LIVE UPDATES
Aktualitet

Misteret e vdekjes në Spanjë/ Trupi i të riut shqiptar u kthye pa zemër, avokati: Drejtësia po tejzgjatet, pse nuk kryhet analiza e ADN-së?

“Stop” ka shkuar tek Ministria e Drejtësisë në Madrid ku nëpërmjet drejtoreshës për Marrëdhëniet për Shtyp, u mësua se ka 2 vite që Ministria e Drejtësisë nuk i ka kthyer përgjigje autoriteteve shqiptare për këtë çështje. Fillimisht u tentua që përgjegjësia për këtë çështje t’i kalonte institucioneve të tjera duke hequr barrën nga Ministria e Drejtësisë.

10 Janar 2023, 21:41 Nga DOSJA
Misteret e vdekjes në Spanjë/ Trupi i të riut shqiptar u kthye pa
Avokati Carlo Sardinero

TIRANË- Lidhur me vdekjen misterioze dhe heqjen e zemrës së të riut 31-vjeçar, Saimir Sula, i cili humbi jetën në një spital në Barcelonë, emisioni investigativ “Stop” ka siguruar një document që na tregon, se pse autoritetet spanjolle nuk kanë kthyer përgjigje për dy vjet e nuk bëjnë dhe testin e AND-së së zemrës së tij. Zemra e Saimir Sulës është regjistruar në 22 Prill 2020 për ekzaminim, ndërkohë që i riu vdiq në 9 Maj 2020, plot 17 ditë më pas. “Stop” kërkoi shpjegime nga drejtoresha e Marrëdhënieve Publike në Ministrinë e Drejtësisë në Madrid.

Avokati Carlo Sardinero: Kjo gjë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ky terr informativ, bën që familja të ketë dyshime të forta mbi atë që fshihet pas kësaj. Hedh hije dyshimi që mund të ketë diçka nga pas, të cilën unë nuk kam guxuar ta artikuloj sepse unë nuk mund të them se kemi të bëjmë me trafikim organesh, do të gënjeja nëse do ta thoja, por familja ka të drejtën ta mendojë si një hipotezë të mundshme. Nuk e dimë pse fshihet analiza e ADN-së, pse nuk kryhet analiza e ADN-së, është një provë e shpejtë, tejet ekonomike dhe mund të kryhet në Barcelonë.

Është thelbësore sepse mund të hapë pista të tjera hetimi. Familja është e bindur se zemra nuk është e Saimirit, mbi të gjitha edhe për arsyen se nuk është dhënë një shpjegim bindës mbi faktin pse u nda zemra nga trupi. Ky raport i autopsisë shprehet që merren mostra të mushkërisë, të mëlçisë, të organeve të caktuara ndër të cilat edhe zemra. Të gjitha organet janë me përjashtim të zemrës. Më e keqja është se pas një vdekje është dyshimi kur një familje nuk gjen arsyet e vdekjes ose kur familja nuk gjen trupin ose pjesërisht zemrën e të vëllait që kërkon t’i jepet për ta varrosur.

Është shumë e lehtë të bësh drejtësi për një familje nëpërmjet kryerjes së provave të lehta dhe të shpejta. Në këtë rast, drejtësia duket se po tejzgjatet dhe po sjell që familja përveç dhimbjes t’i hyjë dhe një kalvari të gjatë gjyqësor, një rruge të panjohur.

“Stop” ka shkuar tek Ministria e Drejtësisë në Madrid ku nëpërmjet drejtoreshës për Marrëdhëniet për Shtyp, u mësua se ka 2 vite që Ministria e Drejtësisë nuk i ka kthyer përgjigje autoriteteve shqiptare për këtë çështje. Fillimisht u tentua që përgjegjësia për këtë çështje t’i kalonte institucioneve të tjera duke hequr barrën nga Ministria e Drejtësisë.

Drejtoresha për Marrëdhëniet për Shtyp: Dalim tek çështja konkrete: Ministria e Drejtëisë në Spanjë nuk ka lidhje me gjyqtarët. Ne si institucion merremi vetëm me materialet e gjykatave. Nuk mund t’iu informojmë në lidhje me çështje të caktuara.

Gazetari: Është ish-Ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj dhe është ministri që ka qenë këtu dhe pse është marrë Ministri i Drejtësisë dhe nuk janë marrë këta të tjerët?

Drejtoresha: Ish-ministri nuk është më. Së pari, nuk e di për çfarë flet videoja, nuk e kuptoj përmbajtjen. Nëse në një takim mes ministrash flitet për  tema të caktuara dhe trajtojnë çështje të caktuara. Në çdo rast, nëse në të shkuarën, 2 ministra kanë folur për 1 çështje, nuk do të thotë që tani të flasim për këtë çështje.

Është tjetër gjë kur ministrat e 2 vendeve flasin sot, por ne tani nuk jemi në gjendje të flasim me organet e shtypit për një çështje që nuk i njohim detajet e saj. Kemi e-mailet tuaja dhe do të mbetemi një kontakt. Ne nuk po ju themi në as po dhe as jo.

Por kështu emisioni “Stop” mori kontakt me Prokurorinë e Përgjithshme në Madrid dhe kabinetin e kryeministrit spanjoll për këtë rast të paprecedent, ku pas interesimit të emisionit “Stop” u premtua që shumë shpejt do të kemi një përgjigje, por se pse nuk është kthyer kjo përgjigje për më shumë se 2 vite, as këtu nuk është marrë.

“Unë nuk mund të shprehem në emër të Prokurorisë së Përgjithshme pa u konsultuar, pa pasur kohë për të shqyrtuar dokumentat. Unë mund të mbaj shënime dhe marr përsipër që të kthej përgjigje, por jo sot për sot”.

Marrë nga tvklan.al

carlo sardinero saimir sula

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri