Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim organizatorin e kësaj veprimtarie, 28-vjeçarin banues në Kolumbi.
DURRËS - Policia ka arrestuar dy vajza me origjinë kolumbiane, pasi ushtronin prostitucion në një apartament që kishin marrë me qera në Durrës. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim organizatorin e kësaj veprimtarie, 28-vjeçarin banues në Kolumbi. Dy kolumbianet e arrestuara , të dyja në moshë 24-vjeçare dhe banuese në Kolumbi, kishin marrë me qera një apartament në Durrës, në të cilin ushtronin prostitucion dhe shisnin lëndë narkotike.
Mbi to rëndojnë akuzat për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Ndërsa për organizatorin e kësaj veprimatrie 28-vjeçarin nga Kolumbia, rëndon akuza penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Policia dyshon se kolumbiani 28-vjeçar ka trafikuar vajza nga Kolumbia në Shqipëri, me qëllim shfryrtëzimin e tyre për prostitucion.
Policia ka proceduar penalisht edhe pronarin e apartamentit pasi dyshohet se ka fshehur krimin. Mbi të rëndojnë akuzat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë kontrollit fizik të banesës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e dy të arrestuarave.
Njoftimi i policisë
"Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 9”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi kolumbian, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Arrestohen në flagrancë 2 shtetase kolumbiane që kishin marrë me qira një apartament, në lagjen nr. 18, Durrës, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.
Procedohen penalisht pronari i apartamentit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”, dhe 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”. Sekuestrohen një sasi kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, përgjatë 3 javëve, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 9”. Në kudër të këtij operacioni: u shpall në kërkim shtetasi D. G., 28 vjeç, banues në Kolumbi, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
u arrestuan në flagrancë shtetaset M. A., 24 vjeçe, Y. C., 24 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; nisi procedimi penal për pronarin e apartamentit, shtetasin V. R., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”; nisi procedimi penal për shtetasit M. S., E. B. dhe A. H., për veprën penale “Prostitucioni”.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi kolumbian ka trafikuar shtetase kolumbiane në Shqipëri, me qëllim shfryrtëzimin e tyre për prostitucion. 2 shtetase kolumbiane (të arrestuarat) kishin përshtatur një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 18, Durrës, për të ushtruar prostitucion. Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: sasia e lëndës narkotike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara. Vijon puna për kapjen e shtetasit D. G. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
partia demokratike TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisioni...
pamje nga vendngjarja ELBASAN- Policia ka zhvilluar një operacion të befasishëm në Elbasan, ku si pasojë jan&e...
Gent Sejko TIRANË- Guvernatori Gent Sejko ka deklaruar se pavarësia e Bankës së Shqipërisë është cenuar. Duke folur...
Foto ilustruese SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme që dyshohet se janë përfituar n...
Foto ilustruese TIRANA- Në kuadër të përgatitjeve për protestën e paralajmëruar më 17 tetor në Tiranë...
Foto ilustruese GREQI- Drejtësia greke ka dhënë dritën jeshile për zhvarrosjen e Denis Ruçit, 22-vjeçarit shqiptar q...
Artur Metani TIRANA- Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po zhvillohet sot seanca dëgjimore ...
Dritan shkëmbi TIRANA- Ditën e sotme pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, drejt Shqipërisë shtetasi A...
Foto nga vendngjarja LUSHNJE- Një furgon që transportonte turistë polakë drejt qytetit të Beratit ka dalë nga rruga dhe ka p&...
Foto ilustruese TIRANA- Policia e Shtetit ka nisur sot aksionin për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave elek...