LIVE UPDATES
Aktualitet

“Motrat mu në ..., s’më rruhet fare”/ Firma e transportit s’i jep qytetarit mjetin dhe e shantazhon

Ai e ka denoncuar çështjen te krimi ekonomik dhe në prokurori, por makina vijon të mbetet në port e bllokuar.

17 Janar 2024, 23:00 Nga I.A

“Motrat mu në ..., s’më rruhet fare”/ Firma e

DURRËS- Jemi pranë Portit të Durrësit, pasi një qytetar që ka blerë një makinë në SHBA, tregon se ka paguar 800 dollarë transportin me kompaninë “Monte Cristo”, që e ka Edmond Zykaj. Ai ka paguar dhe doganën në Durrës që në 30 tetor 2023, por makina nuk i jepet sepse i ngarkohet edhe një pagesë ekstra, një gjobë, që ka marrë kontenieri e pjesëtuar me 3 makina, që ka patur brenda.

Qytetarit i kërkohet të paguajë edhe 867 dollarë të tjera. Ai e ka denoncuar çështjen te krimi ekonomik dhe në prokurori, por makina vijon të mbetet në port e bllokuar.

Denoncuesi: Kam qenë vetë në Amerikë, në muajin gusht, kam bërë një blerje të një automjeti Mercedes-Benz, C 300, në vitin 2011. E kam blerë automjetin, pasi kam paguar të zotin e mjetit dhe kam marrë kontratën e shitjes në dorë, kam kërkuar në internet që të gjeja një kompani transporti, nga Amerika me kontenier, që ta sillja në Portin e Durrësit. Pasi e kam gjetur, kam folur me “Monte Cristo”-n, me administrator Edmond Zykaj, me të cilin kam rënë dakord me një vlerë 800 dollarë, për pagesë, për shërbimin që do kryente. Ka ardhur automjeti në Portin e Durrësit, kam kontaktuar zotin Mirjan Jahja, me të cilën kemi rënë dakord me pagesën, i cili më ka kërkuar 40 mijë lekë të vjetra dhe 210 euro për uljen e kontenierit, shërbim për të cilën duhet të paguheshin. Kam bërë edhe pagesën e doganës, 1 milionë e 85 mijë lekë. Në datë 31 dalin pretendimet për një detyrim, që detyrohesha mbi çka kisha paguar deri në këto momente. Ishte një vlerë 867 dollarë, që kjo lidhet me një mbifaturim dhe mendohet për një gjobë. Njëherë më është paraqitur si peshim kontenieri, njëherë është dyshuar për kontroll. Këta zotërinj kanë pretenduar deri në pikën që, në qoftë se nuk e paguan këtë gjobë, ne nuk të japim mjetin dhe nuk e shikon mjetin më me sy. I jam drejtuar krimit ekonomik, kam bërë një kallëzim te krimi ekonomik, jam informuar që ka kaluar çështja në prokurori.

Qytetari komunikon me agjentin doganor privat, Mirjan Jahja, i cili ka ndjekur procedurën e zhdoganimit, por ky i fundit e përcjell te kompania e transportit “Monte Cristo”.

Agjenti doganor Mirjan Jahja: Ik fol me atë që e ke nis! Me mua s’ke punë fare.

Denoncuesi: Unë tek ty i kam bërë pagesat të gjitha, nuk e di pse po ma mban mjetin kot.

Agjenti doganor Mirjan Jahja: Po ta mban “Monte Cristo”, unë s’jam “Monte Cristo”.

Denoncuesi pati komunikim edhe me pronarin e kompanisë së transportit Edmond Zykaj, komunikim, që u mbyll me të shara e ofendime.

Denoncuesi: Ore Mondi, po më bien në qafë o vlla!

Edmond Zykaj: Jemi 3 veta në kontenier, është pjesëtuar për tre ajo.

Denoncuesi: Po nuk ka lidhje se s’është individuale gjoba, e ke marrë ti gjobën.

Edmond Zykaj: Ore shqip po flas, kam nja 3-4 orë që flas shqip me ty.

Denoncuesi: Ore shqip po flas dhe unë. Nuk kam unë faj që merr ti gjobë, kontenieri atje, çfarë thua ti ulje-ngritje. Të gjithë këtu që thonë: “Nuk ka shans, po u ngarkua kontenieri nuk ulet më edhe ku është akt ekspertiza”.

Edmond Zykaj: Motrat mu në p*** u thuaj atyre që të thanë ashtu. Dëgjo këtu, se boll të durova! Motrat mu në p*** u thuaj atyre që të kanë thënë, se nuk marrin vesh fare!

Denoncuesi: Ti do të mbash përgjegjësi për të gjitha këto, se janë të regjistruara.

Edmond Zykaj: As nuk më rruhet fare, vazhdo jepi drejtim, se na ke lodhur që në mëngjes.

Më pas Zykaj telefonoi gazetaren e “Stop” që po ndiqte rastin, por sërish nuk hoqi dorë nga pretendimi se qytetari duhet të paguante 1/3-ën e gjobës, që kishte marrë kontenieri.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, na u konfirmua se automjeti mbahet për llogari të dy privatëve agjentit doganor dhe kompanisë së transportit, pasi për drejtorinë e doganave procedura e zhdoganimit ka përfunduar. 

Marrë nga Tv Klan

edmond zykaj monte cristo mirjan jahja

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen