Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Masat e marra nga Policia e Tiranës përfshijnë jo vetëm ambientet e stadiumit, por edhe perimetrin jashtë tij.
TIRANË- Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave që do të sigurojë mbarëvajtjen e ndeshjes miqësore të futbollit midis Shqipërisë dhe Italisë. Masat e marra nga Policia e Tiranës përfshijnë jo vetëm ambientet e stadiumit, por edhe perimetrin jashtë tij, ndërsa paralajmërohet bllokimi i disa rrugëve për kalimin e tifozëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Policia e Tiranës, plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit midis Shqipërisë dhe Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet ditën e sotme, më datë 16.11.2022, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Masat e marra nga Policia e Tiranës përfshijnë jo vetëm ambientet e stadiumit, por edhe perimetrin jashtë tij. Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore gjatë kalimit të tifozëve, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit, konkretisht do të bllokohen: – rruga “Lekë Dukagjini”, përreth stadiumit; rruga “Dervish Hima”; rruga “Gjergj Filipi”; rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Sheshi "Nënë Tereza" nuk do të ketë bllokime të lëvizjes.
Policia do të garantojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të përcaktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar. Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete, në segmentet rrugore të lartpërmendura, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit.
Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë, lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium, persona të papajisur me dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, të pashoqëruar nga prindi apo kujdestari.
Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium tifozët, që në aktivitete të mëparshme sportive, janë të identifikuar nga Policia, si problematikë. Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për tifozëritë e të dyja skuadrave, që të zbatojnë rregullat dhe ligjin.
Lea Ypi TIRANË- Shkrimtarja Lea Ypi, e cila është lektore në Angli, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Opinion'.&...
Foto nga varrimi i viktimave FRANCË- Gazeta "Le Monde" publikoi rezultatet e një hetimi gjyqësor të hapur më 24 nëntor 2021, ...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimet më...
Reshje shiu TIRANË-Vendi ynë parashikohet që të dominohet nga moti i qëndrueshëm gjatë paradites duke sjellë, kthje...
Covid Me zbutjen e pandemisë në vend është ulur ndjeshëm edhe numri i personave të vaksinuar kundër Covid-19. Mjekë...
Të rinjtë shqiptarë sot kërkojnë një perspektivë më të qëndrueshme financiare, sociale dhe profesionale. Si...
Brisida Çekrezi TIRANË- Ne i jemi drejtuar shkollës ku vajza pretendon se është abuzuar, për të mësuar rreth q&e...
Jetimët TIRANË- Rasti i vajzës fatkeqe që rrëfeu dramën e jetës në Inside Story nuk është një histor...
Dokumenti TIRANË- Së fundi Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi një raport auditimi mbi veprimtarinë e shtëpisë së ...
Kuzhinë TIRANË- Pse kjo kategori fëmijësh kryesisht është e destinuar të jetojë me trauma? Pse shteti hesht dhe p&e...