LIVE UPDATES
Aktualitet

Monumentet në Luginën e Vjosës në rrezik, ekspertët: Duhen restauruar, kanë nevojë për financime

Pak vite më parë aktivistët mjedisorë protestonin në Luginën e Bënçës në Tepelenë për ndërtimin e një hidrocentrali, që do të cënonte vlerat natyrore dhe trashëgiminë kulturore të zonës.

24 Prill 2023, 07:30 Nga DOSJA
Monumentet në Luginën e Vjosës në rrezik, ekspertët:
Vjosa

TIRANË- Bashkimi Evropian po mbështet në Luginën e Vjosës, e shpallur Park Kombëtar, restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore. Një nga monumentet që sapo është restauruar është Ujësjellësi i Bënçës i ndërtuar në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Specialistët e trashëgimsië thonë se finacimet janë të domosdoshme pasi numri i monumenteve është i madh dhe gjendja e shumë prej tyre është në rrezik.

Pak vite më parë aktivistët mjedisorë protestonin në Luginën e Bënçës në Tepelenë për ndërtimin e një hidrocentrali, që do të cënonte vlerat natyrore dhe trashëgiminë kulturore të zonës. Falë përpjekjeve aktiviteti ndërtimor u bllokua dhe tani në luginën e saposhpallur Park Kombëtar vëmendja po rikthehet tek trashëgimia kulturore dhe turizmi.

Bashkimi Evropian ka mbështetur së fundi me financime restaurimin e Ujësjellësit të Bënçës një vepër e shekullit të nëntëmbëdhjetë, i cili ka ka shërbyer për të çuar ujin në kalanë e Tepelenës. Ky është një nga monumentet më të rëndësishme për Tepelenën, thotë Aleksandër Toti, kordinator i këtij projekti në Bashkinë e Tepelenës.

Ujësjellësi i Ali Pashë,s i ndodhur në fshatin Bënçë të Tepelenës është një nga monumentet e kulturës së Kategorisë së Parë dhe një nga më të rëndësishmit në Bashkinë e Tepelenës dhe më i vizituari këto vitet fundit. Këtë vit, është realizuar një ndërhyrje në këtë monument falë mbështetjes së një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian që është një projekt ndërkufitar dhe është i pari i zbatuar në bashkinë e Tepelenës. Ky projekt konsiston jo vetëm në ndërhyrjen në këtë monument por edhe në ruajtjen e vlerave kulturore dhe rijetëzimin e tyre.

Zoti Toti thotë më tej se investimi ka prekur ndërtimin e infrastrukturës në zonë mbrojtëse për ta bërë të vizitueshëm monumentin nga afër, restaurimin e monumentit dhe një hartë turistike për katër itinerare në këtë zonë.

Në intineraret turistike përfshihet monumenti i ujësjellësit të Bëncës , Ujëvara e Peshturës si dhe shtigjet e zonës së Rrëzës dhe zonës së Leklit . Do të vijojmë me disa publikime të tjera që do t`i japin jetë turizmit dhe do të jenë mjaft të rëndësishme pë ata që ushtrojnë aktivitete dhe shërbime turistike por edhe për vizitorët. Turistët do ta kenë shumë më të lehtë me këto publikime pasi janë platforma dixihitale që mund të aksesohen shumë lehtë nëprmjet internetit.

Ndërsa arkitekti resaurator Reshat Gega thotë se lugina është mjaft e pasur me monumente të cila kanë nevoja për ndërhyrje për t`u shpëtuar dhe mbrojtur në radhë të parë dhe për t`u kthyer në të vizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj.

“Lugina është jashtëzakonisht e pasur me jetë njerëzore dhe për pasojë edhe me trashëgimi kulturore. Duke filluar nga fillimi deri në fund të Luginës gjejmë disa qendra antike dhe disa qyteza, gjejmë qendra urbane të periudhës antike dhe suburbane , dmth më të vogla, kemi një pasuri të jashtëzakonshme me monumente kulturore që kombinohen mjaft mire me pasuritë natyrore.

Zoti Gega vlerëson investimet, por nga ana tjetër ai thotë se ato duhet të shoqërohen me cilësinë profesionale të restaurimeve për të mos humbur vlera të trashëgimisë kulturore.

“Bumi i investimeve, qoftë në Gjirokastër, në Tepelenë edhe më tej ka qenë i madh nga pikëpamja sasiore dhe i lavdërueshëm sigurisht. Por shpesh këto situata kthehen edhe në “thikë me dy presa” sepse nxitimi i madh për të realizuar investime kaq të mëdha , kaq të rëndësishme duke mos u shoqëruar me cilësinë dhe kapacitete profesionale të nivelit të duhur sjellin dëme dhe në vend që “të vëmë vetullat nxjerrim sytë”.

Lugina e Vjosës u shpall park Kombëtar pak kohë më parë dhe statsui i ri shihet se do të frenojë ndërtimin e digave të hidrocentraleve që parashikoheshin dhe do të ndihmojë turizmin. Zonat janë tejet të prekura nga nivelet e varfërisë dhe po braktisen gjithnjë e më shumë nga banorët.

Marrë nga VOA

lugina e vjoses bashkimi evropian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj