13 Korrik 2022, 16:49
Nga k.m.
Merita Hajdari dhe Klodiana Lala
TIRANË- Ditën e djeshme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, shkoi edhe Merita Hajdari, e cila prej vitesh mbledh kanaçe për të siguruar jetesën. Por, sipas LSI-së, pas falsifikimit të firmës, ajo rezulton pronare e një firme fiktive e përdorur për skemën e evazionit fiskal prej 189 mln eurosh.
Në lidhje me këtë ka bërë një reagim gazetarja Klodiana Lala, e cila shkruan se kjo është “fytyra e shtetit”, duke kërkuar vendosjen në vend të drejtësisë. Në postimin e saj në rrjetet sociale, Lala shkruan se janë miliona të vjedhura me duart e Meritës e të ngjashmëve të saj, por ende askush nuk mban përgjegjësi.
“Mos e harroni kurrë fytyrën e Meritës, gruas që siguron bukën e gojës duke shitur kanaçe. Është fytyra e shtetit. Milionere me letra, por me stomakun bosh. Ka rënë shteti! Miliona të vjedhura me duart e Meritës e të ngjashmëve të saj, por inceneratorët nuk punojnë. Askush nuk mban përgjegjësi! Me gjasë askush s'do ndëshkohet. Populli harron lehtë, siç ka harruar ndër vite skandale e tragjedi,”-shkruan Klodiana Lala.
Si nisi skandali me evazionin fiskal?
Ishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ajo që denoncoi 24 kompani të cilat sipas saj kanë kryer miliona euro evazion fiskal përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.
merita hajdari klodiana lala skandali me evazionin fiskal
Aktualitet
13 Korrik 2022, 16:31
k.m.
Gjykata e Sarandës
SARANDË- Gjykata e Sarandës ka liruar një tjetër të arrestuar nga strukturat e Agjencisë Shtetër...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 16:16
k.m.
Foto ilustruese
IRLANDË- Një azilkërkues, i cili mori pjesë në një operacion kontrabande me njerëz, dërgoi në ...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 16:10
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Prej 48 orësh në njësitë administrative Pult dhe Shalë të bashkisë Shkodër, po v...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 16:05
k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Një sipërfaqe me pisha në njësinë administrative të Gjinarit është përfshirë nga...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 16:00
k.m.
Foto ilustruese
SPANJË- Policia spanjolle ka zbërthyer një grup kriminal me origjinë shqiptare, i cili merrej me kultivimin dhe shp&eum...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 15:36
k.m.
Foto ilustruese
Prej disa ditësh një vajzë 17-vjeçare nga Durrësi troket dyerve të pavionit të Toksikologjisë n&e...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 15:31
e.k
Momenti i shoqërimit në Komisariat
DIBËR- Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi goditi nj&...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 15:25
k.m.
Foto ilustruese
Një 17-vjeçar duke luajtur në një zonë të gjelbëruar në Laprakë pretendon se ka gjetur nj&eu...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 15:18
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Është arrestuar sot nga policia shoferi që ditën e djeshme përplasi dy këmbësorë ...
Aktualitet
13 Korrik 2022, 10:31
F.M
Makina e aksidentuar në Milot
RUBIK- Dy të rinj nga Tropoja kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik....