LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndotja mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, reagon Albpetrol: Në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës, kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta!

Sipas deklaratës së kompanisë vendburimi i Gorisht-Koculit është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Më tej shtohet se në këtë zonë për 6 dekada janë prodhuar mbetje të shumta dhe se vitet e fundit janë marrë masat për eleminimin e tyre.

28 Qershor 2025, 17:17 Nga N.F
Ndotja mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, reagon
Foto

TIRANË- Kompania Albpetrol sh.a ka dalë me një reagim pas publikimeve të ditëve të fundit në lidhje me ndotjen mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës. Sipas deklaratës së kompanisë vendburimi i Gorisht-Koculit është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.

Më tej shtohet se në këtë zonë për 6 dekada janë prodhuar mbetje të shumta dhe se vitet e fundit janë marrë masat për eleminimin e tyre. Kompania thekson se në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shumë kohësh po sipas tyre kjo njollë aktiziohet nga temperatuar e larta. 

Albpetrol shton se po vijon me një plan masash për të pastruar zonat e ndotura, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje të Lumit Vjose.

"Kompania Albpetrol sh.a, në zbatim të detyrave të saj funksionale, gjatë viteve te fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në krye të listës së prioriteteve, si rrjedhoje e strategjive kombetare dhe vendimeve te Qeverise Shqiptare, ne mbrojtje te pasurive natyrore kombetare. Në mënyrë të veçantë ky orientim është bërë i domosdoshëm, nisur nga një situatë e rënduar, e trasheguar nga shfrytëzimi per dekada me radhë, i zonave naftëmbajtëse.

Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit kesaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje te shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike, te cilat ne zbatojme rigorizisht sot per eleminimin e tyre.  

Kompania Albpetrol është e angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse, sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.

Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shume kohesh. Operimet zbatojne protokollet teknike te nxjerres dhe evadimit ne perputhshmeri te manualeve dhe ne respekt te plote te mbrojtjes se mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasine e mbetjeve te trasheguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht.

Fatqekeqisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjeter të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.

Kompania Albpetrol do të vijojë me një plan masash të përcaktuar qartë, të pastrojë zonat e ndotura për dhjetëra vite me radhë, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje te pasurise tone natyrore kombetare, Lumit Vjose," thuhet në deklaratë.

Një grup ambientalistësh ndërkombëtarë kanë denoncuar me anë të pamjeve nga vendi i ngjarjes katastrofën natyrore që po ndodh në lumin Vjosë ku janë derdhur mbetje të naftës, uji është ndotur dhe kafshët e egra të zonës ndodhen në rrezik ekzistencial.

Konkretisht ambientalistët kanë publikuar pamje ku shihet gjendja alarmante me hidrokarburet e derdhura në lumë. Ata shprehen se nuk ka më ujë, është vetëm karburant dhe ka kafshë të ngordhura duke u përpjekur të notojnë. Gjithashtu ata ka ngritur shqetësimin edhe për mos reagimin nga ana e pushtetit për rastin alarmant.

lumi vjosa kompania albpetrol

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj