28 Dhjetor 2022, 12:38
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ndërsa jemi në prag të fundvitit një sërë produktesh të shportës, por jo vetëm, duket se kanë pësuar rritje çmimesh. Në këtë sezon festash thuajse të gjitha produktet kanë çmim më të lartë se vitin e kaluar por megjithatë gjeli i detit është produkti më i shtrenjtë.
Gazetarja e Klan News Ermelinda Hoxhaj tha se në Tiranë kanë pësuar rritje të çmimit të gjitha produktet, kryesisht gjeli i detit duke qenë se është i pranishëm në tryezat e shqiptarëve natën e ndërrimit të viteve, si dhe produktet e bulmetit.
“Ka rënë 20 deri në 25% fuqia blerëse në këtë periudhë, kështu thonë tregtarët. Qytetarët nuk mund të blejnë më si vitin e shkuar”.
Situata paraqitet e njëjtë edhe në Shkodër. Gazetarja e Klan News Emi Kalaja raporton se produktet e mishit dhe frutat e perimet kanë pësuar rritje të çmimit.
Në qytetin e Durrësit gjeli i detit shitet me 1200 lekë të reja ndërsa ka rritje të çmimit në tregun e fruta-perimeve.
“Çdo produkt është rritur me 10%, në tregun e fruta perimeve ka një rritje të konsiderueshme. Qytetarët përgjatë këtyre ditëve bëjnë shpenzime më të mëdha. Gjeli i detit shitet këtë vit me 1200 lekë të reja. Në restorante ka rritje të paketave që ofrojnë me rastin e festave” , raporton gazetarja Enkeleda Arapi.
Fluksi i blerësve ka rënë dhe në qytetin e Elbasanit dhe të Myzeqesë per shkak të këtyre çmimeve të larta./tvklan.al
gjeli i detit tirane festat e fundvitit
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 12:29
A.B
Joseph Mersa Marley dhe Bob Marley
SHBA- Artisti i rrymës reggae, Joseph Mersa Marley, i cili është edhe nipi i këngëtarit le...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 12:26
k.m.
Ardian Çapja
TIRANË- Shtyhet seanca e radhës për Ardian Çapjan dhe të pandehurit e tjerë në Gjykatën e Po...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 12:23
A.B
Suplementi
TIRANË- AKU ka tërhequr nga tregu suplementin për rënien e flokëve, pasi nga kontrollet laboratorike të zhvil...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 12:16
A.B
Miu
GJIROKASTËR- Një defekt ka ndodhur në Nënstacionin e ri elektrik të Gjirokastrës. Si pasojë 90% e qytetit dhe fshatr...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 11:59
A.B
Qyteti
ITALI- 8-vjeçari i cili ndërroi jetë ditën e Krishtlindjeve në Foggia, quhet Oriel. Vogëlushi jetonte së bashku...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 12:03
k.m.
TIRANË- Zbulohen detaje të reja lidhur me arrestimin e Viola Sterjos, e cila mbante postin e drejtoreshës së Mjedisit në Bashkinë...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 11:38
k.m.
Pamje nga sulmi
INDI- Pamjet tronditëse janë shfaqur të një leopardi të egër, i cili ka plagosur të paktën 15 perso...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 11:32
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Xheni Agolli emërohet në krye të Kadastrës së Durrësit. Drejtoresha e re është em...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 11:33
A.B
Kejvina Kthella
TIRANË- Modelja Kejvina Kthella rrëfeu në Big Brother VIP një rast aksidenti me Range Rover ku përplasi një f...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 11:23
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Arrestohet ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë Tiranë, Viola Sterjo. Ish-zyrtarja e Bashkisë ësht&...