona karafili
Aktualitet
30 Janar 2023, 14:18
A.B
Gjykata
SHKODËR- Gjykata e Shkallës së parë Shkodër ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” pë...
Aktualitet
30 Janar 2023, 14:14
A.B
VLORË- Një apartament ka marrë flakë ditën e sotme në Vlorë. Apartamenti i cili ndodhej në katin e 6 të një ...
Aktualitet
30 Janar 2023, 13:56
I.A
Kamerat
KORÇË- Operacioni 'Fijet' në Korçë ka vijuar dhe ditën e sotme ku janë sekuestruar 9 kamera t&eum...
Aktualitet
30 Janar 2023, 13:44
I.A
ITALI- Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Itali. Efektivët kanë vënë re një makinë me...
Aktualitet
30 Janar 2023, 13:32
A.B
Ardit dhe Kristi Hysa
BURREL- Personat në foto, janë dy vëllezërit Hysa. Këta të dy, u plagosën me thikë pasditen e...
Aktualitet
30 Janar 2023, 13:26
A.B
Gjykata
TIRANË-Fundi i muajit Janar gjen të mbyllur Gjykatën e Apelit në Gjirokastër. Pas datës 1 Shkurt do të vazhdoj&e...
Aktualitet
30 Janar 2023, 13:20
F.M
Foto Ilustruese
VLORË- Policia e Vlorës ka nisur një aksion pëtr ‘shtëpitë e barit’. Mësohet se me urdhë...
Aktualitet
30 Janar 2023, 13:08
F.M
Arben Dervishaj
TIRANË- Arben Dervishaj, zëvendëspresidenti i FSHF-së dhe biznesmeni që mbikëqyrte punimet i inceneratorit t&...
Aktualitet
30 Janar 2023, 13:05
F.M
Foto Ilustruese
SHKODËR- Jetmir Kodra, 24 vjeç, banues në fshatin Domen, Shkodër është vënë në pranga pasi a...
Aktualitet
30 Janar 2023, 11:58
I.A
Foto ilustruese
FINIQ- 69-vjeçari nga Finiqi Taqi Bërxulla, i cili u shpall i zhdukur ditën e djeshme është gjetur sot i vd...