LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ndikimi i lartë i politikës tek media”, studimi i BIRN: Disa media marrin subvencione, të tjera përballen me gjoba

Subvencionet dhe kontratat qeveritare nuk kufizohen vetëm në media, por shtrihen edhe në bizneset jomediatike të pronarëve, duke ndërthurur më tej interesat ekonomike me vendimet editoriale.

13 Dhjetor 2023, 11:01 Nga r.ll
“Ndikimi i lartë i politikës tek media”, studimi i BIRN:
silvio gonzato

TIRANË-Qeveria shqiptare ka përdorur strategji të shumëanshme shpërblimesh dhe ndëshkimesh për të ndikuar mbulimin mediatik në vend. Në këtë konkluzion ka dalë një studim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative BIRN Albania dhe Regjistrit Global të Medias, ku theksohet se disa media të njohura ne Shqipëri marrin subvencione për prodhim programesh televizive dhe koncesione në fusha të tjera të rregulluara nga shteti, ndersa media të tjera janë përballur me gjoba, inspektime nga Tatimet apo masa të tjera ndëshkuese.

Monitori i Pronësisë së Medias publikohet për herë të dytë në Shqipëri dhe vjen në formën e një databaze në internet me një set indikatorësh për pluralizmin e medias, të cilat sipas nivelit të rrezikut vlerësohen me risk të lartë, mesatar dhe të ulët. Ky studimi u mundësua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

“Liria e shprehjes dhe liria e medias marrin një rol qendror në procesin e zgjerimit të BE-së,” tha Silvio Gonzato, ambasadori i BE-së në Tiranë në fjalën e tij gjatë prezantimit të studimit, ndërsa theksoi se të gjithë vendet që aspirojnë të bëhen anëtare duhet të tregojnë angazhim për të respektuar lirinë e shprehjes.

Sipas gjetjeve të ekipit të MOM Albania, audienca dhe të ardhurat në tregun mediatik në Shqipëri vazhdojnë të jenë nën kontrollin e një grupi të vogël kompanish me pronësi familjare.

Katër pronarët më të mëdhenj të stacioneve televizive pa pagesë kanë një pjesë të përbashkët të tregut prej 72.47%, e cila konsiderohet me risk të lartë përqendrimi. Vetëm dy pronarët kryesorë në këtë segment – familja Frangaj e grupit mediatik Klan dhe familja Hoxha e Top Medias – kanë një zotërim të përbashkët të tregut prej 58.27%.

Ndërkohë, përsa i përket shtypit të shkruar, pronari mediatik lider i tregut, Irfan Hysenbelliu dhe familjarë të tij, kontrollojnë të vetëm gati gjysmën e tregut me 48.55%.

Përqendrimi i lartë i të ardhurave dhe audiencave në tregun mediatik vjen për faktin se ligji shqiptar rregullon vetëm tregun audioviziv. Për më tepër, ky ligj nuk përcakton qartë limite mbi monopolizimin dhe përqendrimin e lartë të tregut të medias audiovizive.

Përqendrimi i lartë i audiencës dhe të ardhurave në tregun mediatik në një grusht biznesesh familjare e ka bërë dhe më të lehtë ndikimin e grupeve politike dhe veçanërisht të qeverisë mbi mediat, nëpërmjet subvencioneve të tërthorta për biznese të lidhura me kompani mediatike dhe lidhjeve të drejtpërdrejta të pronarëve të medias me politikanë.

Sipas studimit, 98.34% e audiencës në tregun e medias audiovizive kontrollohet nga pronarë me lidhje politike ose që kanë marrë subvencione të drejtpërdrejta ose të tërthora nga shteti.

Qeveria shqiptare ka përdorur strategji të shumëanshme shpërblimesh dhe ndëshkimesh për të ndikuar mbulimin mediatik, duke iu përmbajtur parimit të “karrotës dhe shkopit”.

Ndërsa disa media të njohura marrin subvencione për prodhim programesh televizive dhe koncesione në fusha të tjera të rregulluara nga shteti, media të tjera janë përballur me gjoba, inspektime nga Tatimet apo masa të tjera ndëshkuese.

Subvencionet dhe kontratat qeveritare nuk kufizohen vetëm në media, por shtrihen edhe në bizneset jomediatike të pronarëve, duke ndërthurur më tej interesat ekonomike me vendimet editoriale.

Pushteti politik jo vetëm që ushtron ndikim mbi pronarët në fushën e medias, por gjithashtu ka ndikim të rëndësishëm në krijimin e përmbajtjes së lajmeve. Një makineri e sofistikuar propagandistike, e financuar nga burimet publike, gjeneron përmbajtje të parapërgatitur që shpërndahet më pas nëpër stacione televizive dhe media online.

Në një lëvizje për të konsoliduar kontrollin, në shtator 2021 qeveria krijoi Agjencinë për Media dhe Informim, duke centralizuar mbikëqyrjen e të gjitha zyrave qeveritare të shtypit. Agjencia është krahasuar nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit me një ‘ministri propagande'.

Ndikimi i Partisë Socialiste në pushtet shtrihet përtej mediave tradicionale në platformat e mediave sociale, ku kryeministri ka kanalin e tij multimedial në Facebook, të quajtur ERTV, i cili shpeshherë është e vetmja media që lejohet të transmetojë nga eventet e qeverisë.

Në këtë sfond të zymtë mediatik, edhe ata pak gazetarë dhe media që i shmangen ndikimit politik duke raportuar në mënyrë të pavarur, përballen shpesh me sulme nënçmuese dhe fushata denigruese nga zyrtarët më të lartë në vend – nga qeveria, por edhe nga opozita.

Mediat e pavarura dhe gazetarët janë shtylla të rëndësishme të lirisë së shprehjes në një shoqëri demokratike për të mundësuar mbajtjen përgjegjës të personave me poste publike dhe pushtet politik.

Në kushtet e përqendrimit të pronësisë, të lidhjeve politike dhe ndikimit të qeverisë, Shqipëria përballet me një betejë të vështirë për ruajtjen e integritetit gazetaresk përballë një ndërthurjeje komplekse interesash./BIRN

ndikimi i politikës tek media

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet