15 Gusht 2022, 12:23
Nga A.B
Kapllan Resuli
TIRANË- Ka ndërruar jetë shkrimtari dhe albanologu shqiptar, Kapllan Resuli. Autori i 135 veprave dha frymën e fundit në moshën 88 vjeçare.
Kapllan Resuli i njohur edhe si Kaplan Burović është shkrimtar dhe albanolog shqiptar. Ai ka qenë ndër shkrimtarët e parë në prozë mes shqiptarëve të Jugosllavisë së bashku me Adem Demaçin dhe Anton Pashkun. Pasi u burgos në Jugosllavi, u kthye në Shqipëri ku po ashtu u internua dhe më tej u burgos për 20 vite të tjera.
Po kush ishte Kapllan Resuli?
Resuli, i lindur në Ulqin, i biri i Xhanos dhe Nurijes, familja e tij - që nga ulqinakët njihen si Resulbegët, - me prejardhje nga Bosnia ishin vendosur në kalanë e Ulqinit në kohën e Perandorisë Osmane. U shkollua në gjuhën serbe, ndërsa gjuhën shqipe ia dha mësuesi Tajar Hatibi - sipas tij. Pasi kishte qenë në burg, më 1952 shkroi në Dubrovnik poemën Bojana. Poema iu botua nga Shtëpia e Kulturës e qytetit dalmat ku ishte me shkollë, e cila më pas do t'i botohej në të përkohshmet Iskra të Beogradit dhe Polet të Zagrebit. Më 1954 botoi dy këngë lirike ulqinake pa komentim me pseudonimin Kapllan Kalushi. Po atë vit kreu gjimnazin XV të Beogradit dhe më 1957 përfundoi shkollimin e lartë, të cilin e ndoqi në Universitetin e Shkupit, ku Katedra e Gjuhës Shqipe drejtohej nga Petro Janura.
Pasi e ribotoi poemën Bojana për herë të katërt kur po shërbente ushtar në Shkup, u arrestua dhe u burgos në burgun e Idrizovës. Më 1960 emigroi në Shqipëri, ku u fut në "kampin e emigrantëve jugosllav" në Çermë. Kohë kjo kur konceptoi romanin Tradhëtia.
kapllan resuli
Aktualitet
15 Gusht 2022, 11:45
A.B
Foto ilustruese
FUSHË KRUJË- Një aksident rrugor ka ndodhur në Fushë Krujë, në dalje të autostradës në dr...
Aktualitet
15 Gusht 2022, 11:35
A.B
Seanca gjyqesore
TIRANË- Qani Muça, 55-vjeçari që plagosi me armë zjarri tre ditë më parë punonjësin ...
Aktualitet
15 Gusht 2022, 11:23
A.B
Policia Tirane
TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi ka ngacmuar seksualisht një grua. ...
Aktualitet
15 Gusht 2022, 11:19
A.B
Porti i Durresit
TIRANË- Konfindustria kërkon që të bëhet publike marrëveshja koncensionare e privatizimit dhe ndryshimit t&e...
Aktualitet
15 Gusht 2022, 11:22
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një person, rreth 50 vjeç, është gjetur i mbytur në liqenin e fshatit Lanabregas. Policia e Shtetit...
Aktualitet
15 Gusht 2022, 10:37
A.B
Policia Gjirokaster
GJIROKASTËR- Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të marrë pa leje vajzë...
Aktualitet
15 Gusht 2022, 10:29
A.B
Policia italiane
ITALI-Një 37-vjeçar shqiptar është vënë në pranga për shkak se akuzohet për një seri v...
Aktualitet
15 Gusht 2022, 10:29
k.m
Xhami
MALIQ- Grabitet xhamia në Maliq. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Podgorie, Maliq. Grupi hetimor ka konstatuar të ha...
Aktualitet
15 Gusht 2022, 10:24
k.m.
Xhuliano Këlliçi
ITALI- Xhuliano Këlliçi është i riu 19 vjeçari shqiptar, i cili është ndarë nga je...
Aktualitet
15 Gusht 2022, 10:16
k.m.
Foto ilustruese
NAPOLI- Për moshat e tyre, 12 dhe 13, ata janë praktikisht fëmijë. Mirëpo, të përfshirë, së ba...