E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Me nënshkrimin e zëdhënësit të saj Dom Mark Pashkja, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë njofton se ditën e enjte, më 24 prill, në orën 18:00, do të kremtohet një meshë për shpirtin e Atit të Shenjtë, në katedralen e Shën Palit në Tiranë.
TIRANA- Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, në një deklaratë për shtyp, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, duke falënderuar të gjithë ata që në këto çaste të vështira janë gjendur pranë Kishës Katolike shqiptare në mënyra të ndryshme. Me nënshkrimin e zëdhënësit të saj Dom Mark Pashkja, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë njofton se ditën e enjte, më 24 prill, në orën 18:00, do të kremtohet një meshë për shpirtin e Atit të Shenjtë, në katedralen e Shën Palit në Tiranë.
Në këtë meshë do të marrin pjesë të gjithë ipeshkvijtë e dioqezave në vend, ndërsa besimtarët ftohen të bashkohen në lutje për shpirtin e Papës. Për të përfaqësuar Kishën Katolike shqiptare në ceremoninë mortore në Vatikan, është caktuar një delegacion zyrtar, i përbërë nga Sh.T. Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit, Sh.T. Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit.
Gjithashtu, Nunciatura Apostolike në Tiranë (Ambasada e Selisë së Shenjtë), do të presë ngushëllimet e rastit në datat 23 dhe 24 prill, gjatë orareve 10:00-12:30 dhe 14:00-17:00. Ndërkohë, mesha e varrimit të Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, për të vijuar më pas sipas dëshirës së fundit të vetë Atit të Shenjtë, të shënuar në testamentin e tij.
Njoftimi:
Duke falënderuar të gjithë ata që në këto çaste na gjenden pranë në mënyra të ndryshme si Kishë Katolike, për humbjen e bariut tonë, Papa Françeskut, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë njofton se:
• Ditën e enjte, më 24 prill, në orën 18:00, në katedralen e Shën Palit në Tiranë, do të kremtohet mesha për shpirtin e Papa Françeskut. Në këtë kremtim do të marrin pjesë të gjithë ipeshkvijtë e dioqezave në vendin tonë dhe janë të ftuar të gjithë besimatarët të bashkohen në lutje për shpirtin e Papa Françeskut, që aq shumë e deshi vendin tonë.
• Delegacioni zyrtar që do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut dhe që do të përfaqësojë kishën tonë lokale, do të përbëhet nga:
Sh.T. Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult-it
Sh.T. Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës-it
• Nunciatura Apostolike (Ambasada e Selisë së Shenjtë në Tiranë) do të presë ngushëllimet e rastit në datat 23-24 prill 2025, në oraret 10:00-12:30 dhe 14:00-17:00.
• Mesha e varrimit të Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00, në Bazilikën e Shën Pjetrit, për të vazhduar më pas sipas testamentit që vetë Ati i Shenjtë ka lënë të shkruar.
Dom Mark Pashkja,
Zëdhënës i KISH
Banoret në protestë TIRANA- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, edhe pse pa asnjë lajmërim, raportohet se ka zbritur dhe k...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hapur garën për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të...
Sokol Navaku dhe Roven Zeka TIRANA- SPAK kërkon në GJKKO masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shefat e R...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e P&eum...
kampi i perqendrimit TIRANË- Një denoncim ka ardhur ditën e sotme në redaksinë e Dosja.al në lidhje me agjensine turistike A...
rayan dhe fadi alwan TIRANË- Trupi i 24-vjeçares palestineze, Rayan Alwan është tërhequr para disa ditësh nga morgu nga fam...
Foto KOSOVË- Vendosja e çmimit prej 5 centë për qeset plastike ka sjellë rezultate të prekshme: importi ka rënë n...
foto ilustruese FUSHË KRUJË - Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë...
Muhamed Lika KOSOVË- Prokuroria e Ferizajt i ka kërkuar të martën gjykatës të urdhërojë një muaj paraburgim p&...
Tuneli i Llogarase TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar ditën e sotme dokumentet e kompanisë ndërtuese të tunelit t&...