“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Ndaloi për të mbledhur hurma buzë rruge, 49-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një Smart në Itali (EMRI)
Muca u godit nga një makinë ndërsa po kalonte rrugën, në zonën e luginës së Alentos, në kufi me Torrevecchia Teatina, pasi ndaloi për të mbledhur hurma nga një pemë në rrugë. Me ndihmë të menjëhershme ai u transportua në kryeqytetin e Adriatikut.
7 Dhjetor 2022, 15:11Nga d.a.
Ambulance
ITALI- Roland Muca, 49-vjeçari me origjinë shqiptare, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme vonë në spitalin e Pescara -s nga plagët shumë të rënda të marra pas një aksidenti rrugor të ndodhur pasdite në Francavilla al Mare, në provincën e Chieti.
Sipas mediave italiane, Muca u godit nga një makinë ndërsa po kalonte rrugën, në zonën e luginës së Alentos, në kufi me Torrevecchia Teatina, pasi ndaloi për të mbledhur hurma nga një pemë në rrugë. Me ndihmë të menjëhershme ai u transportua në kryeqytetin e Adriatikut.
Përpjekjet për t'i shpëtuar jetën ishin të kota pasi 49-vjeçari ndërroi jetë në reanimacion pasi qëndroi për 4 orë në koma. Për gjetjet u kujdesën karabinierët ndërkohë mësohet se Muca ishte i martuar dhe me dy fëmijë.