Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
81-vjeçarja e cila jeton vetëm, shprehet se ka frikë të dalë nga banesa se mos e sulmojnë.
VLORË- Lefkotheia Karasa është e moshuara 'kriminele' që po hetohet më shumë se ata që ngrejnë kulla në Tiranë dhe jo vetëm. E moshuara, e cila banon në fshatin Nartë të Vlorës pas konfliktit për një ndërtim pa leje të një kuzhine në oborrin e shtëpisë së saj është kallëzuar në Polici nga fqinja e saj. Ditën e djeshme ajo u mor nga Policia për t'iu drejtuar Komisariatit, duke u trajtuar si kriminele vetëm për një shtesë që kishte ndërtuar në oborrin e saj. Për mediat, 81-vjeçarja, e cila jeton vetëm, shprehet se ka frikë të dalë të dalë nga banesa se mos e sulmojnë.
'“Problemi është se më ra halli në pronën time, në tokën time që ma ka lënë vjehrri. Shtëpinë e kanë ndërtuar djemtë me punën në Greqi. As dy vjet nuk i ka mbushur. Erdhi policia më mori me forcë, ika atje. Nuk mbaj edhe mend e shkreta. Unë jetoj vetëm, kam një vajzë dhe djalë. Kam frikë se vetëm jam. Atje kishim një kasolle dhe duam ta bëjmë të madhe. Kotec për pula a ndonjë tjetër, çfarë të bëjmë duhet ajo...(ndërtesa). Asgjë si kam prishur asaj (komshies) ajo më ka prishur mua gardhin.Nuk flas fare me komshnjtë, më ka bërë të 500-ta mua. Jam e frikësuar, trembem. Më vjen kunata, motra e burrit. Natën mezi më zë gjumi mua. Mbyll derën. Një police që ishte përpara, më tha mua, hajde hajde tani ma tha. Më hipën në furgon, u tremba. Geroni (avokati) i tha pse e more, pse nuk më thatë mua. Unë nuk jam për në burg, unë jam për në varreza,"- u shpreh ajo.
Të moshuarën vetëm një mur e ndan objektin nga shtëpia e fqinjës. Ajo nuk pranoi të identifikohej, por tha se ka kryer denoncim në Polici pasi objekti në ndërtim i ka dëmtuar çatinë.
"Unë nuk e them emrin. E kam denoncuar jemi nëpër gjyqe. Tani më datë 28 kemi seancën e radhës. E kam denoncuar para 2-3 vitesh se muri i asaj më bie te çatia ime. Mbante delet aty, e prishi atë dhe erdhi u ngjit këtu tek unë, që të mos prishë pamjen e shtëpisë. Koteci nuk bëhet kështu, bëhet i vogël. Unë dua që ta heqë ndërtesën nga këtu dhe të pushojë sherri. Se me ka prerë çatinë,"- tregon ajo.
Deri më tani është bërë me dije se Prokuroria ka ngritur akuzën ndërtim pa leje ndaj 81-vjecares dhe aktualisht çështja është në proces gjyqësor në Gjykatën e Vlorës. Referuar kodit penal, "Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet" dënohet me gjobë ose 1 vit burgim. Por për shkak të moshës së saj, mendohet se e moshuara do të kursehet dhe nuk do të vendoset pas hekurave të burgut.
Sandër Kovaçi TIRANË- Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë Sand&eum...
Ardian Hajdari TIRANË- Seanca për ish-anëtarin e KPA-së, Ardian Hajdarin në GJKKO ka përfunduar me tensione. Hajdari u p...
Foto Ilustruese DIVJAKË- Një 34-vjeçar me inicialet XH.XH., ka mbetur i plagosur me thikë. mësohet se ngjarja ka ndodhur kë...
Pedagogu TIRANË- Pedagogu i Universitetit Politeknik ka bërë thirrje Qeverisë që të mos e lënë 'trurin' e Shqip&eum...
Pedagogu TIRANË- Një prej pedagogëve ka bërë të ditur se shumë prej kolegëve të tij nuk mundën të vi...
Pedagogu TIRANË- Në protestën e sotme të pedagogëve të organizuar para godinës së Fakultetit të Shkencave t&eu...
Anëtari i pezulluar i KPA-së, Ardian Hajdari TIRANË- Anëtari i pezulluar i KPA-së, Ardian Hajdari, mbërrin në Gjykat&eu...
Mesuesi TIRANË- Pedagogët do të vijojnë me protesta dhe në ditët në vijim. Kështu u bë e ditur ditën e so...
Mesuesi TIRANË- Një prej pedagogëve që ishte pjesë e protestës deklaroi se janë bërë 18 vite që pedagog&e...
Mesuesi TIRANË- Një prej pedagogëve i pranishëm në protestën që po mbahet përballë Fakultetit të Forcave ...