Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Qeveria ka vendosur që në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e shtunë, 26 prill, të shpallet ditë zie kombëtare në shenjë respekti për Papa Françeskun. Qeveria ka vendosur që në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.
Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Papa Françesku ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Arkëmorti i Papa Françeskut është i vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit. Besimtarët dje, sot dhe nesër do të mund të nderojnë trupin e papës së ndjerë deri në mesnatë, ndërsa të premten do të lejohet prania e besimtarëve katolikë në kishë deri në orën 19.00.
Të shtunën, menjëherë pas funeralit, trupi i papës argjentinase do të varroset në kishën e Santa Maria Maggiore, pranë stacionit qendror të trenit të Romës, në përputhje me dëshirën e shprehur nga vetë "papa i të varfërve" në testamentin e tij. Duhet theksuar se shumë besimtarë që ndodheshin në sheshin e Shën Pjetrit, duke folur para gazetarëve shprehën dëshirën që procesi i kanonizimit të Françeskut të nisë sa më shpejt. Siç kishte ndodhur, pra pas vdekjes së Gjon Palit II, pikërisht njëzet vjet më parë.
Papa Françesku do të jetë Papa i parë në më shumë se një shekull që nuk do të varroset në Vatikan, në kriptin e Bazilikës së Shën Pjetrit, por në vend të kësaj do të vendoset të prehet në Bazilikën e Shën Marisë Major të Romës. Papa kërkoi gjithashtu që të varrosej në një arkivol të thjeshtë prej druri, ndryshe nga paraardhësit e tij që u varrosën në tre arkivole tradicionale të bëra nga selvi, plumbi dhe lisi.
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin me 4 të plagosur të regjistruar d...
foto ilustruese PEQIN- Drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Floren Doka ka dhënë dorëheqjen nga detyr...
roven zeka TIRANË- Lorenc Shehu do të marrë përkohësisht drejtimin e Drejtorisë së Policisë Rrugore në Tiran&e...
RTSH TIRANË- Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së është mbajtur dit&eum...
Foto Ilustruese ANGLI- Një emigrant i paligjshëm shqiptar i shpëtoi deportimit nga Britania pas një kërkese “të suksess...
vezaj, qyno TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen gjyqësore mes Elton...
Pamjet DIBËR- Pamjet e arrestimit të ish-drejtoreshës së Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu kanë dalë. Arrestimi i...
Elton Qyno dhe Dorian Matlija TIRANË- Gjykata e Posaçme vendosi ti kthente sot dokumentet që iu sekuestruan gazetarit Elton Qyno. Pas sean...
Foto ilustruese FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me denoncimin dhe njoftimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ku thuhet se nj&eu...