17 Dhjetor 2024, 17:12
Nga ZH.LL
policia greke
GREQI- Një 37-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi akuzohet për pengmarrje dhe dhunë ndaj një personi. Një 41-vjeçar grek është marrë peng dhe është dhunuar në Kostur, një zonë e cila ndodhet afër kufirit me Shqipërinë.
Rasti i rrëmbimit mësohet se ka ndodhur të dielën e 15 dhjetorit.
Sipas Prothotema.gr., shqiptari ka bindur 41-vjeçarin për t'u futur në një makinë si pasagjer dhe më pas pasi e kanë mbajtur nën kërcënimin e armës dhe dhunës fizike, e kanë çuar në një zonë pyjore të Kastorisë, ku vitkima ka arritur të arratiset dhe të njoftojë autoritetet .
Policia ka arritur të identifikojë mjetin e rrëmbyesit, i cili rezulton të jetë marrë me qira.
Mjeti është pikasur në zonën e Kosturit, ku brenda tij kanë qenë një 29-vjeçar grek si pasagjer dhe si drejtuese një greke 25-vjecare. Mësohet se ka qenë 29-vjecari ai që ka marrë mjetin me qira dhe ja ka dhënë shqiptarit për të kryer pengmarrjen. Policia ka arrestuar çiftin grek dhe ka shpallur në kërkim shqiptarin.
Sektori i Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve pranë Nëndrejtorit të Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve Kastoria po kryen hetime të gjera për gjetjen dhe arrestimin e 37-vjeçarit.
Nga hetimet, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh për çështje droge. Çuditërisht, 29-vjecari grek dhe 37-vjecari shqiptar rezultojnë të arrestuar më 11 dhjetor të këtij viti për dy çështje të ndryshme, por janë liruar më pas.
Shqiptari ishte arrestuar pasi rezultonte i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg dhe 3.000 euro gjobë për shkelje të legjislacionit për të huajt dhe dëshmi të rreme.
greqi shqiptari ne kerkim
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 17:10
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Anglija në Itali, pasi ishte dënuar për pë...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 17:03
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Agim Sina ka kaluar të gjithë jetën e tij në brigjet e Lumit Drin i Zi, njësoj si paraardhësit...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 17:03
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme tek rreth rrotullimi në Sauk. Mësohet se në aksident janë përfshirë ...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 16:32
M.B
Holta Zaçaj
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për mandatin kryetares Holta Zaçajt. Seanca e radhë...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 15:57
E. D
Interpol
FRANCË- Interpol ka publikuar listën me 10 shqiptarët më të rrezikshëm, të shpallur në kërkim nd&eum...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 15:37
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Baqel të Lezhës. Mësohet se një mjet bujqësor ...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 15:20
ZH.LL
policia
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar. Mësohet se i riu u kap nga policia me nj&...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 14:12
r.ll
mario përlleshi
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg autorin e vrasjes së Martin Canit, 14-vjeç...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 13:52
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”. Një 54-vje...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 13:37
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
BERAT- Një 47-vjeçar me inicialet G. S., ka ndërruar jetë në Berat pasi gjatë punimeve ...