23 Prill 2023, 21:26
Nga k.m.
Foto ilustruese
Prej tre vitesh prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, vijojnë nën hetim nga SPAK, që është urdhëruar të kryejë akt ekspertiza financiare bindëse të cilat do të caktojnë fatin hetimor të këtyre subjekteve. Dhe pikërisht zgjatjen e afateve hetimore e ka shfrytëzuar ish-gjyqtari i lartë dhe ish-gjyqtari kushtetues Admir Thanza, i cili ka gjetur një gabim procedural të gjykatës kundër tij dhe për këtë arsye ka dorëzuar padi të posaçme në Gjykatën e Lartë.
Admir Thanza pretendon se jo vetëm afatet u zgjatën në mënyrë të paarsyeshme, por se gjatë shqyrtimit në Gjykatën Anti-korrupsion në Tiranë, ai nuk u vu në dijeni dhe nuk ishte i pranishëm si palë. Ky moment është pranuar si shkelje nga Gjykata e apelit e cila i hapi dritën jeshile Thanzës, të kthehet si paditës në Gjykatën Supreme, aty ku dikur mbante tunikën e gjyqtarit të karrierës
Thanza u vu nën hetim janarin e 2022, për fshehjen e një apartamenti në Komunën e Parisit dhe të një garazhi.
Por akuza ndaj Thanzës nuk është formalizuar ende për shkak të akt ekspertizave kontradiktore megjithëse apartamenti prej 70 metra katrorë dhe garazhi vijojnë të jenë të sekuestruara për llogari të hetimit. I shkarkuar nga vettingu për të treja kriteret, ONM zbuloi se 54-vjeçari nuk kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit një dënim prej 100 mijë lireta nga gjykata italiane.
Mbas një dënimi me shërbim prove për këtë dosje, shtatorin e vitit të kaluar gjykata e apelit në Tiranë e deklaroi të pafajshëm Thanzën, me arsyetimin se ish-gjyqtari nuk ishte i detyruar ta pohonte një vendim të tillë. Ky verdikt është rekursuar në gjykatën e Lartë dhe pret gjykimin./TopChannel
vettingu ne shqiperi
Aktualitet
23 Prill 2023, 20:58
k.m.
Mjeti
LEZHË- Dosja.al ka siguruar foton e e mjetit me të cilin dyshohet se është larguar nga Lezha autori që ekzekutoi biznesmeni...
Aktualitet
23 Prill 2023, 20:13
k.m.
Foto ilustruese
KAVAJË- Kur na ndajnë më pak se tre javë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, një incident është regji...
Aktualitet
23 Prill 2023, 20:10
k.m.
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Aksident në Gjirokastërnë vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”. Në aksident janë p...
Aktualitet
23 Prill 2023, 20:08
k.m.
Vrasësi i Ardian Nikulajt
LEZHË- Lëvizjet e autorit para dhe pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin treguan se...
Aktualitet
23 Prill 2023, 18:44
k.m.
Pamje nga kontrollet
SARANDË- Ndërpriten kërkimet sot për të nisur sërish nesër në fshatin Vrinë për dy t...
Aktualitet
23 Prill 2023, 18:25
k.m.
Foto ilustruese
SARANDË- Zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë ka ngritur "në këmbë" Policinë e Shtetit. P&eu...
Aktualitet
23 Prill 2023, 18:00
k.m.
Preng Gjini
MIRDITË- Tre vjet pas atentatit me tritol ndaj Preng Gjinit, Prokuroria ka pezuluar hetimet lidhur me ngjarjen dhe dosja i është...
Aktualitet
23 Prill 2023, 17:45
k.m.
Pamje nga aksidenti
SHKODËR- Një aksident ka ndodhur mesditën e së dielës në aksin Shkodër-Velipojë, ku një au...
Aktualitet
23 Prill 2023, 17:32
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Tiranës i ka dhënë urdhër mbrojtje 28-vjeçares që u mbajt peng një javë dh...
Aktualitet
23 Prill 2023, 17:24
k.m.
Foto ilustruese
SKRAPAR- Një konflikt i çastit, për motive të dobëta, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi te...