LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmimi i vezëve ulet 20 deri në 30%, shkak zhvlerësimi i euros

Tregtarët e dyqaneve me pakicë pohuan se sot çmimi i vezëve pësoi një tjetër ulje të lehtë, duke arritur në 13 lekë për kokërr nga 13,5 lekë për kokërr që ishte një ditë më parë.

31 Korrik 2023, 12:51 Nga k.m.
Çmimi i vezëve ulet 20 deri në 30%, shkak zhvlerësimi i
Foto ilustruese

Çmimi i vezëve është ulur nga 20 deri në 30% krahasuar me dy muaj më parë. Vezët po shiten 18% më lirë edhe në krahasim me periudhën para fillimit të luftës Rusi-Ukrainë. Në dyqanet me pakicë të produkteve ushqimore, çmimi i vezëve të hapura u tregtua 13 lekë për kokërr nga 18,5 lekë për kokërr që ishte dy muaj më parë. Tregtarët e dyqaneve me pakicë pohuan se sot çmimi i vezëve pësoi një tjetër ulje të lehtë, duke arritur në 13 lekë për kokërr nga 13,5 lekë për kokërr që ishte një ditë më parë.

Çmimi i vezëve ka pësuar rënie të ndjeshme edhe te pularitë kryesore të vendit. Përfaqësues nga kompania “Ovvital” pohuan për “Monitor” se veza është tregtuar me çmim 14 lekë për kokërr nga 17 deri 18 lekë që ishte 2 muaj më parë. Lilo Seraj nga kompania “Ovvital” tha se shkak i rënies së çmimit është zhvlerësimi i lartë i monedhës Euro, pasi baza e gjitha baza ushqimore për pulat importohet nga jashtë. “Rënia e çmimit të vezës është gati 20%, aq sa është edhe rënia e monedhës euro përgjatë këtyre 3 -4 muajve”, pohoi ai.

Por rënia e Euros, po jep efekt domino te pularitë vendase.

Nga njëra anë është ulur shumë çmimi i ushqimit të pulave që vjen nga importi dhe në kahun tjetër po penalizon te eksportet prodhuesit e vezëve. Po eksportojmë vezë në Greqi dhe Kroaci dhe zhvlerësimi i lartë i Euros po na dëmton”, theksoi përfaqësuesi i kompanisë Ovvital.

Për vitin 2022 eksporti i vezëve u rrit 80% më shumë se 2021 në sasi dhe rreth 2,5 herë më shumë në vlerë. Shtimi i eksporteve vijoi edhe për gjatë 2023. Për muajin janar 2023 eksportet e vezëve u 3-fishuan krahasuar me muajin janar 2022. Në 10 vitet e fundit sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ishte sasia më e lartë e eksportit të vezëve e shënuar për muajin janar.

Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të vezëve në Europë në vlerë eksportet e janarit ishin 4 herë të larta se vjet. Arsyeja e shtimit të eksporteve ishte mungesa e vezëve në tregun europian nga dëmet që shkaktoi në Europë dhe SHBA gripi i shpendëve.

Mungesa e prodhimit rriti ndjeshëm çmimin e vezëve në bursa. Kompanitë shqiptarë pohuan se në atë periudhë eksportuan vezë me çmim 27 lekë për kokërr.

Konsumi i vezëve nisi rikuperimin pas mesit të korrikut

Konsumi i vezëve që shënoi rënie të lartë në fillim të këtij viti ka nisur të rikuperohet pas 15 Korrikut sipas kompanive prodhuesve. Më herët prodhuesit ngritën shqetësimin për tkurrje të lartë të konsumit në tregun e brendshëm, për shkak të emigracionit. Rënia e konsumit e ndikuar nga largimet u konsiderua si më e larta nga operatorët në këto 30 vjet.

Tashmë kompanitë pohojnë se konsumi i vezëve ka shënuar rritje pas 15 korrikut për shkak të nisjes me vonesë së sezonit turistik. “Sezoni turistik nisi me vonesë. Deri më 15 Korrik, vetëm strukturat akomoduese në Durrës kanë qenë me kapacitet mbi 60%. Bregdeti i Jugut ka funksionuar vetëm me fundjava deri një javë më parë, përveç ndonjë rasti që bën përjashtim. Shumica kanë qenë bosh. Ne varemi shumë nga puna e hoteleve, pasi veza është produkt bazë për hotelerinë. Për muajin gushtin ka të dhëna të mira deri në javën e tretë”, theksoi Lilo Seraj.

Si ka ndryshuar çmimi i vezëve që pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë

Në muajin mars 2022 pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë çmimi i vezëve u shtrenjtua 30 deri 56%. Nga 16 lekë për kokërr që ishte para nisjes së luftës u tregtua 21 lekë për kokërr duke arritur deri në 25 lekë. Operatorët prodhues pohuan se rritja e çmimit u ndikua nga shtrenjtimi 54% i bazës ushqimore për pulat dhe dyfishimi i çmimit të energjisë. Çmimi i misrit ishte 37 lekë/ kg dhe pas luftës Rusi-Ukrainë arriti 58 lekë/kg, soja nga 95 lekë/kg shkoi 125 lekë/kg dhe vaji i sojës ( pjesë e bazës ushqimore për pulat) nga 150 lekë/litër shkoi 300 lekë/litër.

Përveç dyfishimit të lëndës ushqimore për shpendët, çmimi i vezëve pësoi tjetër rritje në 2022 për shkak të ngordhjes së gati 5% të shpendëve nga influence aviare. Çmimi i vezëve arriti 27 deri 30 lekë për kokërr. Prodhimi në ferma përpara virusit sipas ekspertëve ishte 1,350,000 vezë/ditë. Kompanitë pohuan se në atë periudhë nga ngordhja e shpendëve prodhimi u reduktua 50%./Monitor

euro cmimi i vezes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet