All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

"Na vranë, na vranë"/ Si "ushtari" i Vis Martinajt, Hektor Xheçuka, Marklen Haka e 2 të tjerë tentuan të eliminojnë Durim Bamin

Gjatë komunikimeve të mëtejshme me Ervis Martinaj, Tori Xheçuka e mban atë të informuar edhe për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në zonën e Kurbinit.

15 Prill 2025, 21:10 Nga r.ll
"Na vranë, na vranë"/ Si "ushtari" i Vis
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË- Tori Xheçuka rezulton sipas bisedave të zhvilluar në Sky Ecc është një nga personat e thirrur në armë nga Marklen Haka, një nga të fortët e Niklës në Fushë-Krujë për të eleminuar Durim Bamin. Një tjetër personazh i Niklës që sot strehohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Referuar bisedave të realizuara në Sky Ecc midis Tori Xheçukës, Florenc Kelmendit, Albert Zajës dhe Marklen Hakës dhe personave të tjerë del në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Ku Tori Xheçuka ka pasur rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të Durim Bami. Nga ku del se porositës dhe financues i planit për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit është shtetasi Ervis Martinaj. Konkretisht më datë 6 Qershor 2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, ku fillimisht nuk kupton cili është personi që po flet dhe e ngatërron me Erigers Mihasin, pasi këtë kohë Martinaj del se mbante telefonin e Mihasit.

Gjatë komunikimeve të mëtejshme me Ervis Martinaj, Tori Xheçuka e mban atë të informuar edhe për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në zonën e Kurbinit. Si edhe për autorët e mundshëm që mund të kenë qëlluar. Por nga sa kuptohet nga bisedat midis tyre, Martinaj kërkon me çdo kusht eleminimin e vëllezërve Bami dhe lidhjeve të tyre.   Më datë 7 Qershor 2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, telefonin e të cilit e mbante Erigers Mihasi këtë periudhë. Nga biseda kuptohet që Ervis Martinaj interesohet lidhur mbi ngjarjen e datës 30 Maj 2020 ku kanë mbetur të vrarë shtetasit Bujar Lika ‘Ari’ dhe Paulin Gjergji.

Ku Tori Xheçuka i tregon për lidhjet e Durim Bamit, konkrerisht Ervin Kodrën, Ervin Kallarin dhe Genti Koçin.  Biseda gjatë të cilave del edhe lidhja e Tori Xheçukës me njeriun e tij të besuar, Albert Zaja.

Që edhe ky vihet në dispozicion të Ervis Martinaj për të ndjekur Durim Bamin.  Më datë 21 Qershor 2020 Ervis Martinaj komunikon Albert Zajën dhe i kërkon që të sigurojë targën e një makine ‘Renxh’ të bardhë me të cilin dyshohet se lëviz Durim Bami.

Ervis Martinaj shprehet i çuditur përse po ruhet kaq shumë Durim Bami këto kohë. Ai i ofron Albert Zajës shumën prej 500 mijë euro parapagim për të kryer vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.  Ku ai i thotë që këto para merri ti dhe Tori.

‘Bëni ça të doni, ose nëse mundesh na e nxirrni ne se e bëjmë vetë sepse çoj një shokun tim me Torin dhe e bëjmë në mes të pazarit pa maskë.

Komunikimi midis Tori Xheçukës dhe Ervis Martinaj vazhdon edhe në ditët që pasojnë. Ku Xheçuka pranon që për të mbyllur hallet që ka të kryejë vrasje me pagesë. Apo siç ai i quan ‘punë’. Gjë të cilën Martinaj e pranon por me kushtin që Tori Xheçuka të mbarojë punë me Bamët.  Më datë 11 Korrik 2020, Tori Xheçuka i shkruan Ervis Martinajt duke i kërkuar  që t’i japë ndonjë punë (vrasje kundrejt pagesës) ‘se më duhen lekë sepse kam hall’. Ervisi Martinaj i përgjigjet që ‘po të jap punë, më duhet ‘Nikla’, Duri dhe Valteri. Se e kam hall Durin por edhe të dy më mirë. Këto të dy më duhen se ata langaraqët e Freskut (i referohet Leonard Dukës) janë të vështirë për t’u kapur.

Tori Xheçuka i përgjigjet që po dhe se do vij të të takoj sepse unë dua që të bëhemi palë bashkë. Dhe ashtu siç kishin rënë dakord, Tori Xheçuka dhe lidhjet e tyre, disa muaj më pas mendohet se qëlluan ndaj makinës me të cilën lëviznin Durim Bami dhe miku i tij Ervin Kodra. Ngjarje e ndodhur më datë 4 Nëntor 2020. Më datë 4 Nëntor 2020 Tori Xheçuka dhe Florenc Kelmendi kanë qenë personat që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të autoveturës ‘Range Rover’ me të cilën udhëtonin Ervin Kodra dhe Durim Bami. Ku Marklen Haka ka patur rolin e ndihmësit duke ruajtur lëvizjet e Durim Bamit në zonën e Fushë-Krujës ndërsa Albert Zaja ka qenë personi që ka monitoruar lëvizjet e Durim Bamit në aksin Kamëz-Tapizë.

Por edhe pse qëlluan ndaj makinës së Durim Bamit, Tori Xheçuka dhe Florenc Këlmendi nuk mundën të eleminonin objektivin e tyre. Kjo edhe për faktin që ata nuk e dinin se pas makinës së Durim Bamit, vinte një tjetër ku ishin ushtarët e tij. Të cilët hapën zjarr ndaj makinës në të cilën ndidheshin Xheçuku dhe Këlmendi.  Në momentin kur Tori Xheçuka dhe Florenc Kelmendi, kanë qëlluar drejt Durim Bamit, ata rezulton të kenë rënë në zjarrin e makinës tjetër. Një shkëmbim breshërish kallashnikovi mes dy palëve, që fati i ka shpëtuar pa viktima.

Tori Xheçukës, i janë mbaruar plumbat dhe më pas ka rrëmbyer kallashnikovin e Florenc Këlmendit, i cili ndodhej në makinë dhe bërtiste ‘…na vranë… na vranë…’. Por Tori Xheçuka thuhet se nuk ishte vetëm ushtari i Ervis Martinaj. Por kishte shërbyer si i tillë edhe për një tjetër eksponent të rrezikshëm të krimit në Shqipëri. Për Emiljano Shullazin që sot ndodhet pas hekurave.

Ku ishte krahu i tij i armatosur. Një jetë e shkuar si vrasës me pagesë. Tashmë me llogari të hapura midis Shqipërisë dhe Greqisë. Por edhe me shumë hije ende të pazbuluara të veprimtarisë së tij kriminale që mund të hedhin dritë mbi shumë ngjarje të tjera të rënda të pazbardhura nga drejtësia./ "Në Shënjestër", Balkanweb

durim bami marklen haka hektor xhecuka ervis martinaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj