LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërhyrje emergjente në zemër jashtë vendit, 20-vjeçares dosja i ‘fle’ në sirtaret e Ministrisë së Shëndetësisë

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë nuk kryen njoftimet që e interesuara duhet të paraqitet pranë ministrisë të interesohet shpesh herë dhe të plotësojë dokumentacionin përkatës.

4 Tetor 2023, 22:40 Nga I.A
Ndërhyrje emergjente në zemër jashtë vendit,
Spitali

TIRANË- Një 20 vjeçare i është drejtuar Fiks Fare për një ndërhyrje në zemër që duhet të kryejë në mënyrë emergjente, por që dosja e saj prej muajsh mbahet nëpër sirtaret e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërhyrja e saj bëhet vetëm jashtë Shqipërisë, pasi në spitalet tona nuk kryhet, ndërsa në privat herë mungon mjeku e herë pajisja. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë nuk kryen njoftimet që e interesuara duhet të paraqitet pranë ministrisë të interesohet shpesh herë dhe të plotësojë dokumentacionin përkatës.

20 vjeçarja Ornela Palaj iu drejtua Fiksit pasi ajo dhe familja e saj nuk po gjenin dot zgjidhje. “Duhet të bëj një ndërhyrje që quhet ABLACION me djegie me rreze X për të djegur vrimën që më është krijuar. E kam të lindur por e kam marrë vesh me shumë vonesë”, thotë ajo. Asaj shpesh herë i rriteshin rahjet e zemrës në shkollë, punë, rrugë kudo që të ndodhej dhe bëhej keq. “Kam qenë në punë kur unë kuptova se çfarë kam. Prej 2-3 orësh më qëndronin rrahjet 200 – 220 dhe përfundova në urgjencë të QSUT-së”, tregon 20-vjeçarja. Në urgjencë i ishte dhënë ndihma e parë dhe aty ishte njohur nga mjeku se nga se vuante. Pas 7 orësh në urgjencë mjeku i rekomandon një klinikë private pasi në shtet ndërhyrja që Ornela kishte nëvojë nuk bëhej, ose jashtë vendit. Por mundësitë për familjen nuk ishin që të dërgonin vajzën jashtë shtetit për kurim. Edhe pse ishin munduar me klinikën private zgjidhje nuk kishin gjetur.  Operacioni kushton diku tek 5000-6000 euro, para të cilat familja nuk i disponon. Por për të qenë të sigurt me diagnozën 20 vjeçarja tregon se ka kryer edhe një diagnostikim në Itali ku i kanë konfirmuar të njëjtën gjë, por që kishte nevojë urgjente që të kryhej ndërhyrja. “Pyeta dhe aty sa shkonte e më thanë tek 9 mijë, 10 mijë euro“, shprehet ajo.

Fiksi drejtohet në Drejtorinë e QSUT-ës për të marrë një informacion. Në takim me drejtoreshën zonjën Albana Fico, e cila u vu në dijeni nga ana e Fiksit për situatën e vajzës ajo u tregua e dhe thotë që për rastin do merret personalisht jo vetëm si drejtoreshë por si mjeke.

Në një përgjigje të Drejtorisë së QSUT-së u shpjegua se Ablacioni në zemër nuk kryhet në QSUT, ai është i indikuar vetëm në disa aritmi të cilat ri-përsëriten. Për ata pacientë, që kanë nevojë të domosdoshme për këtë proçedurë ata shtrohen dhe dalin në komsion ndërspitalor.

Dhe kështu ndodhi vajza u shtrua në pavionin e kardiologjisë pranë QSUT- së ku pas 5 ditëve që u kryen të gjitha kontrollet dhe proçedurat rasti i vajzës mori fletë drejtimi për komision ndërspitalor. Komisioni u mblodh dhe vendosi rekomandim në ministri që vajza të operohet jashtë me shpenzimet e shtetit. Ky komision u zhvillua në fund të muajit qershor, por që nga ajo ditë 20 vjeçarja nuk mori asnjë njoftim nga ministria.

Kaluan tre muaj pritje dhe kështu Fiksi bashkë me vajzën u interesuan pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Tek Informacioni pranë ministrisë informohen se kërkesa nga QSUT ka shkuar, por fluksi i madh me mbi 300 të interesuar është motivi që nuk janë lajmëruar nga ky institucion. Madje punonjësja e informacionit në ministri u pohon se duhet të interesohen vetë pacientët për të marr konfirmimin dhe të fillojnë plotësimin e dosjes me dokumentacionin përkatës. Pasi dorëzohet dokumentacioni pacienti konkretisht 20 vjeçarja duhet të presë nga dy javë deri në tre muaj nesë një spital turk mund ta marri përsipër si rast.

Pra edhe pse ndërhyrja e 20-vjeçares ishte emergjente duhet të kalojnë edhe 3 muaj të tjerë për një përgjigje nesë do të kryhet apo jo ndërhyrja e saj në Turqi.

Marrë nga Top Channel

ornela palaj ablacion

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet