LIVE UPDATES
Aktualitet

Nafta e kontrabanduar në Durrës/ SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim 11 të pandehurit (EMRAT)

SPAK thekson gjithashtu se Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i ofruan 10 mijë euro ryshfet punonjësit të policisë Armand Marvataj, me qëllim që ky i fundit të lejonte nxjerrjen e paligjshme të naftës së sekuestruar nga anija.

13 Tetor 2025, 16:44 Nga E. D
Nafta e kontrabanduar në Durrës/ SPAK përfundon hetimet,
foto ilustruese

TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 11 persona të akuzuar për përfshirje në një skemë kontrabande me naftë në Portin e Durrësit. Konkretisht të pandehurit vodhën naftën nga anija AYA ZANOYBYA e cila ishte e ankoruar në Porto Romano të Durrësit. Sipas dosjes hetimore, ka rezultuar se nga anija e ankoruar, ishte planifikuar dhe realizuar vjedhja dhe kontrabandimi i 200 tonëve naftë.

Në mesin e të akuzuarve janë shtetas shqiptarë, sirianë dhe egjiptianë, përfshirë: Armand Marvataj, punonjës policie, Juxhin Koka, Drilon Malluta, Mohammad Sallit (kapiteni i anijes) dhe Nedio Mejdani (oficer i parë), dhe anëtarë të ekuipazhit, Samir Bayoumy me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijës, marinarët, Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom dhe Abdoulmohaimen Shanata, shtetas sirianë dhe një egjiptian.

SPAK thekson gjithashtu se Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i ofruan 10 mijë euro ryshfet punonjësit të policisë Armand Marvataj, me qëllim që ky i fundit të lejonte nxjerrjen e paligjshme të naftës së sekuestruar nga anija.  Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e efektivit të policisë, Armand Marvataj, është sekuestruar edhe shuma prej 10.000 euro, e konsideruar provë materiale e veprës penale të korrupsionit.

Nafta kontrabandë u nxorr nga anija më datë 27 janar 2025, në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes, Samir Bayoumy me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijes, marinarët, Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Ëissam Rostom dhe Abdoulmohaimen Shanata.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr. 35 të vitit 2025, në ngarkim të të 11 pandehurve:

Armand Marvataj, me detyrë punonjës policie i Komisariatit të Policisë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i K. Penal;

Juxhin Koka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksion publike” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 e 25, 244 paragrafi 2 e 25, 134/3 e 25 të Kodit Penal.

Drilon Malluta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksion publike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 244 paragrafi 2 dhe 25, 134/3 e 25 të Kodit Penal;

Mohammad Sallit, shtetas sirian, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, të akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 172/3 e 25 i Kodit Penal;

Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom, shtetas sirianë, marinarë të anijes, të akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 dhe 134/3 e 25 të Kodit Penal;

Samir Bayoumy, shtetas egjiptian, me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës mekanik i anijes, dhe Abdoulmohaimen Shanata, shtetas sirian, marinar i anijes, të akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3 e 25 të Kodit Penal.

Ky procedim penal është regjistruar në bazë të materialit referues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore –  Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në ngarkim të punonjësit të policisë Armand Marvataj, pranë Komisariatit të Policisë Durrës, dhe ndaj shtetasve Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, për veprat penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259/2 dhe 244/2-25 të Kodit Penal.

Gjithashtu, kjo çështje lidhet me procedimin penal nr.76 të vitit 2025 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i regjistruar për veprat penale, “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 dhe 134-25 të Kodit Penal, të dërguar për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar e provuar se shtetasi, Juxhin Koka, në bashkëpunim me shtetasit Mohammad Sallit, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, dhe Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian, “AYA ZANOYBYA”, e ankoruar në Porto Romano, Durrës, më 07.1.2025, kanë planifikuar, organizuar dhe realizuar kontrabandimin e 200 tonëve naftë.

Anija “AYA ZANOYBYA” dhe nafta e kontrabanduar janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale më 12.1.2025, në kuadër të operacionit policor “Ari i zi”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Hetimet kanë treguar se më 27.1.2025, shtetasit Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i kanë ofruar shumën 10.000 euro, punonjësit të policisë Armand Marvataj, të planizuar me shërbim për ruajtjen e anijes së sekuestruar në Porto Romano, Durrës, me qëllim që të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës së sekuestruar nga anija, gjë e cila është realizuar mbrëmjen e datës 27.1.2025, në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes; Samir Bayoumy me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijës, marinarët, Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom dhe Abdoulmohaimen Shanata.

Shuma monetare prej 10.000 eurosh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë Armand Marvataj./Dosja.al

spak gjkko

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj