29 Korrik 2024, 18:43
Nga E. D
foto ilustruese
GREQI- Rreth 1589 të burgosur me origjinë shqiptare prej disa ditësh janë futur në grevë urie në burgjet greke. Bëhet me dije se shkak është bërë një qarkore që Ministria greke e Drejtësise ka nxjerrë lidhur me mënyrën e dhënies së lejeve dhe të lirimit me kusht për të burgosurit.
Sipas denoncimeve të vetë të burgosurve, qarkorja në fjalë është bërë enkas për të mbajtur brenda burgjeve disa prej terroristëve të organizatës famëkeqe “17 Nëntori” si dhe të dënuarit për organizatën kriminale të Agimit të Artë, rastet e përdhunuesve të të miturve ose vrasjeve të grave, por prek edhe të dënuarit e tjerë të cilët thonë se penalizohen me të pa drejtë. Gjithashtu në greve marrin pjesë të dënuar që mbahen në burgjet e Haniasë, Halkidhës, Korfuzit, Dhomokosë, Nafplios, Patrës, Neapolit dhe Larisës.
Ministria greke e drejtësisë pranon se situata është e vështrirë dhe se po shqyrton rastet herë pas here me qëllim përjashtimin nga kjo qarkore të të dënuarve që vlerësohet se janë reabilituar ose nuk konsiderohen të rrezikshëm. Të burgosurit denoncojnë edhe raste në të cilat drejtues të burgjeve iu bëjnë presion për të ndërprerë grevën.
burgjet greke shqiptare greve urie
Aktualitet
29 Korrik 2024, 18:40
M.B
Protesta
FUSHË-KRUJË- Banorë të zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë protestuar sërish sot....
Aktualitet
29 Korrik 2024, 18:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pasditen e sotme është raportuar për radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Ti...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 17:22
I.A
Armand Nelaj
TIRANË- Gazetari Eni Ferhati ka shpjeguar të gjithë dinamikën e shpërthimit me tritol, ku mbeti i vdekur biznesmeni A...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 17:15
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Vijojnë të dalin të tjera detaje lidhur me dosjen e grupit kriminal i cili trafikonte drogë në Itali dhe S...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 17:01
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GJIROKASTËR- Vijon përhapja e flakëve në Gjirokastër. Mësohet se era dhe temperaturat e larta ...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 16:47
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHËNGJIN- Vijonë të jenë aktive flakët e zjarrit në fshatin Mal në Shëngjin t&e...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 16:31
I.A
Aurel Zarka
TIRANË- Kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka ra në pranga ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posa&...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 16:35
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia gjermane dhe oficerët e policisë holandeze pasi se janë pje...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 16:14
S.B
pamje nga ngjarja
VLORË- Procedohen penalisht dy persona në Vlorë. Mësohet se A.L dhe Sh.L janë proceduar pasi kanë ndez...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 16:07
I.A
Zjarri
GJIROKASTËR- Vatra e zjarrit te masivi i pishave në lagjen Gërhot të Gjirokastrës është përkeq&eum...