19 Janar 2025, 21:18
Nga N.F
Jennifer Alcani
ITALI-13-vjeçarja shqiptare Jennifer Alcani është përcjellë në banesën e fundit pasi ndërroi jetë të enjten në spitalin Manzoni të Lecco. E mitura humbi jetën pas 6 ditësh në koma, pas aksidentit të rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të 10 janarit në Itali.
Qindra njerëz u mblodhën në Kishën e San Nicolo për t’i dhënë lamtumirë të miturës shqiptare. Mamaja e Jennifer Alcanit lexoi një mesazh që e kishte shkruar bashkë me babain e të miturës që humbi jetën. Ajo tha se zemra e vajzës së saj ndaloi së rrahuri por zemra e saj nuk do të ndalojë kurrë së kërkuari atë. Nëna shtoi se Jennifer-i do të jetojë përjetë brenda saj dhe babit të saj.
“Kam nevojë për një përqafim. Kam nevojë vetëm për përqafimin tënd. Është e vështirë për mua ta pranoj këtë, por e gjej forcën në dashurinë e pafundme që më dhe. Ishe shumë për mua, ishte shumë për ne, ishe shumë për çdo kënd. Ishe një forcë e natyrës.
Në këto ditë kur çdo gjë po thyhet në mes, je e vetmja që më jep forcë, që më bën të rezistoj. E di që je këtu. E di që nuk më ke lënë, që më mbron. Zemra jote ndaloi së rrahuri, por e imja s’do ndalojë kurrë së kërkuari ty. Do jetosh përjetë brenda meje dhe babit tënd”, tha e ëma.
“Nëse do të të shikoja edhe për pesë minuta do të të thosha faleminderit. Faleminderit që jeton brenda meje. Ylli ynë i vogël, vdekja mund të na ndajë fizikisht, por kurrë zemrat tona”, përfundoi mesazhi i tyre. Mes të pranishmëve në ceremoni ishte edhe kryebashkiaku i Lecco-s, Mauro Gattinoni. Ndërsa prifti që mbajti ceremoninë preku po ashtu me fjalët e tij.
13-vjeçarja u aksidentua mbrëmjen e 10 janarit në zonën e Abbadia Lariana. Lëndimet e marra në përplasjen që ndodhi në orën 5 të mëngjesit pak para hyrjes në Rrugën Shtetërore 36, drejt Lecco-s, ishin shumë të rënda dhe ajo nuk mundi t’i mbijetojë.
Atë natë ajo ishte në një automjet tip BMë që drejtohej nga një shok 22-vjeçar. Në sediljen pranë të riut ishte një 19-vjeçar nga Malgrate dhe e ulur pas, 13-vjeçarja. Përgjatë rrugës për ka ndodhur një përplasje e cila më pas ka rezultuar fatale për vogëlushen. Karabinierët dhe policia rrugore po vijojnë hetimet e nisura pas aksidentit, por duket se makina ka qenë duke ecur me shpejtësi tejet të lartë, në një rrugë me shpejtësi 50 km në orë. Qarkullimi më një shpejtësi tejet normave të lejuara, është faktuar edhe nja një video e publikuar në rrjetet sociale.
jenifer alcani
Aktualitet
19 Janar 2025, 21:00
N.F
Viktima
VLORË- Një aksident me një viktimë u regjistrua ditën e sotme në Vlorë. Nga aksidenti mbeti viktimë një...
Aktualitet
19 Janar 2025, 20:04
N.F
Spanjë
SPANJË- Një operacion antidrogë nga autoritetet spanjolle ka vënë në pranga 8 persona në pranga. Mësohe...
Aktualitet
19 Janar 2025, 19:15
N.F
Ekspozita
TIRANË- Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të sh&eum...
Aktualitet
19 Janar 2025, 18:46
N.F
Aksidenti
DURRËS- Një aksident i dyfishtë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës. Në lidhje me aksidentin pol...
Aktualitet
19 Janar 2025, 18:00
N.F
Aksidenti
DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se në a...
Aktualitet
19 Janar 2025, 17:50
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar. Arrestimii të riut k...
Aktualitet
19 Janar 2025, 16:08
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 37- vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet ...
Aktualitet
19 Janar 2025, 15:35
N.F
Arrestim
GJIROKASTËR- Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në Gjirokastër. Nga ky operacion jan&eu...
Aktualitet
19 Janar 2025, 15:23
N.F
Aksidenti
VLORË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme, në afërsi të&n...
Aktualitet
19 Janar 2025, 15:11
N.F
Anastas Janullatos
ATHINË- Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos vijon të mbetet në situatë k...