LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtime në zonat e mbrojtura, VOA: Ndryshimet ligjore ngrenë shqetësime

Ndryshimet e propozuara nga qeveria janë kundërshtuar me forcë nga organizatat mjedisore si dhe nga opozita, sipas të cilave zonat e mbrojtura rrezikonë të kërcënohen seriosht.

22 Shkurt 2024, 20:49 Nga N.F
 Ndërtime në zonat e mbrojtura, VOA: Ndryshimet ligjore ngrenë

TIRANË- Në Shqipëri parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin për “Zonat e Mbrojtura” të cilat i hapin rrugë ndërtimit të strukturave të hoteleri turizimit, apo dhe zhvillimit të aktiviteteve të tjera ekonomike, të konsideruara si investme strategjike. Ndryshimet e propozuara nga qeveria janë kundërshtuar me forcë nga organizatat mjedisore si dhe nga opozita, sipas të cilave zonat e mbrojtura rrezikonë të kërcënohen seriosht. Delegacioni I Bashkimit europian nga ana e tij ka shprehur shqetësim për mungesën e konsultimeve publike dhe të një procesi të parashikueshëm dhe transparent.

Thelbi i ndryshimeve ka të bëjë me fshirjen e nenit 33 të ligjit ekzistues, i cili kufizonte veprimtaritë në këto zona vetëm në ato që ishin në shërbim të përmirësimit të mjedisit të tyre. Neni i ri i propozuar në të kundërt, lejon ngritjen e “strukturave akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit” apo dhe të agroturizmit.

Organizata të shumta dhe ekspertë të mjedisit, të cilët kanë ngritur zërin dhe më parë, protesuan sot përpara parlamentit për të kundërshtuar miratimin e ndryshimeve të cilat sipas tyre “vulosin përfundimisht fundin e sistemit të Zonave të Mbrojtura dhe biodiversitetit në Shqipëri dhe nuk vendosin asnjë kufi ndaj aktiviteteve shkatërruese të papërcaktuara”.Përfaqësuesë të opozitës po ashtu folën me tone shqetësuese për miratimin e ndryshimeve ligjore, tw cilat sipas tyre do t’u shërbejnë vetëm klientëve të kryeministrit Edi Rama.

“Nëse flasim për parlament të kapur, për shkeljen e procedurës ligjore, për mosruajtjen e kontrollit dhe balancës në parlament, ky është shembulli më i mirë. Mos e shikoni këtë ligj si të izoluar. Mos shikoni lidhjen vetëm për mjedisin. Eshtë shumë problematik dhe për mjedisin, por shikojeni si kryekëput korruptiv”, u shpreh deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Edhe për kolegen e saj Ina Zhupa “sot nëse ti pret një pemë në pyll, ti të dënohesh,. Nëse ti vret një kafshë të egër, me moratoriumin e gjuetisë, ti dënohesh, por nëse ti sot shkon dhe shkatërron e ndërtn në mes të zonave të mbrojtura, ku pret pafund pyje, e vret pa fynd kafshë ti quhesh investititor strategjik”

Por ministrja e Turizimit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se gjithshka do të zhvillohet në bazë të kritereve shumë të rrepta “dhe me rregulla shumë të qarta,vetëm në ato nënzona të parashikuara, për aktivitete turistike elitare, ekoturistike, agroturistike, apo të turizimit të nivelit shumë të lartë, brenda kritereve shumë strikte të miratuara nga ministria dhe Këshilli Kombëtar i Territorit, do të mund të zhvillohen me 3-4 filtra shumë strikte, nga Agjencia te Qeveria”.

Ndryshimet i japin kompetenca Këshillit Kombëtar të Territorit në përcaktimin e kritereve, ndërsa po ashtu vetë qeveria do të përcaktojë veprimtaritë që do të lejohen, sipas përkufizimit të zonave, të cilat ndahen dhe në zona natyrore “të pashqetësuara” dhe të tjera “pak të shqetësuara”.

Qeveria ka këmbëngulur se ajo ka kryer konsultime të shumta publike. Por një letër e kreut të Delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë, Silvio Gonzato, dërguar pak ditë më parë Komisionit parlamentar të aktiviteteve prodhuese, të cilën Zëri i Amerikës e ka lexuar, zbulon në fakt se konsultimet janë zhvilluar mbi një variant të mëparshëm, ndërkohë që popozimet e qeverisë, vlerësohen se “ndryshojnë ndjeshëm nga amendamentet fillestare që ishin në shqyrtim dhe për të cilat është konsultuar shoqëria civile”. Letra po ashtu i kujton parlamentit se sipas edhe raportit të BE-së për Shqipërinë “legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen e biodiversitetit”.

Edhe pas votimit në parlament, Delegacioni saktësoi se “miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent”, duke nënkuptuar se diçka e tillë nuk ka ndodhur.


Kryeministri Edi Rama reagoi duke shkruar në një postim në rrjetet sociale se ishte 100 përqind në një mendje me Bashkimin Europian. Por nëse do të ishte kështu, atëherë parlamenti nuk do të kishte nxituar për votimin e sotëm, dhe do të duhej të kishte marrë në konsideratë thirrjen e Delegacionit përmes së cilës, siç shkruhet në letrën e kreut të tij Silvio Gonzato “rekomandohet fuqimisht që Komisioni i Aktiviteteve Prodhuese, të rikonsultohet me organizatat e shoqërisë civile dhe të gjitha palët e interesuara për propozimet e paraqitura nga qeveria në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse”.

Marrë nga VOA

ligj zona te mbrojtura

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet